Nga Endri Kajsiu
Gjatë ditës së shtunë u njoftuan një numër masash sigurie nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Menjëherë më pas, mediat pranë Partisë Demokratike akuzuan se operacioni ishte dekonspiruar me qëllim arratisjen e personave nën hetim.
Për të qeshur në fakt, pasi akuza vjen nga të njëjtat media që dy javë më parë nxituan të shpërndanim lajmin për disa masa arresti që SPAK do të lëshonte lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Të njëjtat personazhe e media që e dekonspiruan operacionin asokohe, sot po akuzojnë çuditërisht për dekonspirim të aksionit.
Së dyti, po të njëjtat media pranë grupimit Berisha, asokohe nxorën lajmin se paratë e inceneratorëve kishin kaluar në Bullgari përmes lidhjeve me personazhe të medias apo familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës që priteshin të arrestoheshin.
Po të njëjtët, sot që SPAK lëshoi urdhër arrestet, nga ku duket qartë se akuzat e PD ishin një blof politik, po shkruajnë se SPAK-u po i zhduk qëllimisht dokumentet që kanë ardhur nga Bullgaria.
Pra, ata që dje nxitonin dhe dekonspironin një operacion i cili sipas tyre kishte kapur në grackë personazhe me rëndësi në skemën e inceneratorëve, tani i vërsulen SPAK-ut me akuzën se po zhduk dosjet.
Me sa duket, dëshpërimi se akuzat e tyre po dalin blof njëra pas tjetrës, është aq i madh sa mungesa e koherencës në qëndrimet publike, po bëhet çdo ditë edhe më qesharake. Në mbrëmje deklarojnë se SPAKU po kap “të mëdhenjtë” e inceneratorëve, dhe ditën ankohen se SPAK-u është organizata mafioze që po i zhduk dosjet.
Një tjetër shembull se si opozita zvogëlohet çdo ditë në lojën e gënjeshtrave politike që nuk i përtyp më askush!

Ka 30 vjet qe eshte qesharake
Sa nuk di te qesh apo qe qaj me këta mizerje
Ndaj kemi ikur nga shqiperia
Se fillon te duket vetja njesoj me idiotet qe i ndjekin pas
Disa e kane “nje lloj aktiviteti”, qe te jene ne qender te vemendjes,
kane perfeksjonuar artin e shpifjeve dhe sajimeve sepse perfaqeson
artin e surprizave renqethese dhe te mbreterise te konspiracionit.
Ka nga ato qe nuk kane asnje bosht dhe interpretojne enderrat
qe kane pare nje nate me pare sepse jane te kerkuara shume.
Te tjere e kthejne majtas e djathtas se besojn se eshte menyra
me e mire per te egzistojne ne kete kaos te vazhdushem.
Disa “Dikushe” paguhen per ta mbajtur gjalle kaosin qe e adhurojne
shumese nepermjet tij fitojne e jane pasuruar.
ATO na i reklamojne ne te tjereve , qe te na hapen syte, te rojme ne
kete realitet ku kemi ngexur e nuk do dalim kurre.
ATO i kane mesuar te gjitha te carat ne ingranazhet e shtetit dhe jane
gjendje te penetrojne e te pasurohen me menyra korruptive.
Perhapin teorin se rrojme ne xhungel qe te tregojne se ligjet nuk
do zbatohen kurre dhe se e verteta nuk egziston, bile sikur te kene
te shkruar ne tavoline, nuk i intereson ta lexojne, se ja pret vrullin
per te perfituar dhe i pengon te luftojne per te arritur qellimin e tyre.
Ato qe flasim me keto persanozhe “shume te sukseshem” i konsiderojne
te famshem, por ATO i pergjigjen se i kane mesuar ne “luften e tyre per
egzistence, gjate kohes se tranzicionit.
Por si ka mundesi ?
Sepse shume prej tyre u shnduan ne shushujna qe kane pire gjakun e popullit.
