Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lali, miqtë dhe armiqtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Lali, miqtë dhe armiqtë
Lajmi i funditopinion

Lali, miqtë dhe armiqtë

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Botuar në DITA

 

Erion Veliaj duhet të ketë shumë muaj që përsërit me vete një lutje kontraverse, të qëmtuar nga filozofia e jetës: “Zot, më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë!”. Dhe në një botë të egër si politika shqiptare, ku rregull i vetëm është loja pa rregulla, portretet e miqve të përkohshëm dhe ato të armiqve të përhershëm, shpesh janë e njëjta monedhë.

Që në momentin e parë kur bashkia e Tiranës u vu në qendër të ciklonit penal dhe mediatik, “ar/miqtë” e Veliajt e lidhnin mbijetesën e tij kryesisht me qëndrimin e Ramës ndaj vëllait të vogël. Duke supozuar se vëllai i madh mund të shtrinte krahun për të përqafuar apo për ta goditur deri në viset e SPAK-ut. Paralelisht me këtë pritje, si rrallë herë një politikan i rangut të lartë, ai u vu nën shënjestrën e një zjarri të kryqëzuar nga armiqtë në mënyrë të dukshme dhe nga miqtë që hidhnin gurë duke fshehur duart. Duke dëshmuar dy pamje: sprovën e vjetër të Berishës që për interesin e momentit, ai është i gatshëm të bëjë aleancë me djajtë e rradhës dhe provën e re se pushteti i socialistëve, më shumë se nga opozita nga jashtë, kërcënohet nga mëritë e brendshme.

E diela e asamblesë megjithatë dha një rezultat krejt të ndryshëm nga ai që prisnin ata që mezi presin të gabojë shefi i tyre. Edi Rama, politikani më pragmatist i tranzicionit afroi dhe njëherë leksionin e tij të parapëlqyer që politika nuk është shtrat pasioni dhe dashurie, por tryezë ekuilibri dhe interesash. Ndarja e qarkut të Tiranës me një bashkëdrejtim tresh mes Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut, përveçse akt realizmi për të nesërmen e ballafaqimit me kundërshtarin, ishte dhe përgjigje për atë çfarë ai konsideron prioritet afatshkurtër të partisë së tij.

Shahu i Ramës me tre shënjestra, i riveshi pancir politik Veliajt, shënjoi Spiropalin si projekt të së nesërmes dhe gradoi Manastirliun për më tej e më tutje. Ky është gjithashtu dhe epilogu në paqe, i së paku një kahu të interesuar për sherr, që trazonte paraditet e sheshit përpara bashkisë. Për muaj të tërë, Veliaj pa një grusht opozitarësh që duke ndezur zjarr me molotovë e goma makinash, nuk arritën megjithatë që të ndiznin shkëndijën e protestave mbarë kombëtare. Duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt dhe duke i dhënë ultimatume SPAK-ut për arreste, i njëjti grusht opozitarësh nxitonte të bëhej dëshmitar i betejës epike të liderit të tyre, ku kërkohej ekzaktësisht e kundërta: rikthimi i Berishës në liri dhe lirimin nga akuzat e SPAK-ut. Duke brohoritur “Poshtë Veliaj”, një pjesë e tyre mendonte” “Rroftë dikush tjetër!”. Duke nisur nga rezultati i arritur deri më tani, është e dukshme që opozita ka bërë një betejë humbëse pikërisht se rrethimi i shumëfishtë i bashkisë, nuk ishte vetëm vepër e saj. Dhe se ajo u bë me hir e pahir, edhe zëdhënëse e betejave “të padukshme” brenda PS-së, rivaliteteve, armiqësive dhe aleancave fluide që ngrihen dhe fshihen pas shpinës së Edi Ramës. Pikërisht kësaj situate, si at i nervozuar nga sherri i bijve, Rama i dha përgjigje në asamblenë e të dielës.

