Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
AnalizaKronike

“Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

Published: July 12, 2026
Shpërndaje

Fondacioni ndërkombëtar “Avokatët për Avokatët” (Lawyers for Lawyers) shprehu shqetësim për kërcënimet publike të Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ndaj avokatit Gentian Sejrani dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të tërheqin deklaratat e tyre, duke garantuar pavarësinë e profesionit të avokatit.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare, fondacioni joqeveritar tha se reagimi i ministrit më 4 korrik erdhi pasi Sejrani bëri publike pretendimet e njërit prej klientëve të tij për dhunë policore gjatë ndalimit.

“Këto kërcënime, që kërkonin ndjekje penale dhe procedura disiplinore, duket se lidhen drejtpërdrejt me përfaqësimin ligjor të zotit Sejrani ndaj protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të vazhdueshme të ‘Revolucionit të Flamingove’,” thuhet në reagimin e fondacionit.

- Publicitet -

Sejrani, avokat dhe drejtor ekzekutiv i organizatës Drejtësi Sociale, ka përfaqësuar dhjetëra protestues të arrestuar ose të ndaluar që nga fillimi i protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, të cilat më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi, ai i përcolli medias dhe Avokatit të Popullit pretendimet e një klienti për keqtrajtim gjatë paraburgimit, duke kërkuar hetim të rrethanave të rastit.

Sipas fondacionit, deklarata e ministrit Lamallari në Facebook, ku ai i cilësoi pretendimet e avokatit si të pabazuara dhe paralajmëroi pasoja disiplinore dhe penale ndaj tij, përbën një shqetësim serioz pasi e shënjestron avokatin për shkak të ushtrimit të detyrës së tij profesionale.

“Pas deklaratës së Ministrit, Z. Sejrani ka qenë shënjestër e sulmeve të shumta shpifëse dhe abuzive në mediat sociale,” thuhet në reagim.

Fondacioni thekson se pavarësia e profesionit të avokatit është një element thelbësor i shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Pavarësia e profesionit ligjor dhe aftësia e avokatëve për të kryer detyrat e tyre profesionale të lira nga çdo formë frikësimi është parësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit,” thuhet në deklaratë.

Në përfundim, “Avokatët për Avokatët” u kërkojnë autoriteteve shqiptare të tërheqin publikisht kërcënimet ndaj Sejranit dhe të garantojnë që ai të mund të ushtrojë profesionin e tij pa frikën e ndëshkimit apo hakmarrjes.

Nensi Bogdani – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • K O R C A says:
    July 12, 2026 at 6:45 pm

    Pordhet e perditeshme te gazetes Dita , per te kerkuar me lente zmadhuese , lajm aty ku nuk ka asgje !

    Reply
  • Petrit vasili says:
    July 13, 2026 at 8:16 am

    Avokatet kane shkelur parimin themelor te mbrojtjes ligjore te klienteve jane bere ura e korrupsionit me prokuror e gjykates. A V O K E T E R jini bere pale me krimin.

