Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë
Kryesoreopinion

Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Published: July 4, 2026
Shpërndaje

11 organizata dhe shoqata shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku shprehin mbështetje për protestat qytetare që kanë vijuar prej më shumë se një muaji dhe dënojnë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Nismës i është bashkuar edhe shkrimtarja Lea Ypi, e cila e ka publikuar letrën në rrjetet sociale. Në reagimin e tyre, organizatat theksojnë se protestat paqësore përfaqësojnë një shoqëri civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar, duke i cilësuar ato si një shprehje të demokracisë në veprim dhe të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të kërkuar llogari nga institucionet.

“Në protesta marrin pjesë të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, të cilët kanë dalë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye dënojmë me forcë çdo formë dhune, frikësimi apo represioni ndaj protestuesve paqësorë”,thuhet në letër.

- Publicitet -

Në dokument renditen katër kërkesa kryesore drejtuar qeverisë shqiptare:

  1. Transparencë të plotë për ligjet, vendimet dhe kontratat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore.
  2. Llogaridhënie për shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, me konsultim publik dhe mbikëqyrje parlamentare.
  3. Mbrojtjen e interesit publik si parim themelor në politikat e zhvillimit ekonomik.
  4. Nisjen e një dialogu të vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe protestuesit.

Letra është firmosur nga UKAP Foundation, Kosovar Albanian Youth Against Violence, British Albanian Culture & Arts Association, Edinburgh University Albanian Society, Albanian Book Lovers Culture Club, Cambridge Uni Albanian Society, LSE Albanian Society, Diasporas Speaking, UCL Albanian Society, Successful Mothers dhe Gjurmë Iliriane.

LETRA E PLOTE:

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë,

Ne, shoqatat dhe bashkësitë shqiptare të themeluara dhe me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri dhe dënojmë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Protestat e përditshme paqësore po shpalosin thelbin e një shoqërie civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar. Mijëra qytetarë shqiptarë, ndër ta të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, kanë dalë në rrugë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet e shtetit.

Këto protesta janë shprehja më e pastër e demokracisë në veprim, e drejta kushtetuese dhe demokratike e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe për t’i kërkuar llogari institucioneve shtetërore.

Është pikërisht për këtë arsye që dënojmë me forcë çdo formë të dhunës, frikësimit apo represionit ndaj protestuesve paqësorë.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh kërkesat thelbësore të lëvizjeve protestuese, të cilat kanë të bëjnë me:

Transparencën e plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që prekin mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës, duke përfshirë projektet që ndikojnë në zonat e mbrojtura, lagunat bregdetare dhe ekosistemet ujore të vendit;

Llogaridhënien e institucioneve publike lidhur me shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, duke garantuar se çdo vendim i tillë i nënshtrohet shqyrtimit publik, konsultimit paraprak dhe mbikëqyrjes parlamentare;

Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor dhe i panegociueshëm në çdo politikë zhvillimi ekonomik, duke refuzuar modele që i japin prioritet interesave private të ngushta ndaj të mirave kolektive të shoqërisë;

Dialogun e vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese.

Me respekt dhe me shpresë,

UKAP Foundation

Kosovar Albanian Youth Against Violence

British Albanian Culture & Arts Association

Edinburgh University Albanian Society

Albanian Book Lovers Culture Club

Cambridge Uni Albanian Society

LSE Albanian Society

Diasporas Speaking

UCL Albanian Society

Successful Mothers

Gjurmë Iliriane

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    July 4, 2026 at 7:48 pm

    Kushdo mbeshtet Protesten dhe shporrjen e Edvin Rames kryeminister,eshte i mirepritur.

    Reply
  • Moj kasolle... says:
    July 4, 2026 at 10:01 pm

    Pikat jane te drejta por…….. keta kerkojne pushtet ne tavoline, si i behet???? Keshtu qe je pak e vonuar zonje, keta e duan “te rruar” i thoshin muabetit perpara…

    Reply
    • K R says:
      July 5, 2026 at 6:41 am

      Zgjedhje te reja dhe e shofim kush e ka me lesh
      Pse ka frik kllouni Shurrelit?

      Reply
  • Robin Hudi says:
    July 5, 2026 at 12:56 am

    Ç’eshte kjo, mo?!
    Ç’pune ka kjo marksiste-komuniste te dale perfaqsuese e ca organizatave shqiptare ne MB ?

    Reply
  • prehistoriku says:
    July 5, 2026 at 2:50 am

    Bashkohuni Lea
    Gjith te.majtet real
    Dhe shporreni palacon

    Reply
  • E says:
    July 5, 2026 at 8:13 am

    Keto organizatat , nuk mbushin asnje salle teatri me antare. Tani e hongri Rama.

    Reply
    • K R says:
      July 5, 2026 at 9:20 am

      Po ti me tellall i hajdutit
      Ça zorre ke t lidhur me Ramen?

      Ke dhe ti vilë n Dhërmi ngjit me Belën?

      Cop skllavi, mjeran

      Reply
      • Vrojtuesi says:
        July 5, 2026 at 11:12 am

        Me siguri o KR, domethënë KAR, vetë Rama do të ketë lidhur me gojën tënde zorrën e bythës dhe e shkarkon aty atë që s’thuhet .

        Reply
  • demo says:
    July 5, 2026 at 11:55 am

    Deri dje banoret e Myzeqese o do votonin Bela Ballukun dhe Zeqinener,o do votonin Luan Bacin me Saimir Koreshin,qe jane njesoj maskarenj .Protesta i rrezoi keto alternativa.Ka Alternativa te tjera.Kesaj i trembet Edi Rama,prandaj nuk pranon Zgjedhje te parakohshme si Kosova dhe gjithe Bota Demokratike.
    Hidhu ne zgjedhje ta shohesh sa te vlen lekura.S`kA me gogoli Berishe,qe te mbajti ne pushtet tyja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?