Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në skemë e gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Në skemë e gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash
InvestigimKronikeKryesore

Në skemë e gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash

Published: November 3, 2026
Shpërndaje

Hyrje e redaksisë: Një kontroll i thjeshtë gjyqësor në prill të vitit 2026 në një vilë luksoze në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi ka shërbyer si “kuti e Pandorës” për të zbardhur një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Përtej dokumenteve zyrtare, hetuesit e SPAK-ut arritën të lidhnin pronën me zyrtaren e lartë përmes detajeve më të papritura: aplikacioni Netflix i hapur në televizor me profilet e fëmijëve të saj, pikturat në mure, zbukurimet e ditëlindjeve dhe komunikimet direkte për ndërtimin e pishinës.

​Sipas dosjes hetimore të udhëhequr nga prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, gjithçka e ka zanafillën në vitin 2014, kur Balluku drejtonte Albcontrol. Një tender për rikonstruksionin e godinës teknologjike, i fituar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit Pandeli Carapuli përmes manipulimit të kritereve (të dërguara paraprakisht me email nga vetë kompania te komisioni i kryesuar nga Evis Berberi), dyshohet se u shpërblye katër vite më vonë me dhurimin e vilës në Dhërmi.

​Për të fshehur gjurmët, prona prej 420 mijë eurosh u kontraktua formalisht në vitin 2018 nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, për një çmim sa një e treta e vlerës reale, e më pas iu dha me qira fiktive ish-shefes së kabinetit të Ballukut, Joana Bushi. Megjithatë, provat e sekuestruara në celularë, mesazhet mes punonjësve që përmendnin “vilën e shefes”, si dhe fotografitë e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash euro, bindën prokurorinë për skemën e fiktivitetit.

​Për këtë episod, SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie, ndërsa të pandehur për pastrim parash janë marrë edhe Igli Tare, Joana Bushi, administratori Pandeli Carapuli dhe vetë kompania “Eurocol”.

​Kjo dosje përbën vetëm një pjesë të një hetimi më të gjerë që përfshin 24 të pandehur dhe abuzime të dyshuara në tendera të tjerë madhorë, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, duke shënuar një përplasje të fortë mes institucioneve të drejtësisë dhe mazhorancës parlamentare, e cila më parë ka rrëzuar kërkesat për arrestimin e saj.

Më poshtë investigimi i BIRN shkruar nga gazetari Vladimir Karaj:

Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “White Rocks” në Dhërmi, gjetën në muret e saj piktura me inicialet e vajzës së Belinda Ballukut dhe zbukurime ditëlindjeje me emrin e djalit të saj.

Në televizorin e dhomës së ndenjes, aplikacioni Netflix ishte i hapur me adresën elektronike të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa profilet e përdoruesve mbanin emrat e saj dhe të fëmijëve.

- Publicitet -

“Belinda”, “Belenko”, “belen” dhe “princess colin” ishin emrat që hetuesit gjetën të regjistruara në televizor.

Për Prokurorinë e Posaçme, këto ishin vetëm disa nga gjurmët e një pasurie që rezultonte në emra të tjerë, por që, sipas hetimit, zotërohej dhe përdorej prej vitesh nga Balluku dhe familjarët e saj.

Sipas një vendimi për njoftim akuze të 16 tetorit 2026, vila dyshohet se ishte përfituar nga Balluku në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender të Albcontrol-it të vitit 2014, ku Evis Berberi drejtonte Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Berberi e vijoi më pas karrierën në institucionet e drejtuara nga Balluku, përfshirë ARRSH-në, ndërsa dyshimet për ndërhyrje në tendera u shtrinë edhe te kontratat e infrastrukturës, të përfshira në hetimet e vitit 2025.

Prokuroria pretendon se përfitimi u fsheh përmes një kontrate porosie në emër të ish-futbollistit Igli Tare dhe një kontrate të mëvonshme qiraje me Joana Bushin, ish-shefe e kabinetit dhe bashkëpunëtore e afërt e Ballukut.

