Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dikur shkaku pse Ramën e thërrisnin “Mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dikur shkaku pse Ramën e thërrisnin “Mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut
AnalizaKronike

Dikur shkaku pse Ramën e thërrisnin “Mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut

Published: October 9, 2026
Shpërndaje

Një emër i vjetër afër Ramës dhe jo pak i përfolur që prej kohës që ky ishte në krye të Bashkisë, duket se ka hyrë në lupën e SPAK.

Prokurorët e posaçëm kanë marrë në pyetje Dritan Avllaj, i njohur prej vitesh me nofkën “Tan Lepri”, dhe i kanë sekuestruar telefonin celular.

Veprimi është kryer pasi gjatë verifikimit të komunikimeve hetuesit kanë hasur mesazhe që kanë ngritur interes për rolin dhe kontaktet e Avllajt.

- Publicitet -

Në këtë fazë nuk është e qartë në çfarë cilësie është pyetur Avllaj dhe as nëse SPAK ka ngritur ndonjë akuzë ndaj tij. Sekuestrimi i telefonit nuk do të thotë automatikisht se personi ka kryer një vepër penale. Prokurorët kërkojnë të verifikojnë komunikimet dhe marrëdhëniet e tij në kuadër të hetimeve ku del edhe emri i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Pikërisht këtu historia bëhet më interesante. Sipas të njëjtave burime, SPAK po verifikon dyshimet nëse Avllaj ka luajtur rol ndërmjetësues mes personave të tretë dhe Ballukut në çështje që lidhen me kontrata dhe transaksione.

Rreth 16 vjet më parë i njëjti person u vendos në qendër të një prej përplasjeve më të forta politike për lejet e ndërtimit në Tiranë, kur Edi Rama drejtonte Bashkinë. Avllaj, i cili në atë kohë, shfaqej shumë i afërt me Ramën, u akuzua se merrte 20% në këmbim të sigurimit të lejeve të ndërtimit.

Ky individ ishte personi prej të cilit Ramën e asaj kohe, kritikët e thërrisnin  “Mister 20%-shi”.

Dritan Avllaj i ka shpëtuar atentatit në mars të vitit 2011. Pranë Tregut Elektrik në Tiranë, dy persona me skafandra dhe me motor iu afruan makinës ku ndodhej Avllaj dhe hapën zjarr. Avllaj u godit në shpatull. Ngjarja u lidh me negociatat për një leje ndërtimi në Tiranë.

Avllaj ishte plagosur lehtë në këmbë në një tjetër atentat në vitin 2001. Edhe në 13 shkurt 2007, një sasi eksplozivi shpërtheu në korridoret e një lokali në pronësi të tij, përballë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që Edi Rama ndodhej brenda duke darkuar.

Avllaj ka qenë më herët pranë biznesmenit Hajdin Sejdia dhe pas luftës së Kosovës ka zhvilluar marrëdhënie biznesi me njerëz të afërt me Hashim Thaçin.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Lali says:
    October 9, 2026 at 9:39 am

    Kesaj Ballukes i duhet njohur merita si kapo Mafie, se nuk di ndonje femer tjeter diku te kete qene ndonjehere kaq me aftesi mafioze.
    E te mendosh se e ka nis karrieren si magaziniere tek News-24 ku u njoh me Kolin nderkohe qe ky drejtonte nje emision atje.

    Reply
  • Artan says:
    October 9, 2026 at 10:26 am

    Doli eshte lepur tjeter. Se thone qe nje lepur tjeter qenka M. Leka,qe i paska qi si lepri varteset e veta te TVSh-ja. Prandaj ta qujne edhe kete lepri thua. Apo ngaqe e ka buzen si lepri.

    Reply
  • labi says:
    October 9, 2026 at 11:32 am

    Po ti shikosh lidhjet te gjitha te cojne te qeverite qe kane qeverisur ate vend qe nga 92.Ky ka punuar ne vitet e 90 me Hajdin Sejdiun e famshem qe u mori leket SHqiptareve,pastaj me famekeqin Agim Shehun ish shefin e policise e komandantin e operacionit kunder jugut ne 97,tani na del dhe si kallauz i Rames,nuk ngelet gje tjeter vetem te themi fundi dalt per hajer.

    Reply
    • Anonymous says:
      October 11, 2026 at 11:31 am

      o labi…lidhjet cojne te llumi i vendit qe mori shqiperine ne dore ne 1945. balluk ne 45 balluk sot, spiro koleke ne 45 (me fal ne 39 se ish antar i keshillit te nalt fashist spirua) spiro sot, klos ne 45 klos sot etj etj

      Reply
  • Selam says:
    October 9, 2026 at 1:58 pm

    Po olti bistrot pse nuk ja merr telefon spak Kur te gjithe e dine se Ajo eshte njohir me lepurin si luan nga olti I ard veliut

    Reply
    • labi says:
      October 11, 2026 at 3:53 pm

      Ate kohe nuk e kam jetuar,une flas me siguri per ato qe kam pare me sy,nuk mund te flas me te degjuar,po nje gje e di me siguri,te ishte ai i para 90 i kishte varur nga koqet,ashtu si vari Beqirin kishte varur dhe Belen qe ben gallate me gjithe Shqiperine.

      Reply
  • Zdromsi says:
    October 9, 2026 at 2:15 pm

    Ky ka ngrënë karrota pas shpinës së luanit.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    October 9, 2026 at 2:24 pm

    Bela prestigjatore kodoshe – merr Lepuj i fut ne kapele e i nxjerr …Palloshe!

    Reply
  • Liu says:
    October 9, 2026 at 2:38 pm

    Tan lepri qidhaci i mones
    Pune tangash

    Reply
  • demo says:
    October 9, 2026 at 4:09 pm

    Edhe ay tuberkulozi TBC,Martin Leka?

    Reply
  • Gjergj says:
    October 10, 2026 at 8:10 am

    Tan Lepri ofron konsulencé teknike bazuar né njé pérvojé té gjaté „pune“, besueshméri dhe heshtje profesionale kombinuar me efikasitetin e kthimit té çdo perpjekjeje né sukses té ploté pér té treja palét. Kush jané 3 palét? EDVINI-LEPRI-AI ME THESIN E LEKÉVE TÉ DROGÉS,PROSTITUCIONIT DHE ÇDO TÉ ZEZE TÉ KÉSAJ BOTE.
    Miréseerdhét né republikén e Leprave,kullave té drogés dhe partneritetit strategjik té semaforéve té Milanos.
    Mos hezitoni té kontaktoni LEPRIN.
    Nga LEPRI tek ai „LUANI“ qé flet me diké lart, iu ndan vetém 20 deri 30 pérqindéshi.
    Edhe Braçe me Spirokalin donin té ishin LEPRA, por nuk ia dolén.

    Reply
  • Sala says:
    October 11, 2026 at 7:57 am

    Akoma ne loje qenka ky lepri. Ishte harruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?