Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Published: August 17, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka zbardhur së fundmi lejen e ndërtimit për kompleksin “Flag Bay” në Radhimë, duke i hapur rrugën një tjetër ndërhyrjeje agresive urbane në bregdetin e Vlorës.

Pas intensifikimit të ndërtimeve në trevat e Lungomares, Ujit të Ftohtë dhe Orikumit, vala e zhvillimit masiv po shtrihet tashmë në një nga zonat që deri më sot ruante ende me përpjekje peizazhin e saj natyror dhe me densitet të ulët urban.

- Publicitet -

Projekti, i cili do të zhvillohet nga shoqëria “Koloss Konstruktion” sh.p.k. në pronësi të sipërmarrësit Ellton Kollozi, parashikon ngritjen e një strukture multifunksionale (hotelere, rezidenciale dhe shërbimi) me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 24.467,6 m².

Lartësia e strukturuar e këtij objekti kap profile që arrijnë në 17 kate nga të cilët 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, në një zonë ku struktura ekzistuese nuk e kalonte nivelin e 7 kateve.

Sipas dokumentacionit zyrtar të miratuar, trualli ku do të ngrihet kompleksi ka një sipërfaqe prej 4.210 m² dhe ndodhet ngjitur me vijën bregdetare të detit Jon.

Vetë relacioni i projektit pranon se territori përreth përfaqëson një mjedis me karakteristika rurale, i rrethuar nga toka bujqësore, ullishte tradicionale dhe gjelbërim natyror, ku ndërtimet e mëparshme kanë qenë sporadike dhe me volumetri të ulët.

Megjithëse dokumentet zyrtare e argumentojnë ndërhyrjen si një “arkitekturë bashkëkohore” dhe një “pikë referuese për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkalla e këtij strukture ngre pikëpyetje serioze mbi ekuilibrin ekologjik dhe hapësinor të bregdetit.

Vendosja e një strukture deri në 15 kate direkt në vijën e parë të ujit krijon një disproporcion të dukshëm vizual dhe strukturor me natyrën rrethuese. Zëvendësimi i sipërfaqeve me ullishte dhe vegetacion spontan me volumetri të dendur betoni e rrezikon të pakthyeshëm mikroklimën dhe identitetin tradicional të zonës.

Krijimi i një densiteti të tillë në një zonë ende në zhvillim gradual rrit rrezikun e bllokimit të pamjes natyrore, mbingarkesës së plazhit dhe erozionit të hapësirës bregdetare që i përket publikut.

​Përtej retorikës zyrtare për zhvillim turistik, modeli i aplikuar i kësaj lartësie në një zonë pothuajse të paprekur dëshmon për një përshpejtim të linjës së betonizimit, duke vënë në dyshim nëse rregullat e planifikimit territorial po mbrojnë me të vërtetë asetin më të çmuar të jugut, peizazhin natyror bregdetar.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën e Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Ela on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Shqiptar on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. 1thundrak on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  4. Gerti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. Varicarious albanian on Shtohen mashtrimet në emër të bankave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?