Një kryeministër është i privuar nga ndjenjat bazike njerëzore: nga dashuria, urrejtja, simpatia, antipatia apo empatia. Një kryeministër është i dënuar dhe i shtrënguar të diktohet nga interesi. Nga interesi vetjak dhe i grupit që i përket. Çdo shmangie nga ky rregull është vetëm një përjashtim që përforcon rregullin dhe klasifikohet si dobësi e kryeministrit. Kështu ka qenë dhe me arradhën e atyre pak burrave që kanë qeverisur vendin në këto tre dekada e kusur pluralizëm në vend. Kështu është dhe me Ramën. Në zgjedhjen mes: “E dua dhe më duhet”, Rama nuk ka pasur kurrë dilema! Këtë enigmë të ar/miqve të Veliajt: “E do apo nuk e do më kryeministri”, Rama ju përgjigj në mënyrë lakonike: “Më duhet!’. Duke shpjeguar kështu se Veliaj është pjesë e qenësishme e interesit parësor të tij për zgjedhjet e ardhshme.
Si gjithë socialistët e tjerë apo dhe anonimët e shumë të katapultuar në qeverisjen e të gjitha niveleve, Veliaj ja kushtëzon karrierën e tij Ramës.

Ai ka kthyer në këmbim të këtij investimi të kryeministrit pikë së pari besnikëri dhe luajalitet pa kushte. Por ndryshe nga shumica e kolegëve që i qasen Ramës me këtë pikë të vetme të CV-së, Veliaj ka afruar dhe një përmasë vetjake politike: Rama ishte gjeologu që e zbuloi, Veliaj u bë minerali i tij i çmuar, nga i cili dolën së paku tre beteja personale politike. Edhe pse i ka shkaktuar shpesh kokëdhembje Ramës, Veliaj ka afruar po aq shpesh edhe aspirina për dhembjen e kokës së kryeministrit.
Nga e diela e asamblesë socialiste Erion Veliaj duhet të presë vetëm inercinë për inat të protestave nën zyrat e tij. Edhe armiqtë më të zellshëm të tij në opozitë janë të dëshpëruar nga rezultati zero i tyre, apo për më shumë, negativ, edhe ar/miqtë e tij në parti që janë një nga duart që shtyjnë urat e zjarrit, janë më të qetë. Dhe tani gjasat janë që tabloja të përmbyset dhe aleancat fluide mes tyre, të marrin drejtim tjetër e të kërkojnë shënjestër tjetër.

Në Tiranë, si kudo gjetkë, çfarë nuk të vret, të bën më të fortë. E vetmja gjë që Veliajt i mbetet të bëjë në këta muaj interesantë, është të dijë të presë duke vrapuar drejt zgjedhjeve të përgjithshme duke e derdhur rezervuarin e tij tek lumi i kryeministrit. Duke u lutur njëkohësisht për të gjetur mbrojtje nga Zoti për miqtë sepse për armiqtë e tij, do të kujdeset edhe vetë Rama që t’ja mbajë larg. Së paku, hë për hë, do të jetë kështu! Ndërkohë që ai vetë duhet të ulë kokën dhe të bëjë sërish kryeshërbëtorin zhurmshëm të kryeqytetit dhe të lerë Lanën ta gjejë vetë udhën drejt detit. Fiks siç ja kërkon dhe kryeministri i tij!

Më poshtë kopertina e DITA, 12 Shtator 2024

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Rroft Luli says:
    September 13, 2024 at 1:10 pm

    Z.VANGJELI!
    E VLERËSOJMË SHKRIMIN TUAJ.

    Reply
    • pilo Lala says:
      September 13, 2024 at 3:06 pm

      Nje gje eshte e qarte nga eksperiance e gjate e opozites.
      Opozita nuk merret me kundershtar pa vlere, ata sulmojne njerezit me te forte ne PS.
      Automatikisht ata sulmojne Erjon Veline, i cili ka treguar nje aftesi manaxhuese ne shume fusha, me te perparuar se kur drejtonte Bashkine Edi Rama.
      Erjon Veliaj ne debate televizive eshte shume me i zoti se Edi Rama.
      Keni pare ju te sulmoje opozita Majkon? Majko i duhet opozites me paaftesine e tij.
      Prandaj sulmon Erjon Veliajn, te mos arrij te zevendesoje Edi Ramen, sepse e dine qe Erjoni Kryeminister disa gjera do i beje me mire se Edi., dhe opozites do i duhet te pres te rritet edhe djali Erjonit, se Zahua po kerkon nuse.

      Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    September 13, 2024 at 3:20 pm

    Ja perse shpesh e shpesh,
    po thote ngado njerezia,

    per dike qe ngerdheshet,
    “qesh si Erion Velia”

    ky eshte nona e Rrenes,
    sa here qe e hap gojen,

    as skuqet as zverdhet nga rrenat,
    qe ja kane nxjerre fare bojen,

    nga ajo barra e Griseldes,
    tek pemet qe 1 milion ka mbjelle (!)

    edhe asaj Ajola qe ka te shpia,
    nga rrenat e tij i vjen per te vjelle.

