Instituti i Statistikave ofron në faqen e vet online një mundësi për të ballafaquar prirjet e shqiptarëve të Shqipërisë në përzjedhjen e emrave për fëmijët e tyre.
Nënrubrika për emrat kryesorë të vitit të fundit tregon se Amelia për femrat dhe Noel për meshkujt janë emrat më të preferuar.
Lista vijon me Ajla, Aria, Amelja, Leandra, Ambra, Klea apo edhe Aron, Joel, Roan, Amar, Mateo apo Alteo.
Reina dhe Dion janë në vend të dhjetë.
Kjo preferencë e vitit të fundit që mund të jetë edhe e pesë viteve të fundit, kontraston ndjeshëm – në kuptimin e origjinës së emrit – me atë që INSTAT e përfshin në kategorinë “Top 5 emrat sipas viteve” e ku figurojnë, Arben, Gëzim, Lindita, Mimoza dhe Shpresa.


Matja nëse mund të shprehemi kështu nis që me vitin 1907 e deri në vitin 2017, duke ilustruar se nomenklatura e emrave të propozuar “në kohën e Enver Hoxhës” ka numerikisht suksesin më të madh, ndoshta edhe pse rritja absolute e popullsisë në atë periudhë është më e madhe.
Për ta kuptuar më mirë evolucionin në përzgjedhje mund të bëhet kërkesa për emra tipikë të para 4 dekadave. P.sh në Shqipëri sot banojnë 2868 persona me emrin Hasan, 1902 Muharrem, 3704 Ali, 1695 Nexhmije, 1827 Sanije për të njohur kapërcim “qytetërimor” me 4171 Vera, 5029 Pranvera, 6067 Anila, 6296 Ilir, 3501 Ardian, 5139 Sokol e kështu me radhë.
Nëse do kërkojmë emra të nomenklaturës fetare, vihet re një statistikë interesante. P.sh tek emrat e besimit ortodoks figurojnë 1764 Spiro, 1775 Vangjel, 2998 Vasil, apo edhe 1871 Jani.
Nëse do krahasojmë këto emra që janë përgjithësisht të vjetër edhe brenda suazës së komunitetit ortodoks me emrat e sipërpërmendur te komuniteti mysliman, do vëmë re se ndryshimet më të mëdhe në onomastikë vihen re të ky i fundit.
Tipikisht kjo vihet re edhe në komunitetin katolik nëse supozojmë se emrat e vjetër dhe karakteristikë përputhen me besimin fetar, apo përkatësinë tradicionale fetare. P.sh në Shqipëri aktualisht banojnë 2280 Zef, 550 Frrok, 522 Luigj, 1593 Nikolin, 1350 Anton.
Një emër “trend” si Andrea që thyen kufijtë e hasim në 3619 raste. Kurse emrat tipikisht të lidhur me komunizmin ruajnë ende prani të madhe, si Marenglen 3712, Vladimir 3316.

Lista është botuar nga faqja Respublica, e cila e shoqëron me një koment ku shkruan:
“Harta e emrave është tregues josipërfaqësor i një prirjeje të shoqërisë për të gjetur adresën e vet, apo sistemin e referimit dhe ajo merr shumë vlerë kur e vë rend krahasues me brezat paraardhës.
Emrat e shqiptarëve të Shqipërisë reflektojnë ndryshime të mëdha, kapërcime madje, që janë sa absurde aq edhe logjike në kuadër të zigzakes tonë të kulturës së elitave. Ajo na flet për një mendjelehtësi kaq serioze dhe mungesë identiteti të qëndrueshëm përderisa etiketat dallojnë kaq shumë.
Do të ishte interesante të kishim një listë mbiemrash, pasi aty dallon më mirë se cila është hierarkia e trashëguar e kësaj shoqërie që tek emri ka gjetur një mënyrë për t’u fshehur, apo edhe për të shprehur miratimin naiv të “kohës që jeton”, por që tradhëtohet te kundërvënia me pjesën familjare.
