Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letra\ Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Letra\ Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
KosovëLajmi i fundit

Letra\ Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Në një letër të publikuar më 13 dhjetor në platformën X,  të njohur më parë si Twitter, Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

“Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

BE-ja pati marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk i ka përmbushur kërkesat e BE-së për shtesnionim të situatës.

Në mesin e masave ka qenë pezullimi i përkohshëm i punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe është pezulluar prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale.

- Publicitet -

Në një takim të zhvilluar, më 12 dhjetor, nga ministrat e Bashkimit Evropian, është thënë se BE-ja ka gatishmëri në heqjen e masave, në rast se do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave.

“Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që të heqë masat, në rast të progresit të mëtejmë në përmbushjen e kërkesave ekzistuese”.

Angazhimi i Kosovës në dialogun me Serbinë, që ndërmjetëson BE-ja, është përmendur si njëra prej tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar deputeten britanike dhe zyrtarët tjerë evropianë për mbështetjen dhe ka përsëritur se “masat e padrejta” kundër Kosovës, duhet të hiqen. Kearns ka kërkuar hetim të plotë dhe publikim të rezultateve për sulmin në Banjskë, me arsyetimin se situata ka rrezikuar të përshkallëzoj edhe më gjerë.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Për pasojë ka mbetur i vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore te serbëve në Kosovë. Këtë muaj, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të.Fletarrestimi për Radoiçiqin është lëshuar në dhjetor me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë. Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe është akuzuar për kryerje të disa veprave përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Megjithatë, gjykata në Beograd e ka liruar nga paraburgimi dhe ia ka konfiskuar dokumentet. \Rel\

🧵Today 13 Chairs of Parliamentary Committees across Europe urged @JosepBorrellF & @MiroslavLajcak to announce at the EU-Western Balkans Summit:

1. An end to all negative measures against #Kosovo, and

2. A full investigation into the Banjska attack and to publish the results. pic.twitter.com/mGTZ4MCDYP

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 13, 2023


p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?