Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lavdia e OVP të LANÇ do të rikthehet tek ata që e meritojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Lavdia e OVP të LANÇ do të rikthehet tek ata që e meritojnë
opinion

Lavdia e OVP të LANÇ do të rikthehet tek ata që e meritojnë

Published: April 2, 2026
Shpërndaje

Nga Bashkim Koçi

Ka një ironi të hidhur në kohët tona: Sa më e madhe të jetë lavdia e një organizate, aq më të vegjël duken ata që përpiqen ta sundojnë atë për interesa personale.

Dhe kjo ironi e hidhur ka zënë vend në OVP të LANÇ, gjë që e ka bërë atë të jetë, jo ajo që e kanë drejtuar figura të shquara dhe me reputacion të padiskutueshëm në opinionin e anëtarësisë, por edhe në sy të popullit, i cili ka parë dhe shikon tek kjo Organizatë një amanet të lënë nga 70 mijë partizanë që morën pjesë me armë në dorë në luftë kundër pushtuesit, por dhe të 28 mijë dëshmorëve, shumica djem dhe vajza të moshës së rinisë.

- Publicitet -

Kujtojmë se në këto 68 vjet të ekzistencës së OVP të LANÇ, e kanë drejtuar ish komandantë e komisarë me emër të lavdishëm si Beqir Balluku, Pirro Dodbiba, Shefqet Peçi, Adnand Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini dhe së fundmi debatikasi Prof. Dr. Hulusi Hako.

Pikërisht këtu nisi të shfaqet oreksi i disa individëve me moral të dyshimtë, të cilët bëmat e tyre, nga ato që ua kanë llangosur figurën me llum e baltë, filluan
me plan të programuar për të marrë frenat e Organizatës, të pastronin krahët nga njerëzit e ndershëm të cilët rrezikonin pozicionet e uzurpuara dhe  më tej akoma të zhbënin reputacionin dhe autoritetin e saj duke ofruar rreth vetës njerëz servilë, me formim të ulët kulturor por më së shumti të individëve që nuk i lidh asgjë me Luftën ANÇ.

Këta të fundit, pra drejtuesit anonimë
dhe pa histori familjare që të mund të jenë pjesë e OVP të LANÇ, qëndrojnë dhe disa vazhdojnë të jenë në strukturat e Organizatës, në mos edhe të bëjnë ligjin sipas udhëzimeve që u vijnë nga
ustallarët që janë në krye, nga uzurpatorët.

Kur thamë pak më lart se puna e parë, e që vazhdon ende nga ata që kanë marrë frenat e OVP të LANÇ, ishte pastrimi e njerëzve idealistë, të lidhur me Luftën, e gjetën rastin që të largonin nga drejtimi edhe Kryetarin e Komitetit Kombëtar, Prof. Hulusi Hakon.

Denigrimi i kësaj figurë emblematike, ndër të fundit që është gjallë dhe me aftësi të padiskutueshme mendore, fizike
dhe organizuese, do të mbetet gjatë në historinë e Organizatës.

Vetëm për të realizuar qëllimin, pra ta largonin Prof. Hulusi Hakon nga kreu i OVP të LANÇ, arritën deri aty sa shpifjet, fjalori i ulët etj. ua kaloi edhe kampionëve të rrugës, pra të atyre që na bëjnë të kthejmë kokën dhe të mbyllim veshët kur na vjen rasti të përballemi me ta.

Veç denegrimit dhe përbaltjes arritën deri aty sa ta linin jashtë zyrës. Po si? Duke i ndërruar bravën derës. Nuk e di ç’emër t’u vësh këtyre veprimeve, por është pak të thuash rrugaçëri.

Por le të dalim tek emrat konkretë, se cilët janë këta dy banditë të cilët kanë vënë përpara armatën e madhe të OVP të LANÇ. Kryesorët janë vetëm dy: Veli Myftari dhe Idajet Beqiri dhe që të dy përfaqësojnë figurat më të përlyera, nga ata që jo vetëm duhet të largohen me ceremonisi uzurpatorë, por edhe të japin llogari për dëmet që i kanë sjellë Organizatës, e cila mban titullin
e lartë “Nderi i Kombit”.

Ajo që ata i rëndon në mënyrë të pariparueshme është fakti se janë dy
burgaxhinj. Dhe kur në krye të saj vendosen dy hajdutë, kontrasti bëhet jo vetëm i dukshëm, por edhe i dhimbshëm.

Një organizatë që meriton fjalën “lavdi” nuk është thjesht një strukturë. Ajo është një simbol. Një histori sakrifice. Një dëshmi e përkushtimit të njerëzve që kanë luftuar e punuar punuar pa
zhurmë, shpesh pa shpërblim, por me bindjen se po ndërtonin diçka më të madhe se vetja.

Por kjo madhështi bëhet e brishtë kur drejtimi i saj u besohet njerëzve pa integritet, ashtu si emrat që përmendëm, Veli Myftari e Idajet Beqiri.

Këta dy figura që mbajnë mbi vete llum e baltë nuk janë domosdoshmërisht figura që lëvizin në errësirë. Përkundrazi, ata shpesh janë shumë të dukshëm. Flasin bukur, premtojnë shumë, dhe mbështillen me petkun e patriotizmit apo të përgjegjësisë publike.

Por pas kësaj fasade fshihet një etje e pangopur për përfitim. Ata nuk ndërtojnë, ata konsumojnë. Ata nuk mbrojnë, ata shfrytëzojnë. Në vend që të nderojnë historinë e organizatës së VP të LANÇ, ata e përdorin atë si trampolinë për interesat e tyre. Në vend që të shtojnë vlera, ata i zhveshin ato një e nga një.

Dhe më e rënda është se përpiqen ta normalizojnë këtë sjellje, sikur lavdia të ishte një dekor që mund të vishet nga kushdo, pa meritë.

Por e vërteta është kokëfortë. Lavdia e LANÇ nuk është një maskë që mund të mbahet pafundësisht nga ata që nuk e meritojnë. Ajo ka kujtesë. Ajo i përket atyre që sakrifikuan, jo atyre që përfitojnë. Dhe çdo përpjekje për ta deformuar atë përfundon në zbulim dhe në rënie.

Shoqëria mund të heshtë për një kohë, por jo përgjithmonë. Sepse kur lavdia e partizanëve, e dëshmorëve përdhoset, lind një nevojë e natyrshme për drejtësi. Dhe në atë moment, këta të dy sado të fuqishëm të duken, mbeten thjesht ajo që janë: uzurpatorë të përkohshëm të një trashëgimie që nuk u përket.

Lavdia nuk u bindet njerëzve të ligj, të zinj në shpirt dhe që mund të flijohen për një karrige. Ajo pret, duron dhe në fund rikthehet tek ata që e meritojnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sul Koburja says:
    April 3, 2026 at 4:58 pm

    Ore tarrallake ka 81 vjet qe ka mbaru lufta,ku ka me veterane te gjalle.A merni pare si Organizate,me siguri po.O shtet mos jep me para publike kot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?