Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush po e mban peng Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush po e mban peng Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it
Kronike

Kush po e mban peng Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it

Published: September 26, 2023
Shpërndaje

Fitim Çaushi

 

Ishte e parashikuar nga shumë intelektualë, sikurse nga grupi i profesorëve që kërkoi takim me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve, nga pasardhës të veteranëve dhe shumë të tjerë, që Veli Myftari do t’i nxirte binanë organizatës më të lavdishme të shoqërisë shqiptare. Në gazetën “Kushtrim Brezash”, të datës 22 shtator 2023, shpallet pretenca kundër të ashtuquajturit “grup fraksionist”. Sekretari i Organizatës së Veteranëve, Veli Myftari, me vigjilencë të lartë revolucionare, zbuloi dhe e shpartalloi grupin armiqësor që do të përmbyste dy shtyllat emblematike të udhëheqjes së lartë të Komitetit të Veteranëve, Veli zhapikun dhe lolon, Hulusi Hako!

- Publicitet -

Velua në gazetën e tij, si trumfator i spastrimit të këtij grupi të “rrezikshëm” puçist, deklaron: “Del domosdoshmëri që sot të merren disa masa të rëndësishme për të cilat duhet të mirëkuptohemi e të miratojmë së bashku  për t’ia propozuar  edhe komitetit të kombëtar së afërmi, për të arritur forcimin e radhëve tona  në qendër dhe në bazë…Është për të ardhur keq që disa anëtarë të këtij forumi, kanë shfaqur mendime në kundërshtim të hapur me normat e statutit, duke krijuar “kryesi ekzekutive”, kanë insistuar të imponohen pa u ulur asnjëherë në debat për zgjidhje, duke bërë kërkesa absurde…Personat që janë antarë të kryesisë së komitetit kombëtar, që kanë sjellë këto pasoja, nuk mund të jenë më në nivelet e larta të kësaj organizate, nuk mund të jenë pjesë e drejtimit”

Velua nuk shkruan, se cilat janë mendimet e kundërta me normat e statutit, të këtyre “fraksionistëve”, që kanë drejtuar punën prej disa vjetësh në Organizatën e Veteranëve me Rustem Peçin dhe Odhise Porodimin dhe nuk janë ekspozuar asnjëherë si problem për vërejtje e ca më pak për përjashtim. Pas ardhjes së Veli Myftarit në kryesinë e Organizatës u bë këta elementë “përçarës” dhe “antistatutorë”?!

Të kritikosh Veliun dhe ta përgjegjësosh atë, për uzurpim të drejtimit të Organizatës së Veteranëve dhe shkatërrim të unitetit të Organizatës, na qenkërka “mendime të kundërta me normat e statutit”! Veli Myftari dhe kopeja që e pason, flasin për shkelje statuore, por janë ata që e shkelin rëndë statutin e Organizatës, duke organizuar mbledhje dhe marrin  vendime, pa shumicën e domosdoshme të saksionuar në statut. Në mbledhjen, ku u mor vendimi për spastrimin e “grupit “fraksionist”, ishin prezentë vetëm 12 antarë të kryesisë, ndërkohë që kryesia ka 39 anëtarë. A nuk është shkelje e rëndë e statutit të organizatës ky veprim antistatuor? Përse nuk bëhen transparente emrat e antarëve të kryesisë, që e votuan këtë spastrim të rrezikshëm antishtetëror?!

Ata që kanë kontribuar prej disa vitesh dhe me shumë devotshmëri, nuk mund të jenë pjesë e drejtimit, ndërsa këta që kanë disa muaj në Organizatën e Veteranëve, kanë të drejtën të jenë në drejtim, për të bërë spastrime politike dhe të uzurpojnë drejtimin e strukturave të zgjedhura!