Interesant është fakti se emri na jep edhe një të dhënë për atë që dikush do ta quante tregues patriarkalizmi pasi p.sh kemi 1286 Sose dhe 620 Mbarime, emra deklarativë të çiftit që njofton mëhallën se e mbylli me fëmijët dhe se priste djalë.
Sa për modernet Aria, Ajla, Noel, Joel, këta patjetër që vijnë si ofertë turisitike, ekzotike madje për brezin e ardhshëm, nga prindër që duket se kanë menduar se kështu prodhojnë atë kartëvizitë qytetarie që nuk e patën vet.
Pa folur për afektimin nga filmat. Në çdo rast, ta gëzojnë!”
i.b. / dita

EMRI IM SHQIPTAR ME EP EMRIN SHQIPTAR…
– Alban apo Hamdi … Shqiptar apo turk, arab….!!!???
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“Kur u linde u gezuan edhe traret e shtepise…. ” , me tregonte gjyshja. Ishja femija i pare ne degen e ngushte te fisit Dega. Isha djali i pare pas plot 17 vjetesh qe nuk kishte perkundur djale ne djepin e vet kjo dege e Degave.
“U gezova shume kur linde”, tregon nena ime. “Kembengula qe ta vinin emrin Agim…
Ishte nje betim qe kishim bere me njera tjetren ne tri cikat e Elez Hoxhes”, Imamit te shquar e te nderuar jo vetem te Berishes por te krejt Malesise se Gjakoves e Kosoves . “Cila te lindte djale e para do ti vinte emrin Agim…
Nuk me pyeti askush dhe kur kembengula edhe qajta per emrin tend , i Zoti i shtepise tha se per emrat e burrave vendosin burrat per te grave vendosin grate…
Kur lindi vellai yt nuk pyeta askend pervec babait tend Rames. Ia vendosa Agim.
E mbajta se e mbajta besen…Vellait tjeter Besnikut ia vendosi vete edhe me miratimin tim te plote… Kishin ardhe kohe te reja”
As mua nuk me pyeti kush. Edhe po te me pyesnin nuk dija te pergjigjesha ne ate kohe. Ishja bebe… Nuk flisja ne ate kohe. Akoma edhe sot nuk ka lindur ende nje bebe qe te flase sapo linde… Keshtu me mbeti emri Hamdi.
Ne kofsh turk !!??
Asnje shqiptar nuk di se cfare do te thote emri Hamdi. As shume e shume emra te tjere turq a arabe qe perdorim dhe vazhdojme te vendosim edhe sot e kesaj dite.
Kemi aq e aq emra te bukur shqiptare me domethenie te madhe: Ilir, Alban, Dardan, Ermal, Sokol, Kreshnik, Liridona…. Ende vazhdojme te shkojme deri ne stepat a shkretetirat arabe per te importuar emrat qe nuk dime se cfare thone as cfare nenkuptojne… Ukshin, Hajdar, Kandar, Syfyr, Safir, Sovjetik deri edhe Maocedun.
Mbaj mend kur ishja femije, gjyshen time por edhe shume plaka te fshatit qe perdornin si be te fundit ” ne kofsh turk ” kur kerkonin dicka me rendesi nga burrat e tyre. “Ne kofsh turk!”
Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur “ne kofsh turk!”
O Zot i madh… Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre.
Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme kristiane apo katolike. Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptar ne emra turko- arabe! Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro- shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij…
“Ne kofsh turk…!” vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mba fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Cameri.
Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e sotme….
Cfare dhame e cfare morem !?
Ne prag te njeqintvjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise nga thundra barbare turke, qe e festojme me 28 nentor 2012 po mendoja ti beja nje dhurate popullit e kombit tim aq te roberuar e sakatuar si askush tjeter qe nga greket e romanet e lashte e deri tek turku e nazi- komunizmi .
I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak!
I dhame qindra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim! I dhame sundimtare e mbreter deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim! I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije !
