Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë dhe kritikon Perëndimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë dhe kritikon Perëndimin
AktualitetBote

Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë dhe kritikon Perëndimin

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se plani i propozuar për paqen në Ukrainë, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, të ishin të dyja “jo realiste”.

Lavrov foli pas një jave diplomacie intensive globale gjatë mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërore në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kërkuan të përforcojnë mbështetjen për Kievin ndërsa lufton agresorin rus.

“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi. “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.

- Publicitet -

Ai tha se konflikti do të zgjidhej në fushën e betejës nëse Kievi dhe Perëndimi do të mbanin atë qëndrim. Lavrov shtoi se Moska u largua nga marrëveshja e grurit sepse nuk ishin realizuar premtimet e bëra Rusisë, mes tyre heqja e sanksioneve ndaj një banke ruse dhe rilidhjen e saj me sistemin global SWIFT.

Ai tha se propozimet e fundit të Kombeve të Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen e eksportit për produktet bujqësore ukrainase ishin “thjesht jo realiste”.

Lavrov tha se do të vizitojë Phenianin muajin e ardhshëm për të vazhduar negociatat pas marrëveshjeve të fundit të bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në Moskë.

Lavrov denoncoi Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin të shtunën si mbrojtës të interesave vetjake të një strukture të fuqisë ndërkombëtare në rënie, por ai nuk diskutoi luftën e vendit të tij në Ukrainë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB- së, raportojnë mediat e huaja.

“SHBA-ja dhe kolektivi i vet perëndimor, po vazhdojnë të nxisin konflikte me të cilat ndajnë artificialisht njerëzimin në blloqe armiqësore dhe pengojnë arritjen e qëllimeve të përgjithshme. Ata po bëjnë çfarë po munden për të parandaluar formimin e një rendi të vërtetë botëror shumëpolar. Po mundojnë ta detyrojnë botën të luajë sipas rregullave të tyre egocentrike”, ka thënë Lavrov.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 shtator 2026
  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?