Nga Adrian Thano
Im bir më tregoi sot komentet poshtë shkrimit tim këtu në Tema, një opinion i thjeshtë, skeptik ndaj entuziazmit për fjalimin e Kryeministrit në Uashington.
Sharjet nuk më shqetësojnë. Jam mjaftueshëm i bindur në atë që shkruaj. Ajo që më bëri të ndalem ishte diçka tjetër. Te disa kishte zhgënjim të sinqertë: Si ka mundësi që unë, një kritik i Sali Berishës prej gati 30 vitesh, të “shaj” Edi Ramën?!
“Je bërë me Berishën. Rama kaq kishte në dorë kaq bëri” – ishte fryma e reagimeve për fjalimin e brohoritur.
Por ne kemi brohoritur edhe më parë. Brohoritëm dikur në Beograd për një fjalim që dukej po kaq “i fortë”. Rezultati? Ata që nuk brohorasin shumë lëvizën të tjera fije. Sot në Hagë gjykohen krerët e UÇK-së.
Brohorasim sa herë Kryeministri “i tërbon grekët” me ndonjë deklaratë në media. Por ndërkohë, çështjet strategjike me Greqinë, vazhdojnë rrugën e tyre, zakonisht jo në favorin tonë
Duhet të mësojmë ta ndajmë emocionin nga realiteti. Fjalimet frymëzojnë, por interesat shtetërore janë të shtrira në kohë dhe kërkojnë shumë më tepër se duartrokitje dhe eufori. Mbrojtja dhe zhvillimi i tyre nuk janë çështje talenti filologjik që Kryeministri e ka me shumicë. Janë çështje force institucionale, strategjie afatgjatë, punë shërbimesh inteligjente, vendimmarrje ekipesh, negociata larg bliceve, derisa shkojnë drejt një produkti final. Ky shtrihet përpara e pas Ramës, nuk ka të bëj vetëm me të.
Pilërisht ky “finali” na mungon ne. Prej 30 e kusur vitesh. Shkurt, na mungojnë rezultatet.
Gjithsesi, e kam thënë dhe e përsëris. Nëse ai fjalim apo vetë Bordi Trump prodhon rezultat konkret, nëse ndikon realisht në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së apo në ndonjë interes tjetër madhor kombëtar, do jem i pari që do kërkoj ndjesë për skepticizmin tim.
Deri atëherë, ky skepticizëm nuk është armiqësi. Unë e shoh si përgjegjësi, madje si detyrë publike. Nuk ka si të ketë lidhje me ndonjë pozicion partiak.
Në këtë pikë, ku komentuesit e Temës më përmendin Berishën, – dmth u bëra berishist unë, pse i përmenda Ramës, këtë apo atë, mbi të gjitha korrupsionin – dua të ndalem pak më gjatë, duke shpresuar t’i shkohet në fund këtij leximi para se të nisin “sharjet” për mbiemrin.
Në Shqipëri nuk kemi dy pole politike. Kemi një trup të vetëm me dy koka që ushqehen nga i njëjti stomak ekonomik. Sa më shpejt të kuptohet kjo gjerësisht, aq më mirë do jetë për të gjithë. Madje unë besoj se do jetë mirë edhe për vetë ata që e kanë krijuar këtë sistem.
Ai nuk ka rënë nga qielli. Është vizatuar dhe rivizatuar në 1990 dhe në 2008. Tani është ngjyer mirë me bojën e interesave reciproke. Për të mbijetuar, duhet ushqyer publiku me një përrallë që ka dy autorë, por vetëm një qëllim.
Po e them shkurt: Edi Rama nuk e ka kundërshtar Sali Berishën. E ka ortakun më të madh në biznesin e mbajtjes së pushtetit. Jo rastësisht e ka shndërruar në “gogolin” e tij personal. Sa herë që qeverisja fillon e mban erë, sa herë që skandalet financiare nisin e bëhen të padurueshme, ai nxjerr nga sirtari i kujtesës kolektive fytyrën e “të shkuarës”. I thotë atij votuesit që ende beson: “Më shikoni mua, se po nuk isha unë, vjen ky!”.
Kështu, frika nga e kaluara bëhet siguracion jete për të tashmen e korruptuar.
