Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligjvënësit rusë miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligjvënësit rusë miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë
AktualitetBote

Ligjvënësit rusë miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë

Published: July 14, 2023
Shpërndaje

 

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi një projektligj që ndalon operacionet “që synojnë ndryshimin e seksit të një personi” dhe ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare dhe të dhënat publike.

Në këtë projektligj bëhet përjashtim për rastet që lidhen me trajtimin e “anomalive kongjenitale fiziologjike të formimit të seksit tek fëmijët”, por operacione të tilla mund të kryhen vetëm me vendim të komisionit mjekësor dhe në klinika publike. Projektligji gjithashtu ua ndalon transgjinorëve të adoptojnë fëmijë ose të marrin kujdestarinë e të miturve.

- Publicitet -

Versioni i ashpërsuar i këtij projektligji u miratua njëzëri në leximin e tretë dhe të fundit në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit. Kremlini ka deklaruar se ku projektligj mbron “vlerat tradicionale” të vendit.

Në leximin e dytë të këtij projektligji një ditë më parë, u shtuan klauzola që anulojnë martesat në të cilat një person ka “ndryshuar gjini” dhe klauzola që ua ndalojnë transgjinorëve të bëhen prindër birësues.

Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës, i kontrolluar nga Kremlini i Rusisë, që vulos legjislacionin që Duma ka miratuar, para se të nënshkruhet në ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky projektligj ka tronditur komunitetin transgjinor të vendit dhe ka tërhequr kritika jo vetëm nga mbrojtësit e të drejtave LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor), por edhe nga personeli mjekësor. Lyubov Vinogradova, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Pavarur Psikiatrik të Rusisë, tha se procedurat e afirmimit gjinor “nuk duhet të ndalohen plotësisht, sepse ka njerëz për të cilët është mënyra e vetme për të … ekzistuar normalisht dhe për të gjetur paqen me veten”.

Ligjvënësit e portretizojnë këtë projektligj si mbrojtje të Rusisë nga “ideologjia perëndimore antifamiljare”, me disa që e përshkruajnë tranzicionin gjinor si “satanizëm të pastër”.

Shtypja e personave LGBTI+ filloi një dekadë më parë kur presidenti Putin shpalli për herë të parë një fokus në “vlerat tradicionale të familjes”.

Në vitin 2013, Kremlini miratoi legjislacionin e parë që kufizoi të drejtat e komunitetit LGBTI+, i njohur si ligji i “propagandës së homoseksualëve” që ndalonte çdo miratim publik të “marrëdhënieve seksuale jotradicionale” mes të miturve. Në vitin 2020, Putin shtyu një reformë kushtetuese që shpalli të paligjshme martesat mes personave të së njëjtës gjini. \Rel\

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?