Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky vend pati vetëm 3 lindje në vitin 2022, bashkitë e vogla rrezikojnë të mbeten toponime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ky vend pati vetëm 3 lindje në vitin 2022, bashkitë e vogla rrezikojnë të mbeten toponime
EkonomiLajmi i fundit

Ky vend pati vetëm 3 lindje në vitin 2022, bashkitë e vogla rrezikojnë të mbeten toponime

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Vitin e kaluar, numri i lindjeve në vend shënoi rënien vjetore më të madhe që nga viti 2015 me vetëm 24,688 bebe të lindura, por në disa bashki tkurrja ka qenë dramatike, duke sinjalizuar se në një të ardhme jo të largët, do të mbeten vetëm si toponime.

Të dhëna të detajuara të INSTAT që u publikuan së fundmi mbi lindjet sipas bashkive tregojnë se, gjatë vitit 2022 në Bashkinë e Pukës lindjet pësuan rënien vjetore më të madhe në rang vendi me 40%. Vitin e kaluar në këtë bashki lindën vetëm 55 fëmijë, teksa një vit më parë më 2021 kishin lindur 91 bebe.

Në renditje për rënien e madhe të lindjeve ishin bashkitë e Këlcyrës me 38.6%, Rrogozhinës me 36.3%, Konispolit me 32.7%, Memaliajt me 28.%, Mirditës me 27.7%.

- Publicitet -

Nga 61 bashki që janë të gjithë vendin në 54 prej tyre lindjet ishin në rënien në krahasim me vitin 2021, dhe në vetëm 7 prej bashki u evidentua rritje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se lindshmëria pësoi rritjen më të madhe në bashkinë e Delvinës me 21%, me tej në Bashkinë e Libohovës me 19 %, në bashkinë e Sarandës me 14.8%, Himarë me 14%, Përmet me 12%, Tepelenë me 5.5%, Patos me 3.9, Vorë me 3.7%, Tropojë2.6% dhe Peqin me 1.2%.

Në disa bashki rënia e lindjeve po ndikohet nga emigracioni dhe kushtet e brendshme territoriale.

Zhvendosja e institucioneve publike nga bashkitë në Rajone dhe anashkalimi prej infrastrukturës po ndryshon shpejt strukturën e popullsisë në disa bashki të vogla. P.sh shumica e shërbimeve publike në bashkinë e Pukës janë transferuar në Shkodër teksa qyteti mbetet i izoluar në një zonë malore me një distancë të gjatë rrugore nga ofruesit e shërbimeve.

Rënia më e madhe e lindjeve në përqindje është në bashkitë e vogla, pasi popullsia ka rënë me ritme më të shpejta se mesatarja e përgjithshme e vendit. Duke pasur më pak mundësi punësimi dhe mundësi për rritjen e fëmijëve, banorët e bashkive të vogla janë zhvendosur drejt rajoneve të mëdha.

P.sh në Bashkinë Dropull kanë lindur vetëm 3 fëmijë në vitin 2022 dhe në disa bashki të tjera të vogla kryesisht në Jug lindjet numërohen me gishta.

Rajonet e vendit vuajnë prej dekadash mungesën e politikave të zhvillimit dhe për rrjedhojë ikja e popullsisë prej tyre vijon të jetë një plagë që vetëm thellohet.

Një politikë e qeverisë për nxitjen e lindjeve nëpërmjet një bonusi që kalon mbi 30 milionë euro në vit nuk rezultoi e suksesshme, teksa gati gjysma e saj ka shkuar për fëmijët e lindur jashtë vendit nga prindër shqiptarë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin
  • Spektakël në qiell më 12 gusht, eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh
  • Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes
  • 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Precizim on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  5. Detari on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?