Ata e kanë krijuar vetë këtë rreth vicioz ku nuk ka dalje, sepse të dyja kokat e dinë që nëse bie njëra, tjetra nuk ka më arsye ekzistence.
Këtë e dëshmon shumëçka në Shqipërinë e sotme, madje edhe vetë skenat e fundit që na shiten si ‘revoltë popullore’. Hidhen molotovë natën, mbi mure të ftohta, në zyra ku nuk ka njeri. Kjo dhunë “estetike” nuk synon të rrëzojë pushtetin, por synon të mbajë gjallë iluzionin e një lufte që nuk ekziston.
Sepse në prapaskenë rregullat e lojës mbeten prej çeliku. Ato kanë të bëjnë me pushtetin real, pushtetin ekonomik. Ky pushtet në Shqipëri nuk është as i majtë, as i djathtë. Është thjesht fitim.
Oligarkia që lindi nën njërën kokë, sot është rritur me tjetrën dhe është bërë oksigjen për të dyja. Janë të njëjtët emra të majmur mirë, të njëjtat financime, leje e licensa që kalojnë në po ato duar. Kjo është simbioza e vërtetë.
Viktimë je ti, jam unë. Edhe vetë ata që vërvitin ‘molotovë’ (çudi sa shpejt lirohen). Edhe polici që e urdhërojnë të qëndrojë mes flakëve.
Kjo është pjesa më e dhimbshme. Njerëzit si ti, që e duan këtë vend, janë burgosur brenda kësaj narrative më shumë se 30-vjeçare. Ushqehen çdo ditë me urrejtjen për “anën tjetër”, pa kuptuar që ato llogore janë gërmuar nga të njëjtët njerëz.
Ata nuk dalin dot përtej gardhit, sepse sistemi u ka instaluar një kujtesë selektive. U kujton krimet e Saliut që të pranojnë vjedhjet e Edit, ose u kujton arrogancën e Edit që të pranojnë marrëzinë e Saliut.
Sistemi mirëmbahet përmes zhurmës. Ndaj në ekrane ditë e natë hidhen e priten shkëndija “revolucioni”, akuza për tradhti kombëtare, heqje zvarrë, kusira, tenxhere, e më the të thashë.
Është një lojë e ulët ku populli bën tifo për njërën kokë, ndërkohë që trupi vazhdon i gëlltit të ardhmen e fëmijëve. Kështu do vazhdojmë derisa ta kuptojmë se nuk po zgjedhim mes dy rrugëve, por po rrotullohemi brenda të njëjtit bark.
Sidoqoftë, prova finale që janë një trup i vetëm, do të vijë nëse një i tretë do të arrijë t’i sfidojë seriozisht. Nuk e di nëse do ndodhë apo kur. Por le ta supozojmë. Nëse një forcë e re politike do arrijë të ngrihet vërtetë si frymë, do të shikojmë se si këta “armiq të betuar” do dalin hapur. Do bëhen bashkë.
Nuk është se nuk e kanë bërë. E bëjnë edhe sot duke u rreshtuar në një front të heshtur kundër SPAK-ut. Por këtu po flas për heqjen e maskës. Do dalin bashkë në një ballkon, në një podium, në një koalicion politik. Hapur. Për të mbrojtur veten nga ndryshimi.
Madje do na thonë pa u skuqur fare se “kështu e kërkon interesi i vendit”.
Do t’u besoni edhe atëherë?
—-
Ky shkrim u botua në gazetën TEMA

Po mire o zotni k/red. ku e di ti qe ato te tjerat institucionale qe pretendon ti nuk i paska bere?? Ja po marr nje shembell te vjeter: i kerkon Greqise te heqe ligjin e luftes,ne shume takime e bisedime zyrtare,institucionale,, por greku nuk do, nuk e ben. Cfare duhet te beje k/min? t’i shpalle lufte? te mbylle kufijte? te nxjerre jashte minoritaret? apo cfare tjeter dreqin s’e di…? Nqs ti qe ngre problemin e di se cfare, thuaje ta dime edhe ne edhe k/min te beje cfare nuk ka bere sipas teje..Se te besh kritizerin populistin eshte e lehte fare.Dhe ata qe te lexojne mund te pyesin : pse e ben ky kete, e kane shkelur ne kallo, i kane prekur interesin, etj se fjalet e bukura sperkatur me ca patriotizem apo principialitet nuk i hane te gjithe, apo jo? Apo te intersojne vetem ata qe e hane sapunin per djath…
Ne lidhje me te tjerat qe shkruan, te ashtuquajturit oligarke, etj, etj., me ben te te pyes : ore ku jetoni ju, ne c’bote? Se kjo bote eshte reale, eshte kapitalizem dhe kapitalizmin e udheheq paraja, nuk ju pelqen ,rrezojeni, beni revolucion me molotove apo pa molotove, si te doni, po me keto hartime meqe ke nje gazete ne dore nje vere ne uje mund te besh..