I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare!
I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve Ataturkun e vet akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim.
Cfare dhame e cfare morem!?
Morem skllaveri e roberi, taksa e harace pa fund. Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit!
Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume me teper na mori! A ka me shume se liria e pavaresia!?
Mendova e mendova aq shume dhe nuk po gjeja cfare dhurate ti beja kombit tim ne kete qindvjetor… Nuk po e gjeja dot … Nuk do ta kishja gjetur kurre nese nena ime nuk do t’ ma kishte sjellur ne mendje… ”
Ti nuk e di sa kam qajte ne heshtje e fshehurazi kur ta vendosen emrin qe une nuk e doja me tha ajo naten e Vitit te Ri 2010… ”
Ne cast e ndjeva se cfare duhet te beja… Nese as nenen time qe me kishte bere koken as mua qe nuk flisja ne ate kohe nuk me kishin pyetuar per emrin tim, atehere eshte koha qe t’a kthej turkut e arabit prangen e fundit me te cilin me mbanin lidhur: emrin.
Nga sot me 11 janar 2011 ligjerisht emri im eshte Alban… Alban Dega.
– Shqiperi o nena ime… Kthim ne origjine !
Nuk jam e vetmi… Ka edhe shume te tjere qe duhet ta bejme nje gje te tille. Vellazerisht u bej thirrje te gjithe bashkekombesve te mi qe ti bejme kombit e popullit tone nje dhurate te tille para 100 vjetorit te Pavaresise Kombetare.
Kur lindem nuk na pyeti njeri. Sot vendosim vet ne Shqiperi, ne Kosove, ne Maqedoni, me Mal te Zi. Neser do ta bejme ate edhe ne Cameri
Perderisa kemi gjuhen tone, trojet tona, pavaresine e lirine e tone atehere nuk ka dhurate me te mire per to se emrat tane. Jo vetem emrat por edhe shpirtin, mendesine, lirine shqiptare.
Dhurata me e mire per kombin e popullin tone mijeravjecar eshte kthimi ne origjine. Kthimi ne orgjinen tone iliro- shqiptare qe u mbijetoi mijera vjet roberi e skllaveri, sulme e pushtime.
Mbijetuam si popull e komb sulmeve e pushtimeve romane e greke, bizantine e sllave, otomane e turkomane, greke e serbe, fashiste e naziste, komuniste e dreqiste …
Mbijetuam per nje aresye madhore : ishim po aq ne mos me te qyteteruar se ato… Ishim po aq ne mos me te kulturuar se ato. Ishim po aq ne mos me te perparuar se ato!
Ndaj te kthehemi ne origjinen tone iliro- shqiptare! Kthimi ne origjinen tone eshte dhurata me e mire, eshte dhurata me e madhe per 100 vjetorin e pavaresise sone! Shqiperi o Nena ime…
Ti Shqiperi me ep nder me ep emrin shqiptar… Emrat tane jane hapi i pare drejt shqiptarise… Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar… Gezuar vellezer shqiptare !
Me 28 nentor 2012 festojme 100 vjet pavaresi ! Ti Shqiperi me ep nder… me ep emrin shqiptar! Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar!
KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR ME 11 JANAR 2011 DHE BOTUAR NE QINDRA GAZETA E PÓRTALE SHQIPTARE NE SHQIPERI, KOSOVE TREVA TE TJERA SHQIPTARE DHE DIASPORE
Tendenca e vendosjes se emrave te huaj ose te sajuar pa kuptim te femijve shqiptare eshte mungese totale e humbjes se identitetit tone kombetar!
Kjo vazhfon te behet si pasoje e humbjes se besimit ndaj politikes antikombetare te filluar nga antishqiptari Sali Berisha e deri tek super antishqiptari Edi Rama!
Shikoni emrat e supermarketeve,dyqaneve,kafeneve,firmave tregetare etj qe janr te gjithe te huaj dhe qeveria hesht!
