Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Ky është qytetërimi i lashtë që mendohet se frymëzoi demokracinë amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Ky është qytetërimi i lashtë që mendohet se frymëzoi demokracinë amerikane
AktualitetEnciklopediLifestyle

FOTO: Ky është qytetërimi i lashtë që mendohet se frymëzoi demokracinë amerikane

Published: September 17, 2023
Shpërndaje

Në një shteg 540 km përgjatë bregut të Mesdheut të Turqisë, turistët kanë mundësinë të njihen me trashëgiminë e pasur të Licias, një republikë e lashtë detare që njihet si bashkimi i parë demokratik në botë.

I përjetësuar në Iliadë si vendi i “lumit Xanthos”, Licia e lashtë ishte një fortesë malore e populluar nga një racë, origjina e së cilës mbetet ende një çështje spekulimi. Historiani i lashtë grek, Herodoti, pohoi se paraardhësit e Licianëve, Trm̃mili, “rrodhën fillimisht nga Kreta”, megjithëse studiuesit e ditëve moderne besojnë se ata ishin një popull anadollak që u helenizua pasi Aleksandri i Madh pushtoi rajonin. Dhe ndonëse licianët u zhdukën në harresë shumë kohë më parë, të asimiluar nga bizantinët dhe turqit, trashëgimia e tyre politike vazhdon të mbetet.

Më 30 qershor 1787, presidenti i SHBA-së, James Madison, mbajti një fjalim në Konventën Kushtetuese në Filadelfia. Forumi ishte mbledhur për të identifikuar një sistem më efektiv të qeverisjes për kombin e ri. Madison në këto diskutime përmendi shembullin e Licias. Lidhja Liciane, argumentoi ai, ishte ndryshe.

- Publicitet -

E formuar në shekullin II p.e.s dhe e përbërë nga 23 qytet-shtete, Lidhja Liciane ishte bashkimi i parë demokratik në botë, një model i një konfederate të fortë të bazuar në përfaqësimin popullor dhe proporcional. Rrethanat e krijimit të Lidhjes janë të paqarta, por ndoshta ishte një përgjigje ndaj tiranisë së Rodosit, së cilës iu caktua kontrolli i Licias në vitin 190 p.e.s nga Roma. Lidhja nuk mundi të përcaktonte politikën e jashtme, por zgjodhi një ekzekutiv qeverisës, gjyqtarë vendas., si dhe mblodhi taksat. Filozofi francez i shekullit të 18-të, Montesquieu, e quajti atë “kushtetutën më të përsosur të antikitetit”.

Një vend fantazmash

Shumë nga shtigjet që ekzistojnë akoma në këtë zonë kanë qenë rrugët dhe arteriet mijëravjeçare që lidhnin qytetet e Licias, historia e të cilave përfundoi pasi perandori romak Klaudi aneksoi rajonin në vitin 43 të es. Alpinistët dhe turistët janë të paktë në Rrugën Liciane, por shtegu është plot jetë, me kafshë të shumta që popullojnë pyjet si p.sh. dhitë, breshkat dhe gjarpërinjtë e zinj që herë pas here kalojnë nëpër rrugë.

Ndër vite, eksplorues të ndryshëm e kanë konsideruar këtë rajon një vend të përhumbur në botë, një vend fantazmash. Varret e zbrazëta shtrihen në çdo fushë dhe korije, si gjurmët e fundit të lëna nga një trashëgimi e vdekur. Sipas historianëve, varret ishin një pjesë e dukshme e strukturës urbane të Licias. Dy varre shumë të veçanta që ende ruhen të parrënuara sot janë: Varri i Harpisë, i stolisur me relieve të figurave femra me krahë dhe Obelisku Xanthian, gdhendur me shkrimin lician që ende nuk është deshifruar plotësisht.

Shumë të rëndësishme për arkeologët konsiderohen edhe rrënojat Patara, kryeqyteti i Lidhjes Liciane. Dikur një port i lulëzuar, Patara u braktis gradualisht pasi lumi i saj u mbulua me baltë. Ndërtesa më e rëndësishme e qytetit ishte Dhoma e Këshillit, ose buleteri. Me një auditorium gjysmërrethor me 20 rreshta stolash prej guri, kjo shtëpi kuvendesh e restauruar së fundmi ishte qendra politike e Lidhjes Likiane. Pikërisht nga ky vend u frymëzua edhe presidenti amerikan, Madison. Falë tij, sot Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së është themeluar mbi parimin Lician, me 435 vende të ndara midis 50 shteteve në raport me popullsinë e tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?