E duam, e kërkojmë, e brohorisim në protesta dhe e përdorim si justifikim për gjithçka. Por në thelb, sa jemi të gatshëm ta përballojmë LIRINË? A e duam vërtet atë apo duam thjesht një iluzion të saj – një version të kontrolluar, të shpjeguar, të komanduar?
Liria nuk është rehati. Nuk është rregullore. Nuk është as prehër ku qetësohesh. Liria është një ftesë për të marrë përgjegjësi. Për të menduar vetë. Për të mos pasur kë askënd që ta fajësosh.
Dhe kjo i tremb shumë njerëz.
Në shoqëritë që kanë kaluar përmes diktaturave, sundimeve të forta, ose edhe vetëm përmes një jete familjare ku fjala e të madhit ka qenë ligj, liria vjen si një ankth. Kur s’të thotë kush çfarë të besosh, cilin të duash, çfarë të lexosh, cilin të urresh – ti papritur ndihesh i zbuluar. I pambrojtur.
Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz, edhe sot, edhe në demokraci, kërkojnë liderë të fortë. Nuk ka rëndësi nëse janë autoritarë. Duhet vetëm të jenë të sigurt në zërin e tyre. Nëse bërtasin, aq më mirë. E rëndësishme është që dikush të vendosë, që të mos duhet të mendojmë shumë, të mos marrim vendime të vështira.
Por kjo nuk është liri. Kjo është dorëzim. Liria e vërtetë është pjekuri. Është përballje me pasigurinë.
Është e vështirë. Por është e vetmja mënyrë që njeriu të bëhet plotësisht njeri. Ne shqipot, ndoshta jemi ende në rrugëtim për ta mësuar këtë. Dhe ndoshta, ky është një fillim.
—–
Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin. Karikatura shoqëruese, nga Agim Sulaj

Mire e ke zoti kryeredaktor po hajde fol me Etem Lalën qe keni ketu ne forum apo me berishist e ramist qe trarin ne syt e tyre nuk e shohin ama qimen ne bythen e tjetrit, e bejne tra
Nje verejtje per ty Papi.
Se flet per “ramist” e berishist apo njerin dhe tjetrin.
Te garantoj që ata ne krye jane bashke Rama e berisha e ndajn lekun dhe interesant bashk dhe rjedhin te dy ata dhe gjith posht tyre nga Blloku.
Kuree “ndarja” eshte poshte te niveli deleve. Etemat me shok qe bien pre e propagandes se llogoreve false
Shoku Ethem Lala eshte monument kulture i gazetes Dita. Eshte fiks si personazh nga Ferma e kafsheve . Per te vlen parimi “dy kembe keq, kater kembe mire”.
Liria
Në fushat e gjëra, ku era fluturon,
Atje ku dielli, me ngrohtësi ndriçon,
Një zambak që rritet, në vullnetin e vet,
Në pavarësi gjen, bukurinë e jetës së vet.
Kufijtë zvogëlohen, kur zemra ngrihet lart,
Përballë pasigurisë, ndjen kur vjen era e artë.
Dëshirat që fluturojnë, si zogj në qiell,
Çdo mendim i lirë, një rrugë e re del.
Në çdo hap, një ëndërr, e me të në duar,
Qëllimi është jashtë, te liria e bekuar.
Nuk kam frikë nga era që kundër fryn,
Liria drejt të ardhmes me besim më shtyn.
Bashkë me shpresën, në hapat e rinisë,
Liria është jetike, si uji në çdo visë.
Në zemrat tona, ajo ka vendin e saj,
Guxo nëse mundesh, mos u bëj me faj.
Kështu le të jetojmë, me lirinë si dritë,
Të përqafojmë botën, të jemi të vërtetë.
Se çdo hap i falur, në këtë jetë të gjatë,
Liria është thesari, që na ngjit lart e më lart.
Nën qiellin e hapur, çdo ide është shpresë,
Liria është një dhuratë, një shpirt që kurrë s’vdes.
Të përballesh me frikën, të jesh i mbushur me dritë,
Nëpër errësirë, e kuptojmë se liria është jetë.
Ajo është një udhë, që na fton të ecim,
Brenda vetes sonë, kur ne diku ngecim,
Një dritë në errësirë, që kurrë nuk ndalet.
Me forcë e guxim mund të ngjisësh malet.
Ajo është një ndjenjë, një frymim i ri,
Një mundësi e pafund, një dashuri e lirë.
Një mendim apo ide që na frymëzon,
Liria është guxim, është zëri jonë.
“Liria nuk eshte rehati… Liria eshte ftese per te marre pergjegjesi”, thote z. Thano.
Po. Interpretimi i lirise nga z. Thano, eshte brenda atij perkufizimi e kendveshtrimi filozofik, qe nga Aristoteli e deri te F. Niçe.
Ky interpretim I z.Thano troket mbi ne qe nuk e njohim konceptin e lirise, dhe mbi ne qe e njohim, por qe kemi zgjedhe per komoditet dorezimin.
Z. Thano, e kemi edhe nga halli kete gjendje. Dhe eshte nje hall edhe i imponuar. Shprehja ” liria ime merr fund aty ku fillon liria jote” eshte institucionalizuar nga maja e piramides te funksionimit te shoqerise deri ne fund.
I keni pare (me mire se ne te dorezuarit) se si reagojne liderë te kesaj piramide lirie ndaj ndonje mendimi te lire, i cili prek lirine pa fre, pa mase dhe pa llogari te tyre…
Gjithsesi mos t’u hame hakun fare. Tranzicioni na dhurroi tre liri qe as ne ender nuk mun ti shihnim:
1. Liria per te votuar. N’daç voto, n’daç mos voto. Nuk te thote kush “plaç”. Une, p.sh., nuk votoj fare, se ato listet e mbyllura me kujtojne listat e dikureshme)
2. Liria per t’ia mbathur nga syte kembet. Tani s’ka tel me gjemba…
3. Liria per te vrare veten…
Pershendetje z. Thano.