Këtë na e vërteton edhe Vendimi i Gjykatës Gjyqësore të Tiranës: “Depozitimin e vendimit nr. 250, dt. 16. 10. 2022, të mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve të Komitetit Kombëtar të shoqatës”Organizata e veteranëve Luftës Nacionalçlirimtare, miratimin e dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm Servet Agalliut dhe zgjedhjen në vendin të tij të Veli Myftarit”. (2. Shkurt 1923)

Sikurse shihet, Veli Myftari nuk ka mbushur as vitin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë që katër n/kryetarët dhe të shkarkuarit e tjerë kanë shumë vite që kontribuojnë në Organizatën e Veteranëve. Si pranohet nga disa anëtarë të kryesisë të shkarkohen shoqet dhe shokët e tyre nga ish i burgosuri i korruptuar, që ligjërisht ka vetëm shtatë muaj në organet drejtuese të Organizatës së Veteranëve dhe të kërkojë që të ngjitet medoemos deri në nivelin e kryetarit, si amanet i kryetarit që ndërroi jetë?

Përse nuk shfaqën mendime të kundërta me statutin këta anëtarë të forumit, kur bashkëpunonin me Rustem Peçin dhe Odise Borodinin, para se të vinte Veliu në udhëheqje?! Këta të “padevotshëm” janë : “Sefer Duka: nuk është paraqitur për një vit në mbledhje. Është pozicionuar në mënyrë të gabuar statuor”. Murat Dardha, ka mosparaqitje reale  të identitetit të tij në zgjedhjet e konferencës së 12 kombëtare. Është pozicionuar në kundërshtim të hapur me statutin. Në rrjedhën gjithashtu me pozicionime antistatuore  dhe duke sjellë përçarje  në jetën  e organizatës sonë,  dhe në struktuart  qendrore, nuk mund të jenë më në kryesi: Elidiana Canaj, Vjollca Trebicka, Pelivan Hysi, Shefki Velaj, Liljana Konomi, Tatjana Selenica”.

Është një luks i madh të spastrohen 8 anëtarë drejtues të Organizatës së Veteranëve, fëmijë të kuadrove të larta të Luftës Antifashiste, nga një zhapik që nuk ka asnjë partizan në famije, në kushet e sotme të revanshizmit, vetëm e vetëm për t’i garantuar Veli Myftarit drejtimin e Organizatës së Veteranëve! Kjo nuk ka ndodhur as me shkarkimet në administratën e lartë shterërore, që konsiderohet tërësisht e korruptuar, as në organet e gjyqsorit që janë sektori më i përfolur në shoqërinë shqiptare, dhe ndodh në një organizatë krejtësisht vullnetare? Kaq të rrezikshëm paskan qenë këta tetë pasardhës veteranësh për ecurinë normale të Organizatës së Veteranëve?

Pse nuk paraqiti rrezikshmëri në Qarkun e Tiranës të cilin e drejtoi me sukses dhe dinjitet, Elidiana Canaj, por u bë e rrezikshme për Organizatën e Veteranëve? Çfarë parimesh dhe norma statuore shkelën të shkarkuarit? Kë përçanë dhe çfarë përçanë, veçse mbrojtën statusin e vërtetë të Organizatës së Veteranëve? Në vendimin e Gjykatës Gjyqësore të Tiranës, gjyqtarja shkruan: “Vendosa. Depozitimin e vendimt  nr 250, dt 16.10.2022 të mbledhjes së përgjithshme të antarëve të Komitetit Kombëtar të Shoqatës “Organizata e Veteranëve  të Lufës Nacionalçlirimtare, sipas tekstit bashkëlidhur kërkesës.” Kjo u botua edhe në gazetën “Kushtrim Brezash”.

Sikundër shihet, në kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve të statutit, mungojnë përcaktimet; Antifashiste dhe  Pasardhës të veteranëve! Pse?! Këto kanë qenë tentativa për heqjen e misionit historik të kësaj Organizate nga Veli Myftari dhe elementë të tjerë të brendshëm. Pikërisht këtu ka lindur konflikti për herë të parë, midis të shkarkuarve dhe grupit të Veli Myftarit, për të mbrojtur statusin e vërtetë të kësaj organizate. Por mercenarët e Veliut, u munduan ta justifikojnë dërgimin e këtij vendimi diversionist të Veliut në Gjykatë, si pakujdesi e gjyqtares.

