Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Leku i fortë dhe rritja e normave të interesit, BSH me kapital negativ për herë të parë në 20 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Leku i fortë dhe rritja e normave të interesit, BSH me kapital negativ për herë të parë në 20 vjet
AktualitetEkonomi

Leku i fortë dhe rritja e normave të interesit, BSH me kapital negativ për herë të parë në 20 vjet

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Forcimi i Lekut dhe rritja e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar të japin një ndikim negative në bilancin e Bankës Qendrore. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, niveli negativ i rezervës së rivlerësimit në bilanc në fund të muajit maj ka arritur në -35.6 miliardë lekë, nga -26.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Thellimi i pozicionit negativ të rezervës ka bërë që në muajin prill 2023 kapitali i Bankës së Shqipërisë të bjerë në vlera negative për herë të parë, të paktën për 20 vitet e fundit të mbuluara nga seria e statistikave. Në fund të muajit maj, kapitali i Bankës së Shqipërisë ishte negativ në vlerën e 2 miliardë lekëve.

Zhvillimet e lidhura me forcimin e Lekut dhe me zhvlerësimin e portofolit të titujve, nga rritja e normave të interesit, bënë që Banka e Shqipërisë ta mbyllte vitin e kaluar me një rezultat financiar negativ në vlerën e 17.65 miliardë lekëve dhe me humbje gjithëpërfshirëse në vlerën e 31.2 miliardë lekëve.

- Publicitet -

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që Qeveria emeton tituj të borxhit me normë interesi të tregut për të mbuluar vlerat negative të rezervës së rivlerësimit. Sipas informacionit në bilancin e audituar të Bankës së Shqipërisë, besohet se qeveria shqiptare ka emetuar përsëri tituj boxhi për të mbuluar humbjet e reja Bankës së Shqipërisë, brenda muajit prill të këtij viti.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për “Monitor” se humbjet në bilanc janë pasoja kalimtare dhe nuk e cenojnë aspak aftësinë e bankave qendrore për të përmbushur mandatin e tyre.

Ai nënvizoi se normalizimi i shpejtë i qëndrimit të politikës monetare në vitin 2022 solli rezultate financiare negative në bilancin e shumë bankave qendrore, si Banka Qendrore Europiane, Banka Qendrore e Gjermanisë, Banka e Anglisë, të bankave qendrore të rajonit, përfshi dhe Bankën e Shqipërisë, etj.

“Në praktikë, kjo dukuri ndodh në periudhat e rritjes së shpejtë të normës bazë të interesit, si pasojë e rënies së çmimit te letrave me vlerë që bankat qendrore mbajnë në bilancin e tyre në funksion të zbatimit të politikës monetare, ose në periudhat e forcimit të kursit të këmbimit, si pasojë e rënies së vlerës në monedhën kombëtare të rezervave valutore që bankat mbajnë në bilanc në funksion të mbështetjes së politikës monetare dhe të stabilitetit financiar. Në rastin e Shqipërisë, duket se të dy këta faktorë kanë kontribuuar në një rezultat financiar negativ për vitin 2022, si pasojë e thellimit të tepricave negative të Rezervave të Rivlerësimit të Valutave dhe të Titujve. Më konkretisht, rritja e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare ka zhvlerësuar asetet e Bankës së Shqipërisë, pjesë të Rezervës Valutore për fundin e vitit 2022, ndërsa forcimi i kursit të këmbimit ka ulur kundërvlerën në lekë të rezervës tonë valutore,” tha Sejko.

Sipas tij, ndikimi i këtyre politikave në bilancin e Bankës së Shqipërisë prodhon edhe kosto kalimtare negative, por ato janë kalimtare, sepse burojnë nga parime kontabiliteti dhe jo humbje finale të aseteve. Këto kosto rikuperohen gradualisht me kalimin e kohës dhe riinvestimin e aseteve me norma më të larta interesi.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?