Shikoni emertimet e emisioneve televizive shimica me emra ne gjuhe tr huaj!
Shikoni emertimet e bashkise se Tiranes qe u ben festave jo sipas drejtshkrimit te gjuhes shqipe,por dipas tr golures anadollakr te Kosoves!
Pse duhet emertuar “Peza n’fest” e jo “Peza ne feste”?etjCfare eshte gjithe kjo URREJTJE KANIBALE, ndaj cdo gje shqiptare?
Pse nuk ndodh kjo menxyre me italianet,greket,gjermanet,anglezet etj,etj?
Kemi nje qeveri qe as do t’ia dije se cfare ndodh ketu ,sepse merret vetem me investime korruptive AVENTURESKE!
Hidhen miliarda euto per autostrada,porte aeroporte,tunele etj krejt te parakoheshme,ndersa qytetet shqiptare jane kthyer ne GETO,sepse mungojne rruget e shtruara,trotuaret,lulushtet,stolat dhr tavolinat e pushimit,parqet,fushat sportive,gjelberimi deti tek koshat e mbeturinave etj!
Bredh kryeministri Rama dhe bukurania me ze metalik te shpifur ,Balluku dite e nate per te pare pedonalet, por nuk u shkon nder mend te shohin se si e kalojne kohen mijra femije,te rinj dhe pensioniste ne lagjet e tyre si GAZERMA TE KOHES SE PUSHTIMIT NAZIST!
Duan te blejne drone e satelite por harrojne se si jetojne banoret neper lagjet!
Krmi nje qeveri antipopullore me nje kryeminister AVENTURIER MEGALLOMAN E DIKTATOR!
Si duket na janë përzier gjenet dhe nuk ka mbetur asgjë në 2000 vitet e fundit.
Ne shqiptarët e Kosovës dhe të Ilirides justifikoheshim duke ua hedhur fajet serbo-maqedonasëve,derisa tash e 22 vite degraduam fare,jo vetëm në emra-identitet,por në çdo fushë të jetës.
Shqiptarët e Shqipërisë londineze në degradim e degjenerim na lanë paksa prapa neve dhe vajtën më tej,dolën në sërrnishtë fare,duke menduar se modernizmi qëndron në emër,në bythë ,në rroba,në emrimet ( firmat) e dyqaneve,kurrë pa e kuptuar se modernizimi qëndron në kokë!
KESAJ QEVERIE
BOJA KREJT I DOLI
NUK KA BERE ME SHUME
SALE VICIDOLI
E PANDEHEM AR
PO DOLI KATRAN
PS ne E NGORDHI
KRIMBAT PO NA HAN
MILETI PO VUAN
CARI SPYET PER TE
TURIZMIN KA HALL
QE PAGJUM E LE
CMIMET NE TAVAN
AI DOKRRA FLET
NA TREGON PERRALLA
KA HALLIN E VET
MAJA E AJSBERGUT
TE FUT LEMERINE
KUSH NUK E KUPTON
HAJDUT QEVERINE
NON STOP MERO KERMA
E BALTJON MAVRIA
KRAKELLIJNE SI KORBA
TE RROJE QEVERIA
RROFTE MORE RROFTE
EDVINII PARE
GJERSA KETIJ POPULLI
TRUTE I KA SHPELARE
Identiteti yne eshte Ahmet, Enver, Kadri, Nurije, Qefsere, Sotir, Kristaq, Dhimiter, Marika, Vangjeli, Gjon, Gjin, Paulin, Nikolin, Marije, Drande, Tereze.
Mimoza, Lindita dhe “Tani, Beni emra qeni” eshte indentiteti qe tentoi te krijonte komunizmi.
Kjo prishi rregullin shumeshekullor te ngjalljes se gjyshit apo gjyshit, tejçimin e farës e interpretime te kesaj natyre.
Fetë e vjetra ranë, komunizmi me ateizmin e tij nuk mbijetoi si fe keshtu qe shqiptaret zgjedhin emra pa ndonje busull orientuese.