ATO nuk e pranojne. Thone se ne fillim kane marre, ate qe i takon ,
se ndihmat kane qene ne sheshet e Shqiperis si dhe te gjithe
vepra e ekonomise se shtetit qe kane qene te pa rrethuara, pa roje,
pra ishe i lire te merje cte doje, sepse ATO rronin ne nje “Shtet Xhungul”.
Kuptohet se thelat me te majme i moren pushtetataret e 10 vireve te para te
tranzicionit.
Me vone filluan vjedhjet e vlerave monetare te ndertimit te veprave te reja,
me ane te tenderve ku miqt dhe familiaret e pushteare perfitonin shuma t
e medha monetare.
Kjo ka ndodhur, por ta reklamosht kete, si nje menyre jetese normale,
nje maskarrallek tej mase, ne ekstrem, por pershume pushtetare dhe
poplitikane, kjo u be nje normalitet dhe thone se ne jemi te pafajshem,
dhe se SPAKU nuk ka prova.
Ne ka gje qesharake ne Inceneratori Tiranes eshte fakti se eshte Fantazem, pra nuk ekziston fare, e prap se prap per te vazhdon e paguhet nga taksapaguesit shqiptare.
Qesharake eshte fakti se ky Kryetari Bashkise Tirane qe ka qejf te filmohet mbi c’do pusete neper rruge Tirane, per kete Incenerator ku jane zhdukur mbi 100 milion Euro kerkon te laje duart e te beje te paditurin kur ka firmen e hedhur per te.
Keto e bejne qesharak edhe kete Endri me mbiemrin qesharak qe e kerkon qesharaken atje ku nuk eshte dhe nuk e sheh aty ku ben muuuu.
Une jam opozitar i PDhit e as nuk e di ku e ka borderone qeveria.
MOS NDIQNI MEDIAT E SALA FAZLLIQ GËRDECLLARIT P.SH. SYRI,SHIJAKU.
PËR NJË MEDIA TË PAVARUR, VOTOHET 99.9% L.BASHA! 7×7=42!
Pocat,Boshat,Mecot,Fasadat,qe nuk kane brume vejne perpara emrit disa xhingla mingla,si psh.prof,dr,Assoc,.doc,i i docave etj.
Ky trapi ka vene kufje.
Per ti kujtuar ketij Kajsijwes ca te verteta qe mos ti tkurret me shume kujtesa –
Kur kjo opozite e denoncoi eksportin e droges edhe nga ajri, kur ra ne Divjake avioni me droge brenda, Rama tha : “Jane per sperkatje mushkonjasht”
kur kjo opozite deklaroi se ne Xibrake ka Laborator droge, u desh te vijne gjermanet ta sinjalizojne se pushteti Rama e mohonte (edhe pse tashme Olsi vellai vogel i Edit pohon se njihet personalisht me eksponentet e atij Laboratori)
kur kjo opozite denonconte Deputete me precedent penale te Rilindjes, ky Rama mohonte te kishte te tille deri kur pranoi Ligj per Dekriminalizim Parlamenti per te hequr nga andej ato Frroket, Ndoket, Prengat, Rrajat, Doshet, etj
kur kjo opozite denonconte vjedhjet tek Koncesionet e Shendetesise ky Rama falenderonte publikisht Lil Beqen…kete qe tashme eshte ne burg per vjedhje.
kur kjo opozite denonconte vjedhjet tek Inceneratoret ky Rama deklaronte “Per ju (opopziten) jane 430 milion EURO te vjedhura tek Inceneratoret por per ne (pushtetin) jane ZERO vjedhje” sot per ato ZERO vjedhjet e Rames po rrotullohet SPAK sa andej-ketej e nuk po i jep dot dum.
kur opozita pra ka denoncuarketo afera, ky pushteti Rama i ka mohuar.
Kjo tregon se mungesen e koherences (per te mos thene vjedhjet e abuzimet me shumice) or Kajsije shko se i ke te Kryeministria.