Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lefter Koka për herë të parë në gjykatë: S’më bëri politika biznesmen, e vërteta do triumfojë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lefter Koka për herë të parë në gjykatë: S’më bëri politika biznesmen, e vërteta do triumfojë!
KronikeKryesore

Lefter Koka për herë të parë në gjykatë: S’më bëri politika biznesmen, e vërteta do triumfojë!

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë në sallën e gjyqit, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dëshmuar këtë të enjte (6 korrik) duke mohuar të gjitha akuzat dhe përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ish ministri pretendon se akuzat e Prokurorisë janë ‘idiote’, ndërsa përmend shpesh në dëshminë e tij të “vërtetën” e cila sipas tij do të triumfojë.

“Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.”- thotë Koka.

- Publicitet -

Gjyqi i parë në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ish ministrin të pranishëm ka filluar që prej orës 09:00 të mëngjesit dhe ende vijon. Lefter Koka nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexoi konkluzionet përfundimtare për inceneratorin e Elbasanit.

Aktualisht është kërkuar pushim pas dëshmisë së Kokës dhe pritet që fjalën ta ketë edhe ish deputeti socialist Alqi Bllako. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

Në pjesën e parë të mbrojtjes, Lefter Koka është përqendruar tek akuza e shpërdorimit të detyrës, duke ia kaluar përgjegjësinë Këshillit të Ministrave.

Avokati i tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjetikës, Mjedisit dhe Drejtësisë.

“Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit. Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit. Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera. Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, 8 pajisje pc të Klodian Zotos janë sekuestruar, 11 institucione bankare, dy pajisje pc brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat”.-tha avokati.

Më 18 maj, Prokuroria e Posaçme paraqiti në gjykatë pretencën ndaj të akuzuarve për incineratorin e Elbasanit. Organi i akuzës ka kërkuar nga dhjetë vjet burg për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 4 vjet heqje lirie për ish deputetin Alqi Bllako.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit në përfundim të procesit gjyqësor, duke u dënuar përkatësisht me 6.8 vjet heqje lirie për Kokën, Mërtirin e Zoton dhe 2.8 vjet burg për Alqi Bllakon.

Dënime me nga 4 vjet u kërkuan edhe për ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar si ish anëtarë të komisioneve të tenderit të incineratorit. Në pretencën e prokurorisë u kërkua edhe konfiskimi i dy kompanive ‘AlbTech’ dhe ‘Integrated Technology SHPK’ si dhe i 8 apartamenteve. SPAK kërkoi që ish ministrit Lefter Koka ti konfiskohen 3 pasuri përfshirë kantinën në Durrës ndërsa avokatët do të flasin më 1 qershor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH
  • Finlanda u ofron beqarëve nga e gjithë bota një udhëtim falas për të gjetur dashurinë

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?