Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye të qeverisë vetëm 44 ditë. Ndonëse bëhet fjalë për një shifër, që parashikohet nga rregullat, një lajm i tillë ka shkaktuar polemika të ashpra pikërisht për sa i përket mandatit më të shkurtër të kryeministrit në historinë e vendit.
Në 23 shtator menjëherë pas përfundimit të periudhës së zisë për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabetë, Truss i konfirmoi ministrit të saj të ekonomisë një ulje taksash prej 45 miliard paund, e gjitha e financuar nga borxhi. Si rezultat i këtij vendimi, tregjet u futën në panik, paundi ra në nivele historike dhe interesat për obligacionet e qeverisë tejkaluan ato të Greqisë dhe Italisë. Deri në pikën që Banka e Anglisë u detyrua të bënte një ndërhyrje emergjente, përballë asaj që e konsideroi një rrezik material për qëndrueshmërinë financiare të Britanisë së Madhe.
Për një qeveri konservatore hedhja në greminë e ekonomisë ishte një rezultat i paprecedent, në një moment që Truss besonte se ideologjia mund të fitonte ndaj realitetit. Por në rastin e Britanisë së Madhe realiteti është ai i një vendi që nuk mund t’ia lejojë vetes të luajë me sovranizmin fiskal.
Ndërkohë do të reduktohet vetëm në tre kandidatë të mundshëm gara për zëvendësimin e Liz Truss si lider i ardhshëm i partisë konservatore të mazhorancës, dhe kryeministër i ardhshëm i vendit.
o.j/dita

pff….
kshu ësht imperializmi.
shumica jeton në mizerje të plotë ose punojnë si qeni nga mëngjesi gjer në darkë dhe prap jetojnë në kushte mizerabël dhe disa kanë para dhe politikën.
një pjesë është mikroborgjeze dhe e dehur nga ideologjia ekzistencialiste ndaj mendon m mir ça jam tani pa të tjerat..
se kuptojnë dot që për të patur një ardhme më të mirë për fëmijët e tyre duhet të bëjnë revolucionin dhe të vënë një sistem ku zhduket çdo formë shfrytëzimi.
ndaj klasa më revolucionare pra proletariati duhet të bindë pjrsën më përparimtare të mikroborgjezisë që të rrëzojë këtë sistem dhe të ndërtojë të ardhmen e ndritur për brezat e saj më vonë