Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lituania shpall mbi 1 mijë rusë e bjellorusë si rrezik për sigurinë kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lituania shpall mbi 1 mijë rusë e bjellorusë si rrezik për sigurinë kombëtare
AktualitetBote

Lituania shpall mbi 1 mijë rusë e bjellorusë si rrezik për sigurinë kombëtare

Published: August 4, 2023
Shpërndaje

Lituania i ka shpallur më shumë se 1.000 shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, që jetojnë në këtë shtet, si kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe ka thënë se do t’ua anulojë lejeqëndrimet e përhershme.

Vendimi vjen pasi Qeveria u ka kërkuar rusëve dhe bjellorusëve që ta plotësojnë një anketë, në të cilën ka pasur pyetje për qëndrimet e tyre lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për statusin e Krimesë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska më 2014.

Lituania, shtet baltik që e ka shpallur pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë, është demokraci që i takon NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

- Publicitet -

Ajo ka qenë mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe është bërë shtëpi për shumë refugjatë, të cilët u kanë ikur fushatave shtypëse qeveritare në Bjellorusi dhe Rusi.

Departamenti i Lituanisë për Migrimin, ka thënë se e ka vërtetuar që 1.164 shtetas bjellorusë dhe rusë që jetojnë në Litani përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, vendim që është bazuar në informacion publik dhe jopublik.

Sipas njoftimit, vendimi prek 910 bjellorusë dhe 254 rusë.

Mënyra se si janë përgjigjur njerëzit në anketë është marrë parasysh në vendimin nëse duhet vazhduar apo anuluar atyre lejet e qëndrimit.

Atyre që do t’iu anulohet leja është thënë se janë vetëm një pjesë e komunitetit të rusëve dhe bjellorusëve që jetojnë në këtë shtet.

Sipas Departamentit të Migrimit, në Lituani aktualisht jetojnë më shumë se 58.000 bjellorusë dhe 16.000 rusë.

Atyre u kërkohet që ta vazhdojnë lejen e qëndrimit çdo vit, ose çdo tri vjet, varësisht prej statusit të aplikimit.

Atyre që u është anuluar leja do të mund ta apelojnë vendimin në gjykatë.

Qeveria ruse dhe ajo bjelloruse nuk e kanë komentuar ende këtë vendim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. ¿? on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  3. xxx on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Greta on Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  5. Precizim on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?