Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufra, gati për tregun europian, CEO i kompanisë së qumështit: Strategjia jonë, të eksportojmë një markë 100% autentike shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Lufra, gati për tregun europian, CEO i kompanisë së qumështit: Strategjia jonë, të eksportojmë një markë 100% autentike shqiptare
Komunitet

Lufra, gati për tregun europian, CEO i kompanisë së qumështit: Strategjia jonë, të eksportojmë një markë 100% autentike shqiptare

Published: May 31, 2026
Shpërndaje

Teksa Shqipëria afrohet gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian, integrimi nuk mbetet vetëm një proces politik, por shndërrohet edhe në një sfidë të rëndësishme ekonomike. Përshtatja e tregut vendas me standardet europiane është tashmë një domosdoshmëri, veçanërisht për sektorët që mbajnë peshë të veçantë në ekonominë shqiptare. Një prej tyre është industria ushqimore, ku sektori i përpunimit të qumështit po përballet drejtpërdrejt me kërkesat dhe standardet e tregut europian.

Në këtë kuadër, Shoqata e Industrisë së Prodhimit të Qumështit (IPQ) zhvilloi Konferencën e Parë Kombëtare të Industrisë së Përpunimit të Qumështit, ku u diskutua lidhur me këtë sfidë te re për sektorin. Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të industrisë së qumështit, përfaqëusues nga AKU-ja, ekspertë të sektorit të bujqësisë shqiptarë dhe të huaj, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit. Për të analizuar më tej arritjet dhe sfidat e industrisë që u diskutuan në këtë konferencë, i ftuar në episodin e radhës së “Pro Business”, ishte CEO i Lufrës, Luis Ndreka, i cili ndau këndvështrimin e tij mbi përgatitjen e industrisë shqiptare të qumështit për procesin e integrimit europian. Ai theksoi se Lufra ka investuar vazhdimisht në teknologji moderne, standarde të sigurisë ushqimore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, duke u pozicionuar si një nga kompanitë më të përgatitura, për të përballuar konkurrencën në tregun europian.

“E gjithë infrastruktura dhe rruga që kemi shtruar ka qenë për t’u përballur me realitetin e ri europian, i cili sot është shumë i prekshëm dhe po vjen shumë shpejt. Dhe ky realitet vjen për shkak të punës sistematike që është bërë dhe bëhet. Kjo gatishmëri na bën entuziastë, sa mezi po presim të na hapen dyert e tregut europian”, u shpreh Ndreka

- Publicitet -

Sipas Ndrekës, investimet strategjike të kryera në vitet e fundit kanë krijuar bazën e nevojshme për rritjen e standardeve dhe përgatitjen e kompanisë për tregun europian.

“Ne kemi bërë investimet e duhura në kohën e duhur dhe janë investime afatgjatë. Investimet më të mëdha i kemi bërë para pak viteve. Një fabrikë e tillë ka nevojë për investime të tilla jo thjesht për mirëmbajtje, po për investime të cilat e përmirësojnë,  optimizojnë punën dhe rrisin standardin.” – u shpreh Ndreka.

Sipas tij, ajo që e mban konsumatorin pranë një marke nuk është vetëm cilësia e momentit, por aftësia për ta ruajtur atë cilësi në mënyrë të vazhdueshme, duke përmbushur pritshmëritë e krijuara ndër vite duke shprehur kështu veçoritë e Lufrës si biznes në tregun vendas.

“Biznesi ynë është maratonë, nuk është sprint. E them këtë sepse ne kemi 35 vjet që ne mundohemi të jemi të sinqertë me konsumatorin, etiketën e produktit dhe të zbatojmë çdo ligj. Konsistenca jonë ka bërë që konsumatori të përjetojë produktin çdo ditë, si testuesi më i mirë i cilësisë.” – u shpreh ai.

CEO i Lufrës u ndal edhe tek gatishmërinë që industria shqiptare dhe vetë kompania Lufra kanë sot për të konkurruar në tregun europian duke diskutuar mundësinë e krijimit të një marke autentike shqiptare të e cila do të përfaqësojë jo vetëm një kompani të vetme, por të gjithë industrinë shqiptare. Në fokusin e strategjisë së eksportit qëndrojnë djathrat, një kategori produktesh që konsiderohet se ka potencialin më të madh për të përfaqësuar Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare. Ai sjell si shembull modele të suksesshme europiane, si Greqia dhe Italia, të cilat kanë ndërtuar identitet të fortë kombëtar për produktet e tyre tradicionale dhe i kanë bërë ato të njohura në të gjithë botën.

“Fokusi ynë aktual për eksport janë djathrat. Aktualisht po diskutojmë edhe me Shoqatën për të krijuar një markë autentike shqiptare djathi. Të mos jetë thjesht një markë e Lufrës, por një djath i prodhuar në Shqipëri, sepse kështu i shtojmë vlerë vendit dhe të gjithë ndihen krenarë për atë që kemi. Kjo është mënyra se si ne mund të depërtojmë në tregun europian. Individualisht, edhe pse jemi ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri, ne jemi shumë të vegjël për Europën. Por së bashku mund të krijojmë një histori suksesi që i përket gjithë vendit.”  –  tha ai.

Teksa industria shqiptare e qumështit përgatitet për një kapitull të ri, sfidat mbeten të shumta. Megjithatë, siç thekson edhe Ndreka optimizmi, investimet në cilësi dhe ambicia për të ndërtuar një identitet të përbashkët shqiptar duket se po krijojnë themelet e një historie që synon të kapërcejë kufijtë e tregut vendas.  “Jam optimist se do të jemi në tregun europian”, përfundoi CEO i Lufrës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit
  • Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?