Edhe nje gje meqe permende Saliun : gjithe keta te tjeret mund te jene hajduta sic thua ti, por Saliu eshte Vrases, po s’te kemi pare te thuash ndonje gje, a te besh namin me artikuj, kunder tij, kunder asaj drejtesie qe e zvarrit me dekada, te besh qofte edhe nje kritike me emer per ata prokurore qe ecin si breshka ne hetime derisa te harrohet fare, te besh parimorin, luftetarin e ndershem, te mos i ndahesh, jo me nje shkrim njehere ne 3 vjet ..Per nje te ndershem per nje parimor, per nje qe nuk pajtohet me te keqen ka prioritete , ka hajduta po ka dhe vrases, njeri te merr parate, po tjetri te merr jeten…
ps- nuk e kuptoj pse i fshini, apo i censuroni postimet? edhe kerkon qe te shprehemmi, edhe i hedh ne kosh. Nderkohe qe lejoni postime me sharje e fyerje personale, pikerisht keto nuk duhen lejuar por jo kur tjetri perpiqet te argmentoje ndonje qendrim pa fyer kend qofte edhe kunder vijes se redaksise apo pronarit. Do ta fshini apo censuroni edhe kete ?
Eshte humbje kohe per shqiptaret patriote dhe te ndershem, te vazhdojme te merremi me dy anet e te njejtes TË KEQE.
Ky shkrim pozitiv i gazetarit te ndershem Adrian Thano do te ishte me me shume vlere perpara zgjedhjeve 11 Maj 2025.
Eshte e vertete, partite e reja, per disa arsye te brendshme e te jashtme, nuk krijuan dot nje pol, por edhe Media i luftoi.
E MEGJITHATË, MË MIRË VONË SE KURRË!!!
I nderuar Thano, je bere i bezdisshem dhe lodhshem njelloj si L. Vangjeli. Edhe vertikalo\isht e pata te veshtire ta vazhdoja leximin!
…”ATA NUK DALIN DOT PËRTEJ GARDHIT, SEPSE SISTEMI U KA INSTALUAR NJË KUJTESË SELEKTIVE. U KUJTON KRIMET E SALIUT QË TË PRANOJNË VJEDHJET E EDIT, OSE U KUJTON ARROGANCËN E EDIT QË TË PRANOJNË MARRËZINË E SALIUT”…
Dhe vazhdojnë turmat pa tru, të mos votojnë të rinjtë. Ata, që nuk i kanë asnjë qindarkë borxh, këtij vendi.
Nuk është faji i autorit, se e quajtura gazetë “tema”, është bërë edhe më keq sesa “Zëri i Popullit” dikur…
I perkas atyre komentuesve qe e kam damkosur Ramen qe ne dhjetor 2013 me arrestimin e Xhelal Mziut pati nje skandal te pabesueshem..Ne drejtorine e policise hyne te armatosur Noka me Strazimirin dhe goditen efektivet e policise….Mos harrojme qe Mziu u akuzua atehere me te njejtat akuza si dhe Balluku por kjo pak rendesi…RENDESI KA qendrimi i Edi Rames qe duhet te bente TERMET…se si ka mundesi qe Terroristi Flamur Noka hyn i armatosur ne policine e Rames dhe Ramortja hesht..?