Kundërshtimi i dytë, që Veliu dhe mercenarët e tij e interpretojnë si kundërshtim statuti, ka qenë kundërshtimi i kandidaturës së Veli Myftarit, një burgaxhiu korrupsionist, si kryetar të Organizatës. Këto janë të vetmet “mëkate” të tetë drejtuesve të Organizatës së Veteranëve! Të gjithë antarët e kryesisë e dinë  mirë motivin e përçarjes së unitetit të organizatës, por për konformizëm, bien në pozita mercenarizmi.

Veliu dhe Hulusiu, janë shpallur të paligjshëm me Vendim të Gjykatës Gjyqësore të Tiranës dhe s’kanë asnjë të drejtë sipas ligjit, të organizojnë mbledhje apo veprimtari në emër të organizatës. Janë Veliu dhe Hulusiu që kanë shkelur statutin, sepse nuk ka nen të parashikuar në statut, që kryetari dhe sekretri të vazhdojnë të drejtojnë organizatën, kur janë shpallur të paligjshëm zyrtarisht, për shkak, se pa numrin e nevojshëm të Komitetit të Kombëtar, u vetshpallën drejtues të Organizatës! Për transparencë Veliu dhe Hulusiu,  duhet t’i kishin shpallur në gazetë ata që votuan pro dhe ata që votuan kundër, por ata nuk mund të diskreditohen për rrëmbimin me forcë të detyrës së kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. Nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre të paligjshme, tetë “fraksionistët” e shkarkuar, ndërkohë që këto mbledhje organizohen nga elementë të jashtëligjshëm, për rrjedhojë nuk ka prej tyre asnjë shkelje statutore.

Tetë të shkarkuarit janë legjitim, të zgjedhur nga Konferenca e XI dhe s’mund t’i shkarkojë askush përveç Komitetit Kombëtar. E kanë ata, dhe veçanërisht katër n/kryetarët, të drejtën legjitime për të drejtuar funksionimin organizativ me  tematika të caktuara të Organizatës së Veteranëve, sepse për këtë punë i zgjodhën në Konferencën normale. Është monstruoze, që të paligjshmit të shkarkojnë të zgjedhurit e ligjshëm! Kjo është tragjikomedia e Veli Myftarit dhe e organizatës së Veteranëve!

Së dyti: Po të ishte motiv real dhe parimor shkaku i shkarkimit, kryesia do të shkarkonte edhe profesorët Ksenofon Krisafi, Dorian Koçi, etj. antarë të kryesisë,  që nuk kanë marrë pjesë realisht prej kohësh në këto mbledhje. Përse u bë kjo përzgjedhje, vetëm për grupin e të tetëve, ndërkohë që përpara statutit të gjithë janë të barabartë? Ku janë zbatimet e parimeve dhe statutit këtu? Ky fakt është kokëfortë dhe anëtarët e kryesisë duhet ‘i vënë gishtin kokës për këto manovrime dhelparake të Veli Myftarit, që jo vetëm fyejnë shokët dhe shoqet e tyre, por edhe dëmtojnë forcën e bashkimit.

Veliu dhe mercenarët e tij, flasin për statut, ndërkohë që janë ata që shkelin me dy këmbët statutin. A nuk është shkelje statutore dhe ligjore, pjesëmarrja në mbledhjet e kryesisë të Bashkim Koçit dhe Vladimir Marashit, të cilët paguhen me rrogë mujore nga Komiteti i Veteranëve? Sipas  nenit nr 26 per ndalimin e konfliktit të interesave dhe marrëveshjet e ndaluara thuhet:

– Personat e interesuar duhet të përjashtohen nga diskutimet dhe votimi për marrëveshjen.

– Punonjësit e paguar nuk mund të jenë anëtarë të organit vendimmarrës të organizatës jofitimprurëse. Ata mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre pa të drejtë vote.

Nuk e di Veli Myftari këtë ligj, por ndërsen Vladimir Marrashin të shkarkojë mbi N/kryetarët vrer dhe helm, ndërkohë që duhet ta ndalojë, së bashku me Bashkim Koçin dhe të tjerë, për të mos diskutuar dhe votuar në kryesi dhe Komitetin Kombëtar të Veteranëve?! Përse nuk përjashtohet Veli Myftari për këto shkelje statuore?! Sa poshtë ka rënë kryesia e Organizatës së Veteranëve, duke u kthyer në shërbëtorë të qëllimeve shkatëruese të Veli Myftarit!