Hetimi po kryhet nga prokurorët e posaçëm Dorina Bejko dhe Dritan Prençi. Dokumenti  përmban kryesisht arsyetimin e akuzës ndaj personit juridik “Eurocol” sh.p.k në pronësinë e biznesmenit Pandeli Carapuli, bazuar në provat e administruara nga hetimet për kontratat publike, pasurinë e dyshuar të fshehur dhe lëvizjen e fondeve.

Për episodin e vilës në Dhërmi, SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun, të cilën e akuzon për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie, administratorin e “Eurocol”, Pandeli Carapuli, ish-futbollistin Igli Tare dhe Joana Bushin për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim. E njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj personit juridik “Eurocol” sh.p.k., të cilin prokuroria e konsideron pjesë të mekanizmit të fshehjes së përfitimit të dyshuar korruptiv.

Dosja e vilës në Dhërmi është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u mor fillimisht e pandehur për abuzimet e dyshuara me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe më pas për një sërë procedurash prokurimi në Unazën e Madhe të Tiranës.

Më 20 tetor 2026, SPAK i komunikoi Ballukut akuzat për pesë vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsionin pasiv në dy cilësi të ndryshme, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në total, dosja e bashkuar përfshin 24 të akuzuar, individë dhe kompani, mes të cilëve ish-vartës të Ballukut dhe biznesmenë të dyshuar për përfitime të paligjshme nga tenderat publikë.

Balluku i ka mohuar akuzat ndaj saj, ndërsa hetimet kanë shkaktuar një përplasje mes prokurorisë dhe mazhorancës socialiste. Në mars të këtij viti, shumica parlamentare rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres.

Komunikimi i akuzave ndaj Ballukut në tetor 2026 nuk u shoqërua me një kërkesë të re të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të saj, ndërsa opozita e kritikoi Prokurorinë për atë që e cilëson si trajtim të diferencuar, duke kërkuar shpjegime për mungesën e një kërkese të re për autorizimin e arrestimit të saj.

Tenderi që parapriu vilën

Sipas SPAK, historia e vilës në kompleksin White Rocks në Dhërmi nis në vitin 2014, kur Albcontrol, institucioni përgjegjës për kontrollin e trafikut ajror, drejtohej nga Belinda Balluku.

Në nëntor të atij viti, institucioni hapi një procedurë prokurimi për rikonstruksionin e godinës teknologjike, me një fond limit prej rreth 73.9 milionë lekësh pa TVSH.

Në garë morën pjesë katër operatorë ekonomikë, me oferta që varionin nga 48.3 milionë deri në 72.4 milionë lekë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i drejtuar nga Evis Berberi, në atë kohë zyrtar i Albcontrol-it dhe një nga personat që akuzohen në dosjen e bashkuar, skualifikoi tre ofertuesit e tjerë për mosplotësim të kritereve teknike dhe dokumentare.

Fituese u shpall kompania “Eurocol”, e cila kishte paraqitur ofertën më të lartë prej 72,3 milionë lekësh pa TVSH. Ky tender dhe roli i Evis Berberit, i cili e vijoi karrierën në institucionet e drejtuara nga Balluku, japin një panoramë të një dekade tenderash të dyshuar si të manipuluar, që nisin në Albcontrol dhe vijojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucionet në varësi të saj.

Pas largimit nga Albcontrol-i, Berberi u emërua këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në qershor 2021 mori drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH. Në këtë detyrë, sipas hetimeve të SPAK-ut, Berberi zbatonte udhëzimet e Ballukut për procedurat e prokurimit, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Komunikimet e sekuestruara në telefonin e tij tregojnë se ai konsultohej me ministren për vendimmarrjen mbi tenderat e mëdhenj, ndërsa hetohet edhe për një sërë tenderash më të vegjël për mbikëqyrjen e punimeve.