Dhe me e forta Xhelal Mziu jo vetem lirua por dhe mori demshperblime te pabesueshme ne vlere per prishje “imazhi”
_
Jane me dhjetra raste skandaloze qe nga 2013 e kam kritikuar fort Ramen por ne rastin e Thanos ne muajt e fundit qe ka hyre ne “rezonance” me sulmet e Vampirit Viqidolit ndryshon puna…
_
Gestapo e Spak-ut qe nga arrestimi i Tahirit dhe deri te Balluku krahas nje pune rutine te mire me kriminelet e rruges po punon me dy standarte me kriminelet me kollare…Pse nga vargmalet e Usaliut te Marikes nuk eshte prekur asnje dosje kriminale ( pervec gallates me Partizanin) dhe tani me vjedhjet e Rames po behet nje operacjon gjigand nga Spaku i perkrahur nga mediat dhe nga Latifet e Amerikes..pa harruar qe ne Spak ka nje ndikim te pabesueshem NEPERKA ARGITE dhe lobi grek i Vorio Epirit ne WDC.
–
Nese keni harruar i nderuar Thano artikullin tuaj te dates 9 maj 2016 me titull TE TALLESH ME SHQIPTARET ku theksonit qe nga “interferenca” e turboberishistit Donald Lu ne ligjet e Spakut u be e mundur qe te amnistoheshin pergjithmone 21 janari dhe Gerdeci sepse veprimtaria e Spakut do fillonte per “krimet ” ekonomike te pas vitit 2013.
Epilog:
Jam i bindur qe shumica e komentuesve normale apo te ekulibruar nuk e mbrojne e Ramen dhe hajdutet e tij ( te pa provuar deri tani juridikisht) le te denohet maksimalisht Por nese KRIMINELI nr 1 Berisha eshte jaste pranga per krimet te provuara boterisht dhe Hajduti Rama po e con ne Hell ,Spaku me mediat ,me latifet e amerikes..me shtrigen Argite dhe me lobi vorio epirot te perendimit..kjo nuk eshte lufte per drejtesi por per vazhdimesi te shkaterrimit te atij vendi perfundimisht..Keqardhje!
I perkas lexuesve qe nuk e lexojne TemA. Ka qene korrozive ne shume gjera. Kjo s’do te thote qe MB nuk eshte pene e mire. Pastaj atawe Thano quan lexues jane ca pushkatare ne dyluftime qe ndoshta I ka merzitur jeta. Mbaj mend nje shkrimte mire te MB kur u dorezua dhe nuk e pertypi dot darken me ngjala Te Rames me Meten, histori legenesh dhe Jo manover e zgjuar elektorale. Por pastaj TemA dhe pronari u mesuan dhe gradualisht gazeta mu be è palexueshme. Dmth njeriu nuk humb gje te mos lexoje ca gjera te shtypit. Nuk shton doza toksike ne trup6dhe mendje. Ku e kishim llafin ne, tek Thano? Tek ky qe “grricet” me gjigandin. Si Odiseu me emrin “Askushi” we I shpoi syrin cikllopit. Ramen e njeh tere bota. Ne mos nga berja shtet sipas modelit te “telendarizimeve”, Te pakten ngaveshjanjehere allaturka e njehere allafrenga. Ne Bordin e PaqesRama I kerkoi Trampit te beje dicka (?!), sepse prokurori I Hages ishte ai qe ka kerkuar te hetoje deri ne fund sulmon alla berishist te Kongresit amerikan. Jane dy gjera krejt te ndryshme. Por Rama nxorri kete gjetje, se s’kishte tjeter municion. Per Berishen s’kemi te reja. Amerikanet nuk e shesin,se kabere pazare me ca syresh. Po edhe Rama nuk ka interes qe Berisha te gjykohet. Rama eshte njecik me mire se nuk ka vrare njeri, kueshte problemi ketu? Ne qenkemi mire, cfare dalin kot gazetat? Mjaft qe Rama te shpalle ndonje takim andej-kendej si dasmat e arixhijnve dhe pse te qahemi kot. Biles edhe po kushtuan rruget dhe parate I ndan Balluku me mesazhe ne celular c’pune kemi ne me parate e shtetit? Derisa te ngordhe Berisha shteti eshte Edi.
