Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë, kryeqytetin grek, Athina. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”.
Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.
Kryeministri do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpunëtorë të tij, ministra e deputetë.
Vizita e tij, ka ngritur në këmbë autoritetet greke, ku nën masa të rrepta sigurie me 1000 punonjës policie, do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi. Stadiumi Galatsit është “sterilizuar” nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe po monitorohet dhe ka akses të kontrolluar. Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.
Kryeministri Rama i cili ka folur për median greke Kathimerini këtë të diel, u shpreh se kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e konsideron si një mik të mirë dhe që e respekton shumë.
Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama. Rama do të ketë edhe një takim me strukturat e degës së PS në Athinë ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.
Veç fjalimeve, në ngjarje do ketë edhe pjesë spektakli, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka e Noizy. Pas Athinës Rama do të vijojë turin e takimeve me shqiptarët në mërgim në Milano, Londër dhe Duseldorf.
j.l./ dita

trazoje greqiren me ca te verteta qe nuk zihen me goje, falendero edhe arvanitasit e camerine per trimerine e tyre, do llape me vete greqira dhe pastaj bota do shohe surratin e vertete te greqires se do bien maskat. Dikur bere buje ne Beograd tek serbolja kur ua the troc se Kosova eshte e pavarur, tani rradhen greqira
Mora rrugen per Janine,
per ta trazuar ca Greqine,
(nje bust te Micotaqis plakut si ne Dervican,
do tu kerkoj leje te ngre ne Athine po me lan)
pastaj mbare e prape hapur do t’ju referoj,
si e kam shpopulluar Shqiperine tu tregoj,
si kam arritur Shendetesine falas do ju rrefej,
se si varferine e kam zhdukur fare do ti genjej,
per ato 300 000 vendet e punes qe ju premtova,
e si 4 fish pastaj per Azil neper Europe dergova,
kur te mbaroje referimin e te kthehem ne Shqiperi,
tere emogracioni shqiptar ne Greqi pas meje do vij,
per ta shijuar LIVE Rilindjen tone te premtuar,
kete qeverisjen time e Ballukes per ta provuar.