    Reply
  • Andi says:
    September 13, 2024 at 3:30 pm

    Po qe për qyfyre , more nizami i Salës , i ke me barë e me maune tek demokarët , që janë bërë gazi i botës tash 10 vjet . Nuk besoj se ka parti në botë e përbërë nga një bandë delinkuentësh , si demokarët e Shqipërisë , me në krye një kriminel në arrest shtëpie .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 13, 2024 at 5:07 pm

    OK,L.Vangjeli.
    PS me E.Ramën do të qeverisin deri 2029 & mandej me Lali Erin 4 mandate të tjera.
    E.Rama nuk është Saliu që nga 8 Ambasador Amerikan 7 prej tyre i Përdhosi.
    Saliu & berishizmi do mbi 34 vite të tjera që të pastrohen nga PD,si dikur me Enverin në 45 vite por që nuk u deklarua NON GRATA.

    Reply
  • Ladi says:
    September 13, 2024 at 5:20 pm

    Shkrimi më idiot që kam lexuar nga Lenci prej Çarshove

    Reply
  • qyfyrxhiu says:
    September 13, 2024 at 8:15 pm

    Nuk të kuptova fare.se je shumë ‘i hollë’ për trunin tim,por ajo që arrita të kap është se kuptova më në fund që dhe Vangjeli qenka bërë ‘patronazhist’.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 13, 2024 at 11:34 pm

    Opozita eshte aq e plevitosur saqe shkoi te ngrohet tek zjarri i gomave para bashkise ne vend te merrej me hyneret e qeverise. Se e drejtoi dikush turmen si kavie laboratori apo aq ia pret atyre s’è di. Ama kuptoj se nderi iu be qeverise qe nuk iu perveshen me zjarre gomash mitingashet me meditje duke i bere nder Rames.

    Reply
  • ce says:
    September 14, 2024 at 4:44 am

    E ke qare Lorenc, bravo , exelent.
    Vertet pordhestat qesharake te aktoreve te serialit *koncert ne vitin 1936* qe luan nga nje seri te atij filmi cdo te enjte jane pordhestat me qesharake dhe mjerane qe jane bere ndonjehere ne Shqiperi dhe Erjoni doli me i forte me keto pordhesta qe i lejoi disa trushplare bushkolas kokpalare morragjinj te kurbinit nen dirigjimin e kryebanditit Sali lush kaptinkali te bejne nje shfaqje te shemtuar qe largon cdo dite dhe ato pak mbedhtetes qe i kane mbetur foltores. Dalja e psikopates , shpifarakes plakes gerdalle gruas me te urryer ne planet per shqiptaret tallagjares Adriana nockederrja cdo jave me klithma delirante halucionante histeriko lajthito mentale e ka bere sheshin para bashkise nje pjese te neveriteshme per qytetaret sa dhe 6 ditet e javes njerzit e shmangin ate zone se mos marrin ndonje morr apo infeksion nga pislleku qe le kjo bande ne ate zone te infektuar tashme nga trushplaret kokpalare morragjinj te kurbinit dhe nga mjekrra gjithe morra e bajlozit te vicidolit priftit pastor pa veladon te foltores Dorian telit barkderri.

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2024 at 5:07 am

    Perpara Adriana!Pisqollen ne koke!Ti je Azem Hajdarja diteve te sotme.

    Reply
  • ATSH says:
    September 14, 2024 at 6:48 am

    Po po Lorenc, pirdh se lirohesh . Rama nuk e leshon Veliajn , prandaj krijoi edhe komision per SPAK me ne krye legenin Xhafa . Veliaj sot duhet te ishte ne arrati si Ahmetaj . Se pse Rama ka vendosur te mos leshoj Veliajn (te pakten publikisht) ate na thuaj . Veliaj pesoi fatin e Lulit , nuk u ngrit dot mbi nivelin e servilit ndaj Rames . Keshtu kane perfunduar gjithe bythelepirsit . Tashme eshte karte e djegur .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 14, 2024 at 7:49 am

    GABIM ATSH!
    SHUMË-SHUMË GABIM.
    L.BASHA ËSHTË I PAKRAHASUESHËM ME ERION PLEHUN.
    L.BASHA ËSHTË PUNËTOR.
    GJITHË POPULLI ËSHTË KRAH TIJ.
    7×7=42!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?