Krejt sakt ne te gjitha aspektet, por me vjen keq o Zoti Kryeredaktor se po kerkon ca si shume nga populli shqiptar. Eshte teper e zorshme per trurin shqiptar te kuptoje qe po u shprehe kunder njerit, pa tjeter i perket atij tjetrit dmth armikut (ou c’fjale e madhe) te ketij qe po kritikon, apo shan. apo djallos . Pseudologjika “O me ne, o kunder nesh” eshte rrenjosur ne Shqiperi qysh kur u propagandua si kajmaku i marksizem – leninizmit ne distilatin stalinian. Ai TRUPI qe permendni ju nuk eshte gje tjeter vecse trupi i vjeter qe u ngjiz qysh ne 1944 dhe pati aftesine e cuditshme qe sa here ti prisje nje koke, t’i dilte nje tjeter. E keqja eshte se duke u rritur mesoi te nxjerre koka te reja edhe pa ia prere koken e vjeter. Jo shume kohe me pare ky trupi kishte edhe nje koke te trete, qe tashti e kane futur ne burg se u shtuan kokat ca si shume, po akoma nuk e kane prere, se ku i dihet mbase do t;u duhet per shfaqjen e rradhes.
E kam thene serisht e serisht qe jam thellesisht i zhgenjyer nga “Dita” ! Si nuk arrin ta kuptosh qe , shqiptaret ne mase , nuk jane budallenj . Ata i shohin cdo dite bemat e qeverise Rama ! Por , duke mos pasur asnje alternative tjeter , pervec bishes se Vicidolit dhe E.Rames , deri sa te krijohet nje situate me e favoreshme , detyrimisht do te votojne E. Ramen , si te keqen me te vogel . Ne se nuk do te marrim pjese ne votime , do te votonin vetem militantet injorante e te inkriminuar te bajraktarit dhe do te qeveriseshim nga terroristet e tipit Frederiqis Bejleriqis , deri ne fshirjen nga harta si shtet ! Gazetaret bejne pjese ne eliten e kombit dhe ata duhet te jene te paret qe ta orientojne popullin , Kurse Ju na yshtni drejt Cim Pekes !!!
Me fal or ti K O R C A po shqiptaret ne mas, si thua ti, nga kush e presin ta krijoje kete “situaten me te favorshme”? Nga alienet, nga kafshet e pyllit apo nga Inteligjenca Artificiale. Arsyetimi qe ben ti vecse verteton te kunderten e asaj qe perpiqesh te vertetosh ti.
Popujt e mirëqeverisur e të lumtur nuk rilindin. Rilindja dhe revolucioni janë zgjidhja e të shtypurve dhe skllevërve; dhe rilindjen e sjellin tiranët. (ANONIM)
_____________________
Shprehja më sipër për “rilindjen” si produkt i shtypjes dhe tiranisë tingëllon si një paralajmërim politik për mënyrën se si u ndërtua dhe u zhvillua projekti i “Rilindjes” së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Në vitin 2013, Rama erdhi në pushtet me premtimin për ta shpëtuar vendin nga qeverisja e Sali Berishës, duke u paraqitur si alternativë morale dhe reformuese, si një epokë e re drejtësie, barazie dhe shteti ligjor. Por historia e këtyre viteve ngre pyetjen thelbësore: a ishte “rilindje” për qytetarët, apo konsolidim pushteti për një grup të vetëm? Përqendrimi i pushtetit në një dorë, kontrolli i fortë mbi administratën, kontrolli dhe propaganda mediatike, mbrojtja publike e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, refuzimi për të pranuar dorëheqje, tentativat për të ndryshuar rregulla loje kur drejtësia afrohet apo për të lejuar heqjen e imunitetit, janë tipare të autokracisë dhe jo të një “rilindje” demokratike. Rilindja, në kuptimin historik, është çlirim dhe emancipim; kurse këtu kemi një sistem ku pushteti zgjatet, ndërsa llogaridhënia zvogëlohet. Çdo “rilindje” që nis me premtimin për të çliruar popullin nga një e keqe, por përfundon duke prodhuar të njëjtat probleme, arrogancë, korrupsion dhe frikë nga drejtësia, nuk është rilindje, por riciklim pushteti. Kur pushteti identifikohet me një individ të vetëm, kur kritika etiketohet si armiqësi dhe kur përgjegjësia zbehet përballë interesit politik, atëherë termi “rilindje” humbet kuptimin emancipues dhe kthehet në një slogan që justifikon vazhdimësinë e pushtetit. Dhe në këtë pikë, shprehja e mësipërme ngjan më shumë si një diagnozë sesa si metaforë.
