Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta ndaj korrupsionit në BE: Listë “non grata” për “kancerin politik” në mbarë botën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Lufta ndaj korrupsionit në BE: Listë “non grata” për “kancerin politik” në mbarë botën
BoteKryesoreUncategorized

Lufta ndaj korrupsionit në BE: Listë “non grata” për “kancerin politik” në mbarë botën

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Europian mund të ketë për herë të parë një listë me persona “non grata” për individë të përfshirë në korrupsion.

Unioni prezantoi planin për të luftuar fenomenin e dëmshëm jo vetëm brenda shteteve anëtare, por edhe më gjerë në mbarë botën, marrë shkas nga skandali i madh i vitit të kaluar “Qatar gate” që përfshiu disa ligjvënës dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.

Përmes ligjeve të reja, BE synon që të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit duke ndryshuar përkufizimin për krimet dhe dënimet që lidhen me këtë fenomen.

“Do ta krahasoja korrupsionin me kancerin, ndaj të cilit duhet një punë e madhe parandaluese, por gjithashtu kur parandalimi dështon, atëherë nevojitet trajtim i duhur. Për fat të keq, ne nuk kemi një pilulë magjike kundër korrupsionit. Por ne duhet të punojmë fort dhe të miratojmë këtë paketë ligjore si dhe të bëjmë shumë ndryshime në nivelin e vendeve anëtare pasi ajo çfarë dëgjojmë dhe shikojmë është se korrupsioni po vret demokracinë tonë. Po vret besimin e njerëzve në institucione demokratike”, tha Vera Hourova, zv.presidente e KE.

- Publicitet -

“Po propozojmë të kriminalizojmë të gjitha format e korrupsionit në të gjitha vendet anëtare, jo vetëm ryshfetin, por edhe trafikimin, ndikimin dhe pasurimin e paligjshëm, përvetësimin dhe abuzimin me pushtetin”, tha Margaritis Schinas, zv President i KE.

Sipas propozimit, të gjitha shtetet e BE-së duhet të përshtatin kodet e tyre penale me ligjet e reja, për të sanksionuar, dënuar dhe ngrirjen e aseteve të atyre që do përfshihen në listën e zezë.

Kjo do të jetë shumë e vështirë për ta vënë në zbatim, pasi duhet aprovuar në mënyrë unanime nga të gjitha vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, me disa liderë që dyshojnë se mund të jetë një përpjekje për t’i rrëzuar nga pushteti.

Megjithatë, plani antikorrupsion i BE udhëzon zyrtarët që për të shpallur një individ “non grata” duhen prova konkrete dhe që personat e prekur të kenë të drejtën ta apelojnë vendimin në Gjykatën Evropiane.

Propozimi i Brukselit është i ngjashëm me Aktin Magnitsky në Shtetet e Bashkuara, me të cilin Uashingtoni ndëshkon zyrtarët e qeverive të huaja të implikuar në raste korrupsioni dhe abuzimi me të drejtat e njeriut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?