Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Licenca për ferma kanabisi atyre që janë dënuar kur ai ishte i paligjshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Licenca për ferma kanabisi atyre që janë dënuar kur ai ishte i paligjshëm
AktualitetEnciklopedi

Licenca për ferma kanabisi atyre që janë dënuar kur ai ishte i paligjshëm

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

 

Tahir Johnson dhe shoku i tij Jon Dockery janë arrestuar disa herë për posedim të marijuanës. Por tani, ata do të jenë ndër të parët, që do të kenë mundësi ta shesin atë në mënyrë të ligjshme, mundësuar nga një program i krijuar nga Komisioni Rregullator i Kanabisit në Nju Xhersi.

Një nga kërkesat e programit është që aplikuesi për licensë, të ketë kryer në të kaluarën shkelje ligjore që lidhet me kanabisin. Por, jo të gjithë e mbështesin idenë, që ish të dënuarit të përfitojnë nga kjo mundësi.

- Publicitet -

Tahir Johnson dhe Jon Dockery së fundmi morën 2 nga 11 licensat e reja për përpunimin dhe shitjen e kanabisit në Nju Xhersi. Në të kaluarën, dy shokët janë dënuar për posedim të marijuanës, prandaj patën përparësi në aplikimin për licensë, sipas një programi të ri të kanabisit në këtë shtet amerikan.

“Kjo është diçka e madhe. Jam mirënjohës për mundësinë që të shes marijuanë në mënyrë të ligjshme”, thotë Tahir Johnson, ndërsa viziton një fermë që kultivon kanabis.

“Ndoshta 10 vite më parë, ndiheshe si kriminel të shkoje në një vend si ky. Është ndjenjë e mrekullueshme”, thotë i licensuari tjetër për shitjen e kanabisit, Jon Dockery.

Ata janë arrestuar disa herë për posedim të marijuanës. Një raport i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile (ACLU) thotë se afrikano-amerikanët kanë pothuajse katër herë më shumë shanse sesa të bardhët të arrestohen për përdorim të marijuanës, pavarësisht përdorimit pothuajse të barabartë.

“Më duket se për herë të parë jam kapur me marijuanë në moshën 19 vjeçare. Kjo më pengoi më vonë në jetë që të gjeja një punë. Ndoshta tani, të rinjtë që kapen me dy ose tre gramë në moshën 19 ose 20 vjeçare, nuk do të kenë vështirësi të punësohen dhe gjejnë mundësi”, thotë zoti Dockery.

Shteti i Nju Xhersit ka vendosur që t’u japë një mundësi të dytë atyre që janë dënuar në mënyrë disproporcionale sipas ligjeve të mëparshme për kanabisin.

“Synimi ynë është që të përmirësojmë ndikimin negativ social, kur kanabisi ishte i ndaluar. Ishte e rëndësishme që të ndihmojmë personat që janë prekur më shumë, të kenë më pak pengesa në aplikimin për një licensë biznesi me kanabis”, thotë Wesley McWhite nga Komisioni Rregullator i Kanabisit në Nju Xhersi.

Jo të gjithë pajtohen me këtë mundësi të dytë për personat e dënuar në të kaluarën për marijuanë.

“Sigurisht, të vësh parakusht një denim në të kaluarën dhe të shpërblesh një vepër kriminale, duket pak qesharake. Nuk ka nevojë të jetë një faktor përjashtues, por ta vësh si parakusht, nënkupton të shpërblesh dhe inkurajosh veprimtarinë kriminale”, thotë Patrick Phelan nga Shoqata e Shefave të Policisë së Nju Jorkut.

Megjithë kundërshtimet, 20 shtete amerikane, duke përfshirë Nju Jorkun, kanë legalizuar marijuanën. Nju Jorku ka caktuar një fond prej 200 milionë dollarësh, një pjesë e të cilit do të përdoret për të ndihmuar të dënuarit për vepra që lidhen me marijuanën, që të hapin bizneset e tyre të kanabisit.

“Ne që jemi arrestuar për kanabis dhe që jemi prekur nga koha kur kanabisi ishte i ndaluar, po përpiqemi të gjejmë një mundësi. Tani jemi pjesë e tregut të ligjshëm dhe përfitimeve nga ai”, thotë Tahir Johnson.

Ndërsa disa shqetësohen se programi shpërblen padrejtësisht sjelljen kriminale, të tjerë besojnë se ai u ofron pakicave një shans të barabartë për të përfituar nga kjo industri në rritje.

VOA – Zëri i Amerikës

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mos i fal zot e dine se cfare bejne. says:
    June 27, 2022 at 5:26 am

    Edhe tani po kriminel je, por je me license.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Tepelen on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Gjirokastra on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Spinoza on DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  5. X on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?