________________________
Shënim: Nuk e kuptoj shqetësimin e Thanos për komentet te Gazeta Tema, kur ajo dihet që është gazetë propagande. Mjafton shiko editorialet e Meros që në vend që të flasë për korrupsionin qeveritar, kritikon Spakun, dhe merret përditë me Saliun, dhe herë herë pas here i bën “furça” Ramës dhe rilindjes. Komentuesit atje janë kryesisht militantë, duartrokitësa partie. Nuk e kuptoj as kërkimim e ndjesës që thotë Thanua për skepticizmin tij për deklaratat e Ramës te bordi i paqes! Ato ishte simptomë paniku dhe nevoje për të rënë në sy sikur ky ka këllqe dhe është si “babai i kombit” dhe kujdeset për të gjithë e për gjithshka. Kjo në kushtet kur është “lakuriq” para popullit, pra i diskretituar nga korrupsioni galopant i qeverisjes së tij, dhe faktin që është lakuriq brenda vendit, pupaci i tij mediatik, Batoni, e shet sikur ka këllqe jashtë shtetit në bordin e paqes para Trumpit, pra shet sapinin për djath. Sigurisht atje nuk mund të binte në sy siç bën zakonisht, me formën, pra me çitjane dhe atlete, s’e bënte dot. Duhej diçka përmbajtësore. Çfarë të bënte tjetër ai në bordin e paqes që në realitet ngjante më shumë si bord autokratësh? E vetmja gjë që mund të bënte është lutja që i bëri Trumpit a thua se Trumpi ishte kryediktatori botëror i plotfuqishëm që ndërhyn në gjykata dhe e dikton drejtësinë me urdhër. Pse? Sepse Rama atë mentalitet ka, dhe atë bën me drejtësinë këtu. Bën presione sa mundet, dhe pastaj kur s’ka më nga ia mban, paraqet ndryshime ligjore që mos ta pezullojë askush. Ajo deklaratë është edhe në kontekstin e duhur sespe ishte mes autokratëve te Bordi i Paqes, dhe me shumë gjasë nuk bën shumë përshtypje atje, s’ia vënë re. Trump nuk e vret mendjen fare për broçkullat dhe mufkat që lëshon Rama nëpër takime ndërkombëtare sepse tashmë e di që është një klloun, që më parë e shante, e quajti fatkeqësi botërore nëse Trump do bëhej president, e tashmë i lëpihej për një shtrëngim dore e një foto madje është gati t’i falë edhe ndonjë copë Shqipërie.
————————————————————————————————————————————————————
O nona e korrupsionit, vasale e kryeharbutit ti ishe ajo qe shpifje se me siguri Adrian Thano i hedh plehrat nga dritarja?
Ka shume çeshtje edhe probleme me Greqine, te cilat nuk zgjidhen as me ndonje fjalim te bukur, edhe as me vasalizem.
Ne Marredheniet midis Shteteve Fqinje s’ka nevoje te perdoren operacione fshesa, POR PËR RECIPROCITET SHTETËROR.
————————————————————————————————————————————————————
Nje ne ky kari qi nuk i dahet shpirti prej Greqis, i ka njel maraku i modh qi e shkerdhyn sa mujten aqe ne nuk i del inoti
Shumë analiza janë berë e shumë do bëhen, por , asnjëri nuk e thotë të vertetën deri në fund . Aresyet janë te ndryshme, unë nuk do merrem me to !
Të vertetat janë të hidhura , si ilaçet , por ato te sherojnë .
1. Ne shqipëtarët nuk bëjmë dot shtet , e tille është rraca jone , ose e shprehur me gjuhen kontemporane , e tillë është gjenetika jonë .