@Dega lart ka shkruar nje carcaf lart me bindjen e plote dhe krenarine boshe qe Alban eshte emer shqiptar.
Eshte emer i krishtere per te respekt të Shën Albanit. Diten e emrit e ke më 20 qershor.
Emrat e shumte biblike tregojne duket kthimin e syve te ketyre prinderve drejt qiellit, pas deshtimeve te shoqerise shqiptare!
NOMEN IST OMEN
KA THENE LATINI
MOS SHIKONI EMRIN
POR NE SHPIRT CFARE KINI
Emerat tregoin identitetin e nje kombi… Kishim emera ilir… na i zevendesuan pushtuesit qe na mbajten ne roberi… Bizantinet, romaket dhe osmanet me emerat dhe fete e tyre…. Tani, ndonese nuk kemi pushtues fizik ne trojet tona, na ka kapluar nje marrezi duke huazuar emra nga gjithe bota, qe nuk kan asnje lidhje me te qenurit tone autokton… Per mendimin tim, te gjithe shqipetaret duhet te orjentihen nga emresat sa me shqipetare per gjeneratat e sotme dhe ne vazhdimsi….
@Mali:
E para, thuhet “Nomen est Omen” dhe jo “Nomen IST Omen”. Po kjo nuk prish ndonje pune te madhe.
E dyta, me e rendesishme. Ate qe thua ne dy vargjet e para, e kundershton ne dy vargjet e dyta. Sipa frazes latine, njeriu eshte ashtu sic ka emrin, ose tenton te behet ashtu si thote emri i tij. Me fjale te tjera po te ta vene emrin “gomar” ka shume gjasa qe te sillesh si gomar. Pa reference, po thjesht per te treguar qe VARGJET e tua, ndryshe nga heret e tjera, kete rradhe nuk kane kuptim.
Fjalia ne fund “…. afektimin nga …” tregon se edhe ai/ajo qe ka bere shkrimin hyn ne rradhen e atyre qe u vene femijeve emra macesh ose kukullash pellushi.
Filoeuropipiiiii,
M….I jati m,,,,I biri,m ai qe beri te japin. Emra lule e dite ka shumeeeeeee ne kulturen europiane nuk jane komuniste, Beni is Arben ose Arber. Sh Albani eshte nje ushtar ne kohen e romakeve, Lexo e do te kuptosh. Para osmani e kane qene emra te tjere I gjen tek arbereshet . Por cte besh kur …….
Jane ngaterru punet,perpara evgjitet i vinin emra femijeve te futbollisteve kryesisht latine,dihej evgjit e kalonin me kaq,tani ka nderruar situata Shqiptaret jand bete me keq se evgjitet,ta pakten nuk po nderrojne mbiemrat kshu te dime nga mbiemri ca eshte. Prsh kur shikoja ne tv motrat Vjollca cdo gje mund te jene po Shqiptare kurre.
Sa kohe do mbajme mbiemrat “stoik” dhe “heroik” sna demtojne emrat, Dervishi Dervishi ngelet, Myslymi Myslymi ngelet, Prifti Prifti ngelet, Gjinaj Gjinaj ngelet çfaredo emri te kene para
“mungese totale e humbjes se identitetit tone kombetar”-shjruan “Kolombi”. Kur mungon humbja, dmth kemi fitore. Ose mungese totale e fitores = humbje. Ose beji naften mu ne te, mos shtro binare e shina kur s’kemi tren per ta punuar.
Emrat e njerzve jane nje tregues qe historikisht lidhen me identitetin e nje komuniteti apo kombesi te caktuar. Ne kete prizem ka qene normale qe emrat e shqipetareve (ilireve) te ishin emra shqipetare dhe te dallueshem, ne shumicen e tyre, nga ato te kombesive te tjera. Emri shqipetar ishte nje mjet me shume per te ruajtur identitetin, sidomos ne kushtet e dyndjeve te fiseve sllave drejt trojeve shqipetare.
