Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lirohen pastruesja “500 mijë euro në tuba” e Alda Klosit dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lirohen pastruesja “500 mijë euro në tuba” e Alda Klosit dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
KronikeLajmi i fundit

Lirohen pastruesja “500 mijë euro në tuba” e Alda Klosit dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t

Published: July 15, 2026
Shpërndaje

Mes emrave më të njohur që lirohen nga amnistia penale janë Rozeta Dobi, ish-sanitarja e Alda Klosit, e dënuar për vjedhjen e banesës së saj, si dhe Erisa Fero, ish-specialistja e AKSHI-t e arrestuar në vitin 2022 me 58 kilogramë kanabis.

Të dyja përfitojnë nga ligji për amnistinë, zbatimi i të cilit nis sot dhe prek mbi 1,300 të dënuar, ndërsa 541 prej tyre lirohen menjëherë.

Rozeta Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, pasi akuzoheshin për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Arben Ahmetaj, në rrugën “e Kosovarëve”, ku ajo punonte si pastruese.

- Publicitet -

Por gjatë kontrolleve në banesën e tyre, policia sekuestroi qindra mijëra euro, mijëra dollarë, qindra mijëra lekë, bizhuteri floriri dhe automjete të dyshuara si të blera me paratë e vjedhura.

Në një rikontroll u zbuluan edhe 404,800 euro, 8,500 dollarë dhe aksesorë floriri të fshehur në tubin e aspirimit të banesës.

Dobi u dënua me 4 vite e 8 muaj burg.

Erisa Fero u arrestua në dhjetor të vitit 2022 në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa transportonte 58 kilogramë kanabis.

Në atë kohë ajo ishte specialiste në AKSHI dhe, sipas hetimeve, dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që e transportonte lëndën narkotike nga Shkodra drejt Pogradecit e më pas në Maqedoninë e Veriut.

Emri i saj ishte bërë i njohur edhe më herët, pasi ishte kallëzuar nga KQZ për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Pastruse says:
    July 15, 2026 at 2:35 pm

    Po tu a lujne fene mirë keto pastruset qe hyne ne shtepit e monstrave qe kane vjedhje parat publike e pastrojn. Te kish qene e mencur kjo grua ti kish gropos fiku ato qe morri. Une nuk e qual hajdute pastrusen se parat e shfrytezimit te saj morri. Qual hajdute ate qe i fshehu te aspiratori i shtepise se blere me parat koruptive.

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    July 15, 2026 at 3:16 pm

    Pra gadi gjysem milion Euro ne tubin e ajrimit – keto te shtepia jo e ndonje ministri, por te shtepia e nje ish-drejtoreshe te Rilindjes!
    Kuptojeni vete tani se sa te arta jane ato tuba te ajrimit te shtepite e shumta te Beles me shoke e shoqe…

    Reply
  • Detari says:
    July 15, 2026 at 4:34 pm

    te shijojne milionat e krimit tani. gezuar ramazon per te tjeret qe punojne si skllever per buken e gojes.

    Reply
  • Vl says:
    July 15, 2026 at 4:45 pm

    Mire kete e morem vesh po ajo padronia e ksaj à eshte akoma.ne burg apo nuk beri fare.burg?

    Reply
  • Rexha says:
    July 15, 2026 at 5:40 pm

    Vodhi paratë e vjedhura. E hajduti i pushtetit mbeti i paprekur!

    Reply
  • capi says:
    July 15, 2026 at 10:01 pm

    O gazetar perse me kalon tek faqja tjeter, Ndalu pak te marrim vesh sa u denua kjo Robina Hood, Alda Klosi, Eshte ajo qe vjedh shtetin dhe ua “shperndan” te verfeve.
    Perderisa nuk eshte ne list, do te kete dale me pare. Duket ka patur dicka dhe per ata fakiret e gjykates.

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2026 at 3:20 am

    Burg per te dyja.Pse i nxirrni nga burgu,qe te vjedhin prape?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?