Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta Izrael-Hamas ngjall frikë dhe përçarje në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta Izrael-Hamas ngjall frikë dhe përçarje në Evropë
AktualitetBote

Lufta Izrael-Hamas ngjall frikë dhe përçarje në Evropë

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Monumentet në qytetet anembanë Evropës u ndezën me ngjyrat blu dhe të bardhë natën e 7 tetorit në shenjë solidariteti me Izraelin pasi 1,400 qytetarë të tij, kryesisht civilë të paarmatosur, u vranë në sulmin më të keq që ka pësuar vendi në dekada. Udhëheqësit nga Emmanuel Macron në Francë deri te Giorgia Meloni në Itali shprehën mesazhe mbështetjeje të palëkundur.

Por shfaqja e unitetit maskoi tensionet e thella sociale që u shfaqën gjatë ditëve në vijim. Në gjithë rajonin, hebrenjtë tani kanë frikë nga një rritje e antisemitizmit. Ndërsa myslimanët shqetësohen se po barazohen me Hamas-in, grupi militant që kreu sulmin në jugun e Izraelit. Në dritën e sulmit në një spital në qytetin e Gazës të martën mbrëma, i cili la 500 njerëz të vdekur, me numrin e viktimave që pritet të rritet, kjo dinamikë ka të ngjarë të përkeqësohet. Dështimi i 27 liderëve të Bashkimit Evropian për të folur me një zë nuk po ndihmon në këtë drejtim.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për shembull, është kritikuar për shprehjen e mbështetjes së fortë për Izraelin gjatë një udhëtimi në vend, ndërkohë që, sipas pikëpamjes së një zyrtari tjetër të BE-së, ajo nuk u bëri thirrje me forcë autoriteteve izraelite që të respektojnë ligjin ndërkombëtar në operacionet e tyre hakmarrëse në Rripin e Gazës. Rreziku i tjetërsimit të komuniteteve të tëra mund të dëmtojë më tej kohezionin social brenda BE-së, i cili tashmë është testuar nga lufta në Ukrainë, rritja e popullizmit dhe një krizë historike e kostos së jetesës.

- Publicitet -

Ndarjet sociale janë veçanërisht të mprehta në Gjermani duke pasur parasysh historinë e saj të fundit të emigrimit dhe rolin në Holokaust. Është gjithashtu shtëpia e një prej popullsive më të mëdha palestineze jashtë Lindjes së Mesme. Në të njëjtën natë që Porta e Brandenburgut në Berlin u ndriçua me ngjyrat e flamurit izraelit, rreth 40 demonstrues pro militantëve të Hamas-it festuan sulmin ndaj Izraelit. Në përgjigje të tubimit në një lagje me shumicë arabe dhe raporteve se yjet e Davidit ishin shenjuar në shtëpitë që mendohej se ishin të hebrejve, kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua për një qasje ‘me zero tolerancë’ ndaj antisemitizmit dhe lavdërimit të Hamas-it duke premtuar se do ndjekë penalisht shkelësit.

Kancelari i qendrës së majtë kufizoi gjithashtu demonstratat pro-palestineze, duke nxitur akuza për ‘hiele’ nga anëtarët e komunitetit mysliman të Gjermanisë. Kjo shtoi shqetësimin mes arabëve pro-palestinezë, myslimanëve, të majtëve dhe anëtarëve të rrjedhës më të gjerë politike të Gjermanisë, e cila mbështet fuqishëm Izraelin. Banorët e Berlinit kanë qenë të ndërgjegjshëm për një përmbytje dezinformatash dhe një vërshim aktivizmi, ndërkohë që nuk ka pasur raste të dhunës masive në 10 ditët e fundit. Por fitorja e fundit nga partia ‘Alternativ fur Deutschland’ e ekstremit të djathtë në zgjedhjet rajonale ka ngritur shqetësimin nëse e djathta ekstreme mund do të rrisë frikën e antisemitizmit. Skenarë të ngjashëm po luhen në gjithë rajonin. Shqetësimin e shtojnë edhe dy sulme nga terroristët e dyshuar gjetkë në rajon. Edhe pse nuk duket se kanë lidhje me luftën Izrael-Hamas, qeveritë kanë nxituar të përpiqen të qetësojnë qytetarët nervozë.

“Kjo është një kohë për më shumë siguri, kujdes dhe ndërgjegjësim,” tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në një konferencë shtypi në Stokholm, pas sulmit në Bruksel të hënën që vrau dy suedezë. “Ne nuk mund të jemi shumë naivë.” Në të gjithë Francën, ushtarët u dërguan për të mbështetur policinë pasi një mësues u vra javën e kaluar në atë që Presidenti Emmanuel Macron e quajti një akt të terrorizmit islamik. Ministri i Punës Olivier Dussopt tha të martën se ai është i shqetësuar se vrasja e fundit e një mësuesi mund të minojë mbështetjen për një projektligj të ardhshëm të emigracionit që synon të ndihmojë disa punëtorë pa dokumente të qëndrojnë në Francë.

Në Itali, prokurorët në Milano mbajtën një konferencë për shtyp këtë javë për të siguruar një publik nervoz se arrestimi i dy shtetasve egjiptianë me akuza për terrorizëm nuk ishte i lidhur me konfliktin në Izrael, por më tepër rezultat i një hetimi policor që daton që nga viti 2021.

Në Austri, Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg paralajmëroi për një rritje të mundshme të numrit të emigrantëve në rast të një lufte tokësore në Gaza. Një shqetësim i ngjashëm u shpreh edhe në Greqi. Spanja ndërkohë dallohet për një qasje shumë të ndryshme. Qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez dënoi sulmet e Hamas-it ndërsa bëri thirrje për njohjen e shtetësisë së Palestinës dhe për respektimin e të drejtave ndërkombëtare humanitare në Gaza. Spanja ka qenë historikisht simpatike për kauzën palestineze dhe më shumë se 10,000 njerëz marshuan në Madrid të dielën në një nga demonstratat më të mëdha pro-palestineze të vendit në vite. Ndërkohë, me liderët e BE-së që ende punojnë për të dhënë një mesazh të unifikuar në përgjigje të konfliktit në rritje, kancelari gjerman Scholz u bë lideri i parë evropian që vizitoi Izraelin që nga sulmet e Hamas-it. Scholz u takua gjithashtu me të afërmit e shtetasve gjermanë të mbajtur peng nga Hamasi.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Ethem Lalaj on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. vlonjati on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?