Cdo njeri me nje kulture dhe logjike mesatare e kupton se; Arber apo Liri, jane emra shqipetare; Visarinovic apo Ilic, eshte emer slav; Francois, eshte emer francez, John eshte emer amerikan dhe Benito eshte emer italian (ose latin) etj..
Grupimet me te fuqishme fetare e kane mare ne dore historikisht caktimin e emrave per besimtaret (te genjyerit e tyre) dhe e perdornin ate si shenje per te dalluar ithtaret e tyre nga ata te komunitetit tjeter konkurent (fillimisht armik). Keto grupime (parti) fetare ne bashkepunim me administrartat e perandorive pushtuese kane perdorur, per rreth 2000 vjet, edhe venien e emrave per te asimiluar dhe armiqesuar shqipetaret me njeri tjetrin. Kjo eshte aresyeja qe emrat e shqipetareve kane qene kryesisht katolike, orthodoske dhe myslimane.
Stabilizimi dhe zhvillimi i instuticioneve shteterore, si dhe ngritja e nivelit kulturor e patriotik te shqipetareve, gjate viteve te shtetit socialist (1944-1990) solli deshiren dhe sanksionoi venien e emrave tipike shqipetare. Ky fenomen, i mbeshtetur edhe me ligj shteti, ndikoi per te crrenjosur mbeturinat e emrave te vjeter fetare, te cilet nuk lidheshin fare me traditen dhe gjuhen shqipe, ne shoqerine shqipetare. Kjo levizje u mbeshtet nga shumica dermuse e popullit sepse njerezit kishin krenari kombetare por edhe sepse emrat shqipetare jane shume te bukur dhe me te thjeshte per tu perdorur ne familjet shqipetare. A ka emra me te bukur se Ilir, Teuta, Besnik, Flutur, Moza etj. etj..?
Edhe ne ate kohe, por sidomos tani, njerezit pa kulture (pa taban) dhe pa identitet kombetar, “per tu dukur moderne” u vinin dhe u vene femijeve emra te huaj, thjesht duke i huazuar nga filmat apo ekipet sportive, pa ju ditur kuptimin.
Jam i sigurte se gjysma e atyre qe u kane vene emrin “Noel” femijeve (ose ata qe e kane emrin Noel) nuk e dine se ky emer ne frengjisht do te thote se eshte koha e krishtlindjeve (ose ka lindur ne kohen e lindjes se Krishtit). Po ta dinin kuptimin te pakten do ta vinin emrin krisht!!
E keqja eshte se sot ne Shqiperi ky lloj bastardimi i emrave stimulohet edhe nga ca zyrtare snobe dhe gazetare mediokre qe u duket se duke perdorur fjale te huaja jane me “te rendesishem” apo te “ditur” ne syte e popullit (zgjedhesve). Perse duhet te perdoren fjalet “Pedonale” apo “By-pass” nga keta palo zyrtare (ministra e bashkiake) e jo fjalet shqip “Shetitore, Kembesore” apo “Devijim, anash-kalim”?
Institucionet shteterore dhe njerezit me kulture e me taban eshte mire qe ti luftojne dhe stigmatizojne fenomene te tilla sepse keshtu kontribohet ne ruajtjen e identitetit dhe pasurise sone kulturore.
Perfundimisht shqiptare jane populli me inferior dhe me I padinjitetshem I ne bote. Shifni emrat. Katunar et ne kuptimin Lapidar te fjale per tu duk modern venue emra modern. A Ben vaki qe nje suede te ja vere djalit emrin Petrit, Gezim apo Arben. Absolutisht Jo. Po sa Bjorka ka ne Shqiperia. Kjo vjen se suedezi eshte I pergjegjshem dhe nuk eshte katunar. Nese nje suedez nuk Don te beget shqiptare pse shqiptare Don te beget suedez.Perfundimisht dhe extremist shqiptare jane kombi me KATUNAR ne bote.
Dua informacion për emrin tim Aria