Për çfarë konference të XII përrallis Veliu, kur ajo i ngjante një maskarade,  sikurse u trajtua në shtyp, që s’kishte asgjë të përbashkët me Konferencën e XI të organizuar në sallën e madhe të Muzeut Kombëtar, në të cilën morën pjesë mbi 350 pasardhës të veteranëve dhe punimet e saj u organizuan në mënyrë shembullore? Në të ashtuquajturën “konferencë të XII” të shpalluar nga Veliu dhe plakushi Hulusi, nuk kishte numrin e nevojshëm të anëtarëve të Komitetit Kombëtar, që do t’i siguronin të zgjedhurve legjitimitet, çka e provoi edhe Vendimi i Gjykatës Gjyqsore të Tiranës, që nuk e njohu as pseudokonferencën as të zgjedhurit e saj. A do të veprojë në bazë të ligjeve, apo xhunglës, kryesia e veteranëve?!

Ka ndonjë pasardhës të Organizatës së veteranëve, që deklaron : ”Le mos ta njohi Gjykata Hulusin dhe Veliun, e njohim ne”.  Shoqata “Organizata e Veteranëve  dhe Pasardhës të LANÇ të Popullit Shqiptar është organizatë e regjistruar  si subjekt juridik me vendimin nr.1549 datë 14.12. 2005 të Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor të Tiranës dhe jo organizatë anarshiste. Sipas dokumenteve, Organet e saj vendimmarrëse janë: Konferenca Kombëtare – Organi më i lartë i vendimmarrjes dhe Komiteti Kombëtar organ vendimarrës ndërmjet dy konferencave. Kryesia është vetëm organ ekzekutiv dhe jo vendimarrës. Ajo nuk ka asnjë kompetencë për të shkarkuar dhe emëruar drejtues legjitim. Është komiteti kombëtar që shkarkon dhe emëron, ndërsa kryesia ka rol zbatues. Organizata e Veteranëve si subjekt juridik, duhet të respektojnë normat juridike dhe statuore dhe jo të shkapurdhiqet sipas orientimeve të një gjarpëri që flet për statut dhe nuk zbaton statutin.

Është momenti të theksojmë rolin diversionist të avokatit interesaxhi, Idajet Beqiri. Si mund të pranojë njeriu i ligjit të zgjidhet në organet e larta të Organizatës së Veteranëve jashtë normave statutore, kur e di mirë se fuqi vendimmarrje ka vetëm Komiteti Kombëtar dhe jo kryesia e komitetit?

Shkakun e vërtetë për këto shkarkime e jep gazetari Riza Bregasi në komunikimin me skulptorin, Haxhi Kalluci: “Në këtë organizatë drejtojnë një bandë hajdutësh e imoralësh që i janë qepur si këpusha  vetëm për të vjedhur. Këtë e deklaroj si ish redaktor i gazetës së saj ”Kushtrim Brezash” për gati një vit. Është qesharake ta “drejtojë” atë de fakto Veli Myftari dhe Ladi Marashi, shoferi i kryetarit dhe shef i administratës, që ka nën hyqëm vetëm një arkiviste. Ky merret me intriga  dhe pazare  shpërblimesh nën dorë, siç e verifikoi edhe kontrolli i pavarur. Zanatçinj përvehtësuesish u janë bashkuar paturpësisht dhe u bëjnë fresk, duke goditur çdo kundërshtar”. Kjo është kuintesenca e kontradiktave të grupit të shkarkuarve nga pseudo kryesia dhe Veli Myftarit, goditja e çdo kundërshtari.

Në Gjykatën e Tiranës është dërguar edhe një padi ndaj falsifikimeve të vendimeve për kooptimin e Veli Myftarit si zëvëndësues i Servet Agalliut, firmosur prej një grupi anëtarësh të kryesisë. Pikërisht për të eliminuar shqyrtimin e kësaj padije, Velua u nxitua dhe spastroi grupin “fraksionist” që kishte firmosur Padinë kundër Veliut, për t’u hequr atyre mundësinë ta përfaqësojnë procesin, si përfaqësues të organeve drejtuese.