Ekspertimi kompjuterik i celularit të sekuestruar në banesën e Berberit ka shërbyer si një prej indicieve për hetimin. Në këtë rast, të dhënat e zbuluara në celular treguan se kriteret e tenderit ishin, me gjasë, hartuar paraprakisht nga vetë kompania private që do të shpallej fituese. Në vendim thuhet se katër ditë përpara se Balluku të nxirrte urdhrin e prokurimit, më 6 nëntor 2014, nga adresa zyrtare elektronike e kompanisë “Eurocol” iu dërgua Berberit dokumenti me titull “Kriteret përfundimtare Albkontrolli (2)”.

Sipas vendimit të SPAK-ut, kushtet e dërguara me email nga kompania u kopjuan fjalë për fjalë nga Njësia e Prokurimit në dokumentet zyrtare të tenderit.

Hetimet zbuluan se një ditë pas shpalljes së garës, administratori i “Eurocol”-it, Pandeli Carapuli, dhe punonjësi i tij, Fejzi Kodra, shkëmbyen mesazhe në celular. “Shiko u shpall ky i fundit. I madh”, i shkruante Carapuli, për të vijuar: “Ok të fillojmë përgatitjet”.

Kur dy kompani konkurruese paraqitën ankesa kundër kritereve kufizuese të tenderit, Balluku ngarkoi Berberin për shqyrtimin e ankesës së parë, ndërsa të dyja ankesat u rrëzuan. Po atë ditë, Carapuli i dërgonte me SMS punonjësit të tij numrin e celularit të Berberit. “Ky është numri i Visit”, i shkruante ai.

Në hapjen e ofertave, më 8 dhjetor 2014, “Eurocol” sh.p.k. u rendit e fundit mes katër konkurrentëve, me ofertën më të shtrenjtë. Por, sipas hetimit, tre ditë më vonë, komisioni i drejtuar nga Evis Berberi skualifikoi të tre garuesit që kishin paraqitur çmime më të ulëta, duke përdorur si shkak skualifikimi po ato kritere që kishte dërguar me email “Eurocol” para nisjes së garës.

Sipas prokurorisë, favorizimi vijoi edhe me lidhjen e kontratës dhe pagesat. Ende pa u publikuar fituesi në Buletinin e Prokurimeve Publike, Berberi i dërgoi kompanisë “Eurocol” draftin e kontratës.

Kontrata u nënshkrua nga Balluku dhe Carapuli më 30 dhjetor 2014, duke përfshirë një klauzolë parapagimi prej 50 për qind të vlerës totale. Vetëm një ditë më pas, më 31 dhjetor 2014, Albcontrol transferoi në llogarinë e “Eurocol”-it 43.4 milionë lekë me TVSH, ndonëse punimet nisën vetëm në shkurt të vitit 2015.

Një vit më vonë, në dhjetor 2015, përmes një procedure me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit, ku komisioni i negocimit drejtohej sërish nga Evis Berberi dhe kishte anëtare Joana Bushin, Balluku i dha kompanisë “Eurocol” edhe një shtesë kontrate në kufirin maksimal prej 20 për qind, duke e çuar vlerën totale të paguar nga Albcontrol në afro 102 milionë lekë me TVSH.

Sipas prokurorisë, procedurat e prokurimit dhe marrëdhënia e krijuar mes drejtueses së institucionit dhe kompanisë përbëjnë sfondin e përfitimit të dyshuar korruptiv që u materializua më vonë në vilën F6.

Në arsyetimin e tij, SPAK e lidh përfitimin me vendimmarrjen e Ballukut në Albcontrol, duke iu referuar “paracaktimit, krijimit të avantazheve dhe privilegjeve për shoqërinë fituese” të tenderit të rikonstruksionit.

Sipas prokurorisë, vila e tipit “Begonia”, me një sipërfaqe ndërtimi prej 103 metrash katrorë, verandë prej 34 metrash katrorë dhe një parcelë të rrethuar prej të paktën 300 metrash katrorë, ishte përfitimi i parregullt që Balluku mori në vitin 2018.

“Ky përfitim i parregullt rezulton të jetë marrë nga shtetasja Belinda Balluku në vitin 2018”, shkruajnë prokurorët, duke iu referuar procedurës për blerjen e një vile nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare.