    Reply
  • Arbeni says:
    July 13, 2026 at 10:23 am

    Avokatët shqiptarë janë të gjithë monstra e hiena të ndyra.Janë mashtrues e hajdutë në shumë raste të shumave të parave të fituara nga klientët e tyre.Rasti i fundit ishte në Vlirë ku një avokat i quajtur Delo Meçani nuk i dha familjarëve të një gruaje e cila vdiq si rezultat i rënies në tokë të një linje elekktrike.Gjykata vebdosi që t’i japë familjes 30 milion lek të vjetra.Një pjesë do t’i merrte edhe Delo delenxhiu,por ky maskara i plrvetësoi të gjitha për veten e tij.Ai u diskreditua nga emisiini STOP dhe Shifeni në gjyq por përsëri nuk i ka kthyer paratë familjes që bashkshorti ngeli pa gruan dhe fëmijët pa nënën e tyre.Eni Çobani i tha se a ke dokument që klto para ja ke dorëzuar klientit në bazë të lugjit me bankë ?Ja kam dhënë kesh deklarii avokati qelbësirë.Di plrgjigjesh ligjërisht i tha avokatia nqse nuk e likujdon familjen me një dokument ligjor.Pra si ky Delo delenxhiu janë të gjuthë avoleshët,nioterët,prokurorët ,gjykatësit e përmbaruesit në vëndin tonë.Kam patur një rast vet me një avokate në Vlorë që prej 3 vjetësh nuk më kthente 5000 lekë të reja.Gjithminë më gënjente shurra e mutit.Nuk ishin shumë,por për sedër nuk doja t’ja lija qekbësirës.Kur vija për pushime në Vlorë shkoja e takoja për paratë,oor gjithmonë më mashtrinte jo sot e jo nesër dhe fshihej nuk vinte në zyrë.Herën e fundit e mira në telefon dhe e shava mbarë e prapë.Më tha do të hedh në ghyq.Të më rruash trapin.Ti je mashtruese dhe do të të diskreditoj,mbaje mënd i thashë.Takiva kryetarin e dhomës së avokatisë Vlorë një djalë i nrekullueshëm i cili me tha duke qeshur.Ajo po mbanë varur shumë qytetarë për dhjetra mijra euro ti thua 50000 kekë të vjetra.Nuk ja fall për inat.Do ta marrë në telefon më tha por është e kotë se nuk e detyroj dot.I shkruajta një Email zyrës së nioterisë kombëtare në Tiranë ku u tregija kalvarin me avokaten qelbësirë.Si duket ata e morën në telefon dhe i thanë të më kthente paratë.Ndyrësira më mori vet në telefon dhe më tha hajde të marrësh paratë e tua.Oyetja që më blri ishte kush të mësoi të ankoheshe.Askush i thashë di vet se si të të diskreditoj ty që je grua e pacipë.Të kutem mos e vazhdo ankesën se do më hapësh probkeme.Në të sat ëme të shkosh i thashë.U bë si muti dhe gati plr të qare.Oi e heq ankesën i thashë,por ti nuk ndryshon.Edhe ky avokati që mbron terrioristët e sali malokut që godasin me gurë në kokë policët në detyrë,që shkatërrojnë makinën e policisë,që thyejnë xhamat dhe shkatërrojnë dyert e komisariatit 3,është njësij terrorist si ara që mbron maskarai.Pa le të giditet një polic në Amerikë e shikon se çe gjen qytetarin,ha pkumbin kokës.Polucët tanë duhet t’ju fërkojnë kokën kirbave të saliut

    Reply
    • Aldrin says:
      July 13, 2026 at 1:09 pm

      o cope idioti, ne kete rast behet fjale kur avokati ka dale per te mbrojtur klientin.
      Tere keto idiotesite e tua i dine te gjithe.
      Ketu jane hajdute qe nga Avokati, Prokurori, Gjykatesi, Polici, arketaret e Shtetit, zyrat, Bashkite, drejtoret,
      Ndersa kermat e Parlamentit, Ministrat dhe Kerministri jane hajdute te nivelit tjeter.
      Nuk merren me 50 mije leket e tua te qelbura, po me qindra miliona euro.
      Ndaj mbylle ate buce, se je jashte teme,, copa hajvanesh

      Reply
  • demo says:
    July 13, 2026 at 3:51 pm

    Pa hyre ne pergjithsime,se ka edhe te ndershem,por avokatet jane shnderruar ne hiena te drejtesise.Jane kthyer ne seksere te krimit dhe korrupsionit.I tille eshte rasti i Avokatit ne Kruje,qe shantazhoi me maredhenje intime gjykatesen e Krujes dhe liroi nga burgu gjithe banden e Durresit.Rasti i avokates se familjeve te viktimave te Otrantos,qe pervetsoi shperblimet e Shtetit Italjan per Familjaret,rasti i hajdutit Arben Llangozi i denuar nga Gjykata e Elbasanit me Vendim te formes prere per vjedhje te bisnesit te kunatit,,Sot eshte paisur me licence avokati dhe sulmon Prokuroret dhe Gjykatesit e pakompromentuar,qe japin denime te sipas Ligjit,pa komproimis me krimin dhe korrupsionin.
    Ju qe mbroni bandatr e krimit,droges dhe korrupsionit,.Ju avokate qe mbroni Sali Berishen,Ilir Meten,Erion Veline,Belinda Ballukun dhye kete Edi Ramen kur te prangoset,,kurre nuk mund ta beni te zezen te bardhe me kalambure ligjesh dhe makinacione procedurash,te drejtat e njeriut dhe te drejtat e hajduteve dhe krimineleve,per Ato parate tuaja te qelbura,qe kullojne gjak..Pandeshkushmeria ka marre fund.
    Avokate te krimit dhe korrupsiuonit.Jui jeni kanceri drejtesise!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?