Me këtë spastrim të kryesisë së komitetit të zgjedhur në konferencën e XI, e cila u ka dhënë personave të shkarkuar legjitimitet dhe të drejtën për të drejtuar deri në konferencën e ardhshme, Veli Myftari “garantoi” misionin e tij përçarës.  Të dy motivet e shkarkimit të tyre janë të stisura, për të asgjesuar kundërshtarët personalë të atyre që kanë  uzurpuar drejtimin e organizatës dhe jo pse kanë kundërshtuar statutin. Kjo shpifje përdoret për të mjegulluar mendjet e antarësisë në qendër dhe në bazë.

Fakti që Veli Myftari nuk lejon të botohet edhe mendimi i grupit të spastruar në Gazetën “Kushtrim Brezash”, që shtë edhe organi i tyre, tregon se ai e ka kthyer gazetën në pronën e tij dhe redaktorët e saj në skllevër të nënshtruar për një kockë. Pse duhet t’u  mohohet e drejta e punës në Organiztën e Veteranëve, n/kryetarëve dhe antarëve të tjerë të kryesisë, caktuar nga konferenca, thjesht për hakmarrje personale, pa u analizuar puna e Veli Myftarit në disa muaj dhe puna e tetë të shkarkuarve në disa vjet?!

Për ta sfumuar punën shumëvjeçare të tetë drejtuesve të shkarkuar, mendja dhelparake e Veli Myftarit gjeti mbrojtje tek kualitetet që ka propozuar në vend të shokëve dhe shoqeve të spastruara, duke menduar se me autoritetin e tyre si gazetare dhe poete, do të mbulojë veprën e tij të zezë kundër kundërshtarëve personalë! Ndoshta pikërisht këto intelektuale do të reagojnë ndaj këtyre veprimeve arbitrare të klikës uzurpatore.  Si nuk paska aftësi kryesia të dënojë personin që i orkestoi turmat e pasardhëse të veteranëve kundër profesorëve të nderuar, e cila u ekspozua botërisht në gazetë, dhe paska aftësi të dënojë drejtuesit kryesorë të Organizatës, sepse nuk i nënshtrohen një uzurpatari të cilin nuk e njohu as Gjykata e Drejtësisë?

Kryesia e cunguar e përjashtoi ish n/kryetaren e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe antaren e kryesisë nga drejtimi, ndërkohë që kakarisen në zyrën e financuar prej saj. Ajo është me personalitet të lartë dhe integritet që nuk e kanë të gjithë së bashku ata që rrinë aktualisht në atë zyrë, dhe që e shkarkuan, sepse mund t’i nxirrte të gjithë përjashta dhe t’u thoshte: “Ngjituni në katin e pestë, ku kanë pasur zyrat kryetari dhe kryesia.”

Një nga servilet e Veli Myftarit, foli me mllef kur pinim kafe te “Agolli”. I thashë se n/kryetarja, jo vetëm është e përkushtuar në punë, por ka kontribuar edhe financiarisht me shuma të mëdha, sikurse ishte lapidarti i “4 shkurtit”. Ajo me cinizëm m’u kthye: “E bëri për të vënë emrin e saj”. Dukej se e mundonin komplekset e inferioritetit dhe sedra e sëmurë ishte bërë pjesë e natyrës së saj të egër. Ç’dëm do t’i sillte çështjes së veteranëve, edhe sikur të vinte në një cep të lapidart emrin e sponsorizuesit, veçse do të nxiste edhe të tjerë pasardhës për ndihma financiare, sepse ka jo pak pasardhës me biznese të suksesshme! Shumë veprimtari kulturore dhe shoqërore, i reklamojnë me të madhe sponsorizuesit dhe i stampojnë e i konservojnë me titra nëpër dekada! Pse këto shoqe, pasardhëse të veteranëve, janë brumosur me frymën e egoizmit dhe zilisë? Në elementë tillë është mbështetur Veli Myftari për goditjen përfundimtare të “grupit puçist” anti Veli.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?