Si u fsheh vila në Dhërmi

Në dhjetor 2018, kompania “Eurocol” lidhi një kontratë me ish-futbollistin Igli Tare për vilën F6 në kompleksin “White Rocks”, me çmim 145 mijë euro. Nga kjo shumë, sipas SPAK-ut, ishin paguar vetëm 70 mijë euro, ndërsa ekspertimi e vlerësoi pronën 420 mijë euro në kohën e kontraktimit, gati trefishin e çmimit të deklaruar.

Prokuroria pretendon se Tare kishte vepruar për llogari të Ballukut dhe se vila ishte shpërblim për favorizimin e ndërtuesit në tenderin e Albcontrol-it. “Kjo pasuri rezulton të jetë krijuar si përfitim i parregullt i dhënë nga shtetasi Pandeli Carapuli, administrator i shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k., në drejtim të shtetases Belinda Balluku,” thuhet në vendim.

Tare figuron si pronar edhe i një vile tjetër në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën SPAK e dyshon gjithashtu si pasuri të fshehur të Ballukut, në një episod tjetër të hetimit që lidhet me tenderat e Unazës së Madhe. Tare i ka mohuar akuzat përmes të vëllait.

Për të fshehur pronësinë e vilës F6, sipas prokurorisë, në maj 2022 Tare lidhi një kontratë qiraje me Joana Bushin, ish-shefen e kabinetit të Ballukut për 450 euro në muaj, shumë që u rrit në 600 euro në vitin 2024. Hetuesit gjetën edhe dy dokumente për depozitimin e shumave prej 5400 eurosh secila nga Bushi në llogarinë e Tares, por arritën në përfundimin se marrëdhënia e qirasë ishte fiktive.

“Për të fshehur këtë pasuri, si produkt i veprës penale të korrupsionit, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj, shtetasen Joana Bushi,” arsyetojnë prokurorët.

Sipas prokurorisë, fiktiviteti i kontratës mbështetet kryesisht në provat e gjetura në vilë, komunikimet e drejtpërdrejta të Ballukut për ndërtimin e pishinës, si dhe komunikimet mes personave të tjerë të lidhur me të apo punonjësve të “Eurocol”-it.

Ato përfshijnë referenca të qarta për “vilën e shefes”, ndërsa në një prej celularëve të ekspertuar u gjetën edhe fotografi të një kutie të mbushur me para në euro, të cilën prokuroria e lidh me ambientet e vilës.

Fotografia u gjet në telefonin e pastrueses së familjes dhe ishte dërguar nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu rezulton se punonte në vilë. Në të shfaqet një kuti e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, të lidhura me llastik. Sipas hetuesve, fotografia ishte dërguar përmes WhatsApp-it më 17 korrik 2021 dhe paratë ndodheshin “në dukje si në ambientet e vilës F6”.

SPAK e ka përfshirë fotografinë mes provave të administruara për përdorimin e pasurisë dhe marrëdhëniet e personave të lidhur me të, por nuk përcakton shumën totale të parave, origjinën e tyre apo personin të cilit i përkisnin.

Ndërkohë, në disa komunikime Balluku shfaqet drejtpërdrejt. Më 3 prill 2020, Julian Kelo, ish-punonjës i Albcontrol-it, i dërgoi Ballukut një email me subjekt “Pishina”. “Mirëmengjes! Po të nis planet e pishinës”, shkruhej në email.

Email-i iu përcoll më pas nga adresa e Ballukut Viola Haxhiademit, një prej personave që ndiqte punimet dhe që, sipas prokurorisë, kishte një vilë në afërsi. Sipas ekspertimit, investimet dhe mobilimi i vilës, përfshirë pishinën, u vlerësuan në rreth 9.8 milionë lekë.

Megjithëse prokuroria pretendon se vila ishte përfituar përmes korrupsionit, ndjekja penale për korrupsionin aktiv dhe shkeljen e barazisë në tendera në këtë rast është parashkruar për shkak të kalimit të afatit pesëvjeçar. Parashkrimi nuk e ka penguar SPAK-un të ngrejë akuzën për pastrim parash ndaj Ballukut dhe personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aferë.