2 .Ne perulemi shumë ndaj të huajit , për te luftojme , për te behemi copë , kurse kur vjen puna për atdheun bëhemi sehirxhinj – edhe ketë le ta bëjnë të huajtë – Në 97-n hynë të huajte per të ruajtur shtetin që ne e hodhëm në erë ( pa pikën e turpit ) . Parlamenti tradhetar i ndyrë , s’gjeti asnjë fajtor dhe politikanet e felliqur të të dy kraheve qëndruan sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe vazhdojne edhe sot luften per pushtet…
3.E ashtuquajtura Parti Socialiste le t’ishpjegoje popullit pse e quan veten socialiste , pse vuri në krye një fashist te vetedeklaruar ,a i mohoi ato refleksionet e tij fashiste ai ?!
Udheheqja e PS është një grusht maskarenjsh pa ideal , servilë te pa nder e pa dinjitet që lufton me Saliun jo për popullin , por per vete – si Balluku jane të gjithe ata , prandaje e mbrojne në menyren me te ndyre.
Të dyja partite, si PS dhe PD , janë qelbur , qelben dynjanë , por , më shumë po kuterbon kjo , gjoja e majta , PS .
Tema eshte vazhduese e frymes se Zerit te Popullit, sic eshte pronari I saj gazetari I plakur I Zerit te popullit. Nuk behet shtepi e re me qereste te vjeter! Zoti Thano e thote drejt: dy perbindesha kacafyten e pergojohen dhe publiku ri e ben sehir. Nuk mund te zgjedhesh midis dy gjarperinjve helmues se cili eshte me I Miri! Popullli e di shume mire cdo gje, po eshte mesuar te beje sehir, fatkeqesisht. Ben sikur nuk kupton, ben sikur fle derisia zjarri t’i arrije te dera e shtepise.
Ne fund te fundit kucedrat ngordhin, po populli I pergjumur e paguan keq. Mjaft me mbrojtje e me Tifozlleqe Rameshi dhe Berishoviqi. Jeta kombetare nuk eshte fushe futbolli. Nuk ka te keqe shume te keqe dhe te keqe pak me te mire…. Zhduke te keqen te triumfoje e mira, para se helmi I shkaterrimit dhe degjenerimit te kete paralizuar plotesisht kombin.
1. Pardesybardhi Edi Rama dhe pardesybardhi Sali Berisha nuk kanë qënë, dhe as,kanë për të qënë kurrë kundërshtarë. As ideologjikë, as politikë, dhe as ekonomikë. Ata janë bashkëpunëtor qysh nga dita e parë e njohjes në celulat e partisë. Jane sivëllezër siamezë. Ka të drejtë z. Thano kur deklaron se “kemi një trup të vetëm me dy koka që ushqehen nga i njëjti stomak ekonomik”. Këtë thënie s’e lot as topi, dhe pikë.
2. Temëzezën mund ta lexoje deri para se socialpisat t’ja rrëmbenin pushtetin nga duart demonkratikasve, momenti më delikat në histerinë postkomuniste ky, kur egërsia e tufës amorfe ndaj qeverisjes me kthetrra të gjakosura de kishte arritur kulmin. Më pas temëzeza divijoi nga rruga e zotit, dhe filloi t’i bënte fresk timonierit të trenit rangall, e bashkë me të dhe gjithë shpurës së rilindjotërve e bishtukëve sorrosjanë. Për mendimin letërshkruesi nuk kishte pse të shqetësohej dhe as të jepte asnjë shpjegim për atë se ç’ndodh me një ish-gazetë të shndërruar në paçavure, e ciila në vend të komenteve pikante, është e predispozuar prej vitesh të publikojë si mall tregu me shumicë qurravitjet e servilave të pushtetarëve, ku promotori i gjithë kësaj pocaqire mediatike është vetë pronari (lexo: kanakari) mjero boza. Jo më kot disa nga lexuesit e dikurshëm ikën prej andej, dhe u përqëndruan këtu.
Te nderuar moderatore:
Eshte hera e trete ne 12 ore qe kam nisur tre here komentin por nuk eshte publikuar.
Midis komentuesve dhe moderatoreve eshte nje lidhje e pashpallur qe do ta quaja
sinqeriteti reciprok. Pse nga ana e Dites prishet kjo ballance…deri ne censurim te komenteve…
Faleminderit !
