Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky është njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ky është njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran
AktualitetBote

Ky është njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po e shqyrton në heshtje kryetarin konservator të Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, si partner të mundshëm për negociata – e ndoshta edhe si lider të ardhshëm të Iranit.

Uashingtoni ishte në kërkim të një kanali komunikimi për bisedime që prej vdekjes së udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikane-izraelite kundër Iranit.

Djali i Khameneit është përmendur si pasardhës, por ai nuk është parë në publik që nga dita e vdekjes së të atit dhe raportohet se ka mbetur gjithashtu i plagosur në sulm.

- Publicitet -

Në këtë kontekst qarkullojnë edhe spekulime për Qalibafin si figurë që disa në Shtëpinë e Bardhë e shohin si partner të pranueshëm për negociata.

Vetë Qalibafi, 64 vjeç, i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke shkruar në platformën X se “nuk ka pasur asnjë negociatë me SHBA-në”, ndërsa raportimet i ka cilësuar si “lajme të rreme”, të dizajnuara për të manipuluar tregjet financiare dhe ato të naftës.

Pavarësisht nëse ekzistojnë ose jo kontakte të fshehta, shfaqja e tij si figura më e dukshme e nivelit të lartë në një sistem që po përjeton shpërbërje strukturore në vendimmarrje, e ka bërë – për herë të parë gjatë një karriere të mbushur me mundësi të humbura – njeri me peshë reale në skenën politike.

Qalibaf është një politikan konservator dhe ish-komandant ushtarak, i cili për dekada të tëra ka ndërtuar lidhje të forta me udhëheqjen më të lartë të Iranit dhe me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Megjithatë, pas një karriere të shoqëruar nga skandale korrupsioni dhe kandidime të pasuksesshme për presidencën, ai e gjen veten – në mënyrë paradoksale – si figura ndoshta më e fuqishme që ka mbetur në Republikën Islamike.

I lindur në vitin 1961, Qalibaf iu bashkua IRGC-së në moshën 18-vjeçare dhe u ngjit në hierarki gjatë luftës Iran-Irak të viteve 1980-1988, duke u bërë komandant njësie.

Më vonë, ai shërbeu si komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së – para se ato të riemërtoheshin si Forca Hapësinore-Ajrore – një post që iu besua drejtpërdrejt nga udhëheqësi i atëhershëm suprem, Ali Khamenei, dhe një shprehje besimi që do ta përcaktonte trajektoren e tij politike për tri dekadat në vijim.

Në vitin 1999, Mohammad Baqer Qalibaf ishte ndër komandantët e IRGC-së që nënshkruan një letër paralajmëruese drejtuar presidentit reformist, Mohammad Khatami, duke theksuar se protestat studentore të asaj kohe po kërcënonin sigurinë kombëtare dhe se mund të nxisnin ndërhyrjen e njëanshme të IRGC-së.

Në vitin 2000, Ali Khamenei e emëroi 39-vjeçarin në krye të policisë kombëtare të Iranit.

Mandati i tij si shef policie u karakterizua nga brutaliteti: një regjistrim i rrjedhur më vonë e nxori atë duke u mburrur se kishte urdhëruar përdorimin e armëve të zjarrit kundër studentëve gjatë protestave të vitit 2003, si dhe duke pranuar se kishte rrahur personalisht studentë gjatë protestave në vitin 1999.

Në vitin 2005, Qalibaf u largua nga policia dhe hyri në politikë, duke u renditur i katërti në garën presidenciale të atij viti.

Megjithatë, zgjedhja e populistit Mahmud Ahmadinejad hapi rrugën për postin e kryetarit të bashkisë së Teheranit, të cilin Qalibaf arriti ta siguronte.

Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 2017, duke shënuar mandatin më të gjatë në historinë e Teheranit.

Gjatë udhëheqjes së tij u zgjerua rrjeti i metrosë së qytetit dhe u ndërtuan godina të mëdha shumëkatëshe, por, njëkohësisht, kishte edhe akuza për korrupsion.

Një hulumtim i vitit 2022 nga Radio Farda e REL-it zbuloi se ai kishte tentuar të mbulonte zhdukjen e miliona dollarëve nga një fondacion i lidhur me IRGC-në.

Qalibaf e forcoi reputacionin e tij si figurë e linjës së ashpër në fillim të këtij viti, kur forcat e sigurisë ndërmorën veprime vdekjeprurëse kundër protestuesve.

Mijëra iranianë humbën jetën në trazirat e shkaktuara nga kushtet e vështira të jetesës.

Në një seancë parlamentare gjatë krizës, ai lavdëroi policinë dhe IRGC-në, veçanërisht forcat paraushtarake Basij, për qëndrimin “e palëkundur” në “luftën kundër terroristëve”.

Analisti politik, Hossein Razzaq, thotë se lidhjet e tij me sistemin nuk janë dobësi, por përparësi, sepse figura të tilla shpesh mbështeten nga regjimi pasi interesat e tyre janë të lidhura me mbijetesën e tij.