Reporter / Titulli dhe fotot janë të redaksisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Detari says:
    November 3, 2026 at 11:08 am

    Balluku ka imunitet prandaj qetesohuni dhe votoni prape hajdute jeren tjeter. Me nje rritje pensioni 50 euro e ka te sigurte voten partia.

    Reply
  • Fiks si qëmoti says:
    November 3, 2026 at 12:40 pm

    Sa të pashpirt, SPAK-u ja komunikon akuzën në ditëlindjen e Atij

    Reply
  • K R says:
    November 3, 2026 at 12:56 pm

    Fakti që tenderët e 2014-ës po dalin në dritë sot tregon se çdo paligjshmëri ka një afat skadence, sado e mbrojtur të jetë nga politika. Pyetja është pse duhen kaq vite për t’i prekur në majë të pushtetit?

    Reply
  • Moza says:
    November 3, 2026 at 12:56 pm

    82 vota në parlament që rrëzuan arrestimin e saj në muajin mars tregojnë qartë se si politika mbron veten. SPAK mund të bëjë dosjen më perfekte në botë, por sistemi politik mbetet mburoja e tyre kryesore

    Reply
  • Mollosi says:
    November 3, 2026 at 12:57 pm

    Me ka habit ky Igli Tare !!!
    Edhe ai i përfshirë në këto histori? Ish-futbollisti i kombëtares që ka lënë emër në fushën e blertë të përdoret si ‘fasadë’ për vila në Dhërmi e Palasë… Zhgënjim total për njerëzit që i kanë duartrokitur dikur

    Reply
    • vlonjati says:
      November 3, 2026 at 7:32 pm

      A ka lene emer ne futboll o Mollosi , atehere perse te mos lere emer dhe ne politike e ne hajdutllik ?

      Reply
  • Perfytyroni me pas !!! says:
    November 3, 2026 at 12:58 pm

    A e keni vënë re? E gjithë kjo skemë milionëshe zbulohet nga një kontroll në prill 2026, por llogaritë e korrupsionit nisin që te Albcontrol në vitin 2014. Një dekadë e tërë zhvatje e hapur

    Reply
  • bujar says:
    November 3, 2026 at 12:59 pm

    Të shohësh foto të kutive me tufa kartëmonedhash euro në telefonat e pastruesve dhe punëtorëve të vilës të kujton skena filmash mafiozë. Dhe këta na drejtonin institucionet më të rëndësishme të vendit

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    November 3, 2026 at 12:59 pm

    Ajo që më habit më shumë është se si prokuroria thotë se korrupsioni për këtë rast është parashkruar për shkak të kalimit të 5 viteve! Domethënë, nëse vjedh dhe e fsheh mirë për 5 vjet, shpëton nga akuza e korrupsionit??!!

    Reply
  • RROFTË QENDRESA !!! says:
    November 3, 2026 at 1:00 pm

    Me 102 milionë lekë për një godinë teknologjike dhe pastaj vila dhuratë në Dhërmi, nuk ka çudi pse rrugët tona janë në këtë gjendje dhe tuneli i Llogarasë kushton aq sa nuk mbahet mend. E gjithë kjo paguhet nga xhepat tan

    Reply
    • Dudumi says:
      November 3, 2026 at 2:40 pm

      102 milion janë më të reja. Mbi 1milion€e pastaj I ka shtuar rrugës edhe 20% me, shumë. Ky 20% ishte darovitja e vilës. Dmth ballukja I ka nxjerrë vetë lekët e vilës pa I hyrë në hak atij botit. Se 400 vlerësohet vila, po per te kushtuar nuk arrin as sa gjysma e kësaj vlere. Dmth tufa me 50-tëshe që ka tepruar nga pazari I ka futur tek kartoni.