Ke shkruar hajvanlleqet e zakonshme, prandaj nuk te publikohen, oj oj po njesoj.
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS – RRUGËT I ÇAU SHIU
Rrugët u çanë?
Fajin e ka shiu.
Moti bëri hatanë,
S’ka dorë njeriu.
Ne ndërtuam për dekada,
Po shiu erdhi me ngut,
S’pyeti për investim,
As për buxhet absolut.
Rrugët i çau shiu,
Këtë ta kemi të qartë.
Ne hodhëm asfalt,
Me kosto të lartë.
Ra pak me vrull,
Dhe asfalti u tremb,
Si fletë kartoni,
U hap e u shemb.
Mos shihni tendera,
Mos shihni kontrata,
Fajin e ka klima,
Jo kostot e larta.
Studim gjeologjik?
E bëmë po s’mjaftoi,
Ne ishim në rregull,
Por toka na tradhtoi.
Ujërat vërshuan,
Na zunë në befasi,
Se shirat në dimër,
Janë rrezik dhe çudi.
Rruga s’u ça nga nxitimi,
as nga shtresa e hollë,
Por shiu s’ka kulturë,
E s’pyet për protokoll.
Mos flisni për cilësi,
se cilësia ishte “top”,
Por pikat e shiut,
E bënë rrugën gropë.
S’ka lidhje me trashësinë,
As me shtresën që mungon,
Kur bie shi i fuqishëm,
Asfalti çahet, s’reziston.
Ne bëmë investim,
Me vizion e me plan,
Por natyra opozitë,
S’qe me ne në një anë.
Ju flisni për tendera,
Për gara e për letra,
A keni parë ndonjëherë
Shiun të zbatojë rregulla?
Shiu është armik,
S’ka ndjenja, s’ka parti,
Dhe bëhet anti-shtet,
S’pyet për tender asnjëri.
Dhe nëse prapë çahet,
Ndonjë segment i ri,
Shihni lart në qiell,
Mos bie ndonjë pikë shi.
Se fajin e ka moti,
Këtë ta dini mirë,
Kur rruga bëhet lumë,
Do çahet me pahir.
Në çdo gropë që shihni
Mos kërkoni përgjegjësi,
Kjo ndodh kudo në botë,
S’ka pse t’ju duket çudi.
Rrugët i çau shiu,
Kështu mbetet historia.
Faj s’ka Balluku,
As unë e as partia.
Fajin kuptohet e ka moti,
S’ka korrupsion tani,
Kur asfaltin e merr lumi,
Është thjesht shi.
Dhe nëse nesër,
Një tjetër segment bie,
Mos kërkoni përgjegjësi,
S’është korrupsion qeverie.
Rrugët i çau shiu.
Kaq e thjeshtë është teoria.
Hodhëm asfalt të florinjtë,
Por na e prishi hidrologjia.
Ardian Thano, fale tet biri qe te ka treguar per komentet te shkrimi yt te TemA, ke marre vesht e ke kuptuar ca me shume idiotesine qe pason nje idiot si Edi Rama. Se sa per gazeten e Meros besoj e ke te qarte se ajo ka surratin e vete Meros, nje jargavec i peshtire i gjithe pushteteve e servili me i ndyre mediatik ne vend i tyre.
Tema e Mero Blozes eshte tamam nje batak. Ne shumicen e rasteve,, komentojne dhe replikojne vete Moderatoret e Merushes. Edhe kur dikush nga lexuesit, poston ndonje koment per te qene, i turren si qente e Terbacit dhe e sulmojne e perpiqen ta denigrojne e ulin, apo ta nxjerrin te cmendur. Gjithashtu fukusohen te komentuesi qe shenjestrojne, me sharje banale dhe sulme personale. Shpesh i bllokojne komentet dhe nuk i postojne kurre. E kane metode pune. Ndjekin me perpikmeri udhezimet e qerosit.
————————————————————————————————————————————————————
Ti skuth mavri grek maskara me shume maska, homo bqr grek me vetendijim, mos u frikeso para kohe nga reciprociteti.
————————————————————————————————————————————————————
Adrian Thanos i ka hyre vetja ne qef,kujton se i di te gjitha,mendoj qe i mban anen Arta Dades (pronare e gazetes)