Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, flet gruaja: Isha në makinë me të, fëmija pa çdo gjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, flet gruaja: Isha në makinë me të, fëmija pa çdo gjë
KronikeLajmi i fundit

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, flet gruaja: Isha në makinë me të, fëmija pa çdo gjë

Published: May 12, 2024
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri që u regjistrua dy ditë më parë në Greqi, ku u ekzekutua 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi dhe u plagos gruaja e tij Katerina Beqo.

Kjo e fundit ka rrëfyer për mediat vendase çaste nga ngjarja e rëndë, ato që ajo arrin të kujtojë pak para atentatit. Beqo ka treguar se Brahimi kishte pak kohë që kishte shkuar në Greqi për të fesuar Pashkët, ndërsa ajo nuk ishte në dijeni për vizitën e tij.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë”­­, ka thënë ajo.

- Publicitet -

Duke përshkuar momentet pak para atentatit ajo thotë se i pranishëm ishte dhe fëmija i tyre i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.

“Isha në makinë me të, por nuk e mbaj me se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina. Fëmija pa gjithçka. Tani atë e ka mamaja ime, ndërsa unë rri në shtëpi  dhe nuk jam aspak mirë”, ka thënë ajo.

Roan Brahimi ishte një emër i dëgjuar për policinë. Dyshohet se autorët kishin kohë që e vëzhgonin dhe ditën e atenatit e kanë joshur me anë të një vendi parkimin. Dyshohet se 32-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë dhe kishte një tjetër familje në Shqipëri. Sakaq autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.  E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?