Qalibaf kandidoi për president në vitin 2013 dhe doli i dyti. Në vitin 2017 u tërhoq nga gara për të mbështetur Ebrahim Raisin.

Sipas Razzaqut, këto kandidime nuk ishin përpjekje reale për pushtet, por mënyrë për të treguar besnikëri ndaj udhëheqjes.

E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e vitit 2024, kur ai kandidoi sërish, por humbi ndaj Masud Pezeshkianit.

Në vitin 2020, ai hyri në Parlament dhe doli i pari në Teheran – në zgjedhjet ku shumë kandidatë reformistë u përjashtuan. Më pas u zgjodh kryetar i Parlamentit.

Nën drejtimin e tij, Parlamenti miratoi ligje për përshpejtimin e programit bërthamor të Iranit.

Afër zyrës së udhëheqësit suprem
Një element kyç në karrierën e Mohammad Baqer Qalibafit ishte afërsia e tij me Mojtaba Khamenein, djalin e Ali Khameneit.

Kjo marrëdhënie u shfaq qartë që në vitet 1980 dhe, me kalimin e kohës, u bë gjithnjë e më e rëndësishme.

Në zgjedhjet e njëpasnjëshme presidenciale, mbështetja e rrethit të ngushtë të Mojtabas dhe e disa njësive të IRGC-së të lidhura me të, shfaqej vazhdimisht rreth kandidaturave të Qalibafit.

Kjo lidhje mori një rëndësi të re pas zhvillimeve të fundit, veçanërisht pas vdekjes së Ali Khameneit më 28 shkurt, duke e vënë Qalibafin në një pozicion me ndikim potencial në krizën e udhëheqjes iraniane.

Vdekja e udhëheqësve të lartë të Iranit – përfshirë komandantin e përgjithshëm të IRGC-së, ministrin e Mbrojtjes, shefin e stafit të Forcave të Armatosura dhe shumë figura të tjera të rëndësishme – krijoi një krizë të thellë të autoritetit politik.

Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqës i ri suprem, por ai nuk është parë kurrë publikisht.

Nuk ka imazhe, regjistrime zëri dhe vetëm disa deklarata të shkruara i atribuohen atij – gjë që ka krijuar pasiguri edhe për gjendjen e tij fizike.

Në këtë boshllëk, Mohammad Baqer Qalibaf ka dalë në pah si figura më e dukshme, që lidh pushtetin politik, të sigurisë dhe atë klerik.

Sipas analistit Hossein Razzaq, Qalibaf ka qenë gjithmonë “pjesë e aprovuar e shtëpisë së udhëheqësit suprem”, dhe tani, pas eliminimit të figurave kyç, “roli që ai luan për sistemin, është bërë shumë më i rëndësishëm”.

Valona Tela – REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fshatari says:
    March 26, 2026 at 2:05 pm

    VIktima e pare e lufte eshte “e verteta”.
    Asnje nuk e di me ke po komunikohet, cfare po komunikohet apo nese po komunikohet.
    Ne fund fituesi i luftes vendos te verteten e shkruhen libra e behet histori.
    Nje gje dihet si e vertet. Lufterat jane ne natyren njerezore. Keshtu ka qene qe ne kohen e njeriut te shpellave apo edhe para atyre. Ska asnje moment ne historine njerezore ( dhjetra apo qindra mije vjecare) qe te mos kete patur lufte.
    Ne cuditemi sa here degjojme se po behet lufte sepse duam te besojme se ishim ne paqe dhe tani jemi ne lufte. Edhe kjo ne natyren e njeriut qe ben luftera por ka frike nga lufta dhe enderon kot nje bote pa lufte.
    Zgjuarsia e kombeve dhe atyre qe drejtojne kombet eshte se nese nuk kane asnje interes nga lufta, te qendrojne asnjanes dhe te shmangin luften. Per ata qe kane interes nga lufta te fillojne luften kur jane te bindur se do te fitojne ( dhe kjo eshte llotari. Shume here ajo qe beson dhe realtieti nuk perputhen)

    Reply
  • demo says:
    March 26, 2026 at 2:29 pm

    Shko fshihu,se e hengre!

    Reply
  • Keq me vjen, por gremine ne Horizont. says:
    March 26, 2026 at 9:55 pm

    Donin te pirdhnin forte si USA dikur, por i hoqi Bizga e mbushen Breket me Iranin. Me vjen keq vetem per njerezit ane e mbane Globit, qe do paguajne Faturen e kesaj cmendurie te ketij pedofili ne Shtepine e Bardhe. Dhe c’fare fature. Po flasim per buken e gojes. Behuni gati per kohe te veshtira. Kjo sa ka filluar, por cunami i vertete eshte ende larg. Keta rrobqira po c”montojner ekonomine Globale dhe Perendimin, duke shkaterruar alfen dhe Omegen e prodhimit dhe Zhvillimit e cila eshte energjia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?