Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta Izrael-Hamas, Erdogan viziton sot Gjermaninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta Izrael-Hamas, Erdogan viziton sot Gjermaninë
AktualitetBote

Lufta Izrael-Hamas, Erdogan viziton sot Gjermaninë

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë sot në Berlin në një periudhë të tensionuar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, dhe mbi të gjitha për arsyen se të dyja shtetet kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me luftën.

Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Ëalter Steinmeier. Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk në vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes së tij për president.

Turqia shihet si një partner i vështirë, por thelbësor në Gjermani, shteti në të cilin jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz me origjinë turke. Edhe pse tensionet janë rritur gjatë viteve të fundit, Turqia është gjithashtu një  aleat i NATO-s në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Europë.

- Publicitet -

Kjo vizitë ka mbetur nën hije pas rritjes së hendekut midis qëndrimeve të dy vendeve sa i përket ngjarjeve pas sulmit të grupit ekstremist palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor.

Gjermania është një aleat i vendosur i Izraelit dhe ka kundërshtuar thirrjet për një armëpushim, ndërsa ka bërë thirrje për dërgimin e ndihmave për civilët në Gaz, duke bërë thirrje për “pauza humanitare” dhe duke kërkuar të mbajë kanale të hapura komunikimi me vendet e tjera në rajon për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

Erdogan ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit. Të mërkurën, ai e quajti atë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën së bashku me të gjithë banorët e saj.

Grupin radikal palestinez të Hamasit ai i përshkroi si “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokat dhe njerëzit e tyre.

I pyetur në fillim të kësaj jave për komentet e Erdoganit, Scholz nuk e përmendi liderin turk me emër, por tha se “akuzat që po bëhen kundër Izraelit janë absurde.”

“Të mërkurën, Scholz i tha parlamentit se bisedimet e tij me Erdogan do të përfshijnë një diskutim të “pikëpamjeve të ndryshme në këtë çështje, është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi dhe që ne të bëjmë qëndrimin tonë shumë të qartë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?