      Reply
  • Fieri 11 says:
    November 3, 2026 at 1:01 pm

    Opozita kritikon SPAK-un pse nuk kërkon sërish arrestimin, por harrojnë se vetë parlamenti i ka bërë ‘barrikadë’ me votat e mazhorancës. Pa ndryshuar mentaliteti i pandëshkueshmërisë në Kuvend, drejtësia do jetë gjithmonë me gjysmë fuqie.

    Reply
    • sa per saktesi says:
      November 3, 2026 at 3:50 pm

      SPAK ishte ne prag te kerkeses nr-2 drejtuar parlamentit per heqje imuniteti Ballukut, por u spraps (kjo u shkrua edhe ne kete gazete ) Nuk besoj se kjo sprapsje i ka ardhur nga opozita..

      Reply
  • Luan Myrtaj says:
    November 3, 2026 at 1:01 pm

    Detaji i pishinës dhe email-et e drejtpërdrejta të ‘shefes’ për punimet tregojnë një arrogancë të papërshkruar. Mendonin se pushteti do të zgjaste përgjithmonë dhe se askush nuk do të guxonte ti hetonte kurrë,e jo më t’u kontrollonte televizorin apo profilet e Netflix-it.

    Reply
    • anti25642654censurë says:
      November 3, 2026 at 5:27 pm

      budallai nuk ka brirë!edhe kur duket i mënçur brirët bëjnë “muuu”!!

      Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    November 3, 2026 at 3:28 pm

    Bela e Ballukeve ish zevendeskryeministrja fuqiplote ne qender te nje skeme te gjere korrupsioni e pastrimi parash?
    Sigurisht qe Fortndershmeria e Tij Rama nuk mund ta kete ditur kete gje ngaqe eshte deklaruar ne kohen kur e kishte zevendeskryeministre Model ate Belan se “..punet qe mi ben kjo grua nuk mi ben dot asnje burre.”…apo e ka ditur mire?

    Reply
  • Reliable Proxies says:
    November 3, 2026 at 5:54 pm

    I read this piece of writing completely on the topic of the resemblance of latest and preceding technologies, it’s awesome article.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 4, 2026 at 12:22 am

    Eurot ne arka dhe vilat ne Dhermi jane te kohes kur ishte drejtore e autoritetit aeroportual.Kur u be krueministre ne detyre eshtre dava tjeter,se qimja ne qull shihet.Trau nuk tregohet.

    Reply
  • Tonini says:
    November 4, 2026 at 12:21 pm

    Vjedhja dhe korrupsioni nuk kane pse te zhduken me afate hetimi apo pse keto jane bere ne vite te shkuara dhe nuk duhen hetuar, autoret e tyre duhet te hetohen dhe te marrine denimin qe ju takon edhe kur te jene ne shtrat para se te vdesin, sic e marrin ne gjithe boten per korrupsion apo per krime te tjera. Keto jane vetem lojra shqiptare per te shpetuar koken e hajduteve me kollare, familjet e tyre dhe mbi te gjitha pasurine qe kane vjedhur.

    Reply
  • Naftëtari says:
    November 5, 2026 at 9:13 am

    Këta hajdutët zyrtarë shqipëtarë duhen rrahur me shkopinj gome për të treguar të gjitha.
    Këta policët egërsira rrahin fëmijtë pse protestojnë kundër hajdutëve si Balluku,Beqaj,Koka etj.
    Gabim.
    Duhet të rrahin hajdutët që të mbledhin paratë dhe pronat e vjedhura.
    Dënimi i hajdutit zyrtarë të jetë me burgim të përjetshëm.
    Vetëm kështu shpëton Shqipëria dhe shqiptarët.
    Poshtë hajdutët e Edi Ramës dhe të Sali Berishës.

    Reply
  • Valbona says:
    November 17, 2026 at 4:47 pm

    Beni gam-gam, po Bela do te denohet “me pune vullnetare”, se nuk ka nevoje me per pare!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë
  • Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  • Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  • Shumë turistë, pak para
  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci

Komentet e Fundit

  1. Vani on Mbipushteti i pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on Mbipushteti i pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?