Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta në Gaza, kishat në Betlehem anulojnë festimet e Krishtlindjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta në Gaza, kishat në Betlehem anulojnë festimet e Krishtlindjeve
AktualitetBote

Lufta në Gaza, kishat në Betlehem anulojnë festimet e Krishtlindjeve

Published: November 16, 2023
Shpërndaje

Edhe pse është njëri prej eventeve më të shumëpritura të vitit për to, kishat në Betlehem kanë vendosur të anulojnë festimin e Krishtlindjeve këtë vit në shenjë proteste ndaj luftës në Gazë.

Qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të jetë i zymtë për festa e nuk do të ketë as show dritash, as  fishekzjarrë e as bredh Krishtlindjesh. Tre kishat kryesore, Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike, janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.

“Këtë vit do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të ketë drita festive, e as bredh festiv. Do të mbajmë zi për të vrarët në Gazë. Këtu mbretëron një atmosferë pikëllimi të thellë dhe të gjitha kishat kanë vendosur të mbajnë vetëm shërbime fetare për Krishtlindje”, u shpreh zëdhënës i Patriarkanës Ortodokse greke, Jeruzalem, Issa Musleh.

Në Bethlehem zhvillohet zakonisht një prej festimeve më të rëndësishme të Krishtlindjeve në botë. Çdo vit qyteti ndriçohet me mijëra drita dhe zbukurohet me një nga pishat më të larta të Krishtlindjeve në Tokën e Shenjtë. Por që kur ka nisur lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, kishat në Bethlehem kanë pranuar vetëm besimtarët vendas.

Turistët dhe pelegrinët janë larguar, çka ndikoi ndjeshëm tek ekonomia e qytetit, që mbështetet shumë tek turizmi. Tregtarët të ndryshëm u pajtuan me situatën e zymtë, por e konsiderojnë të tepruar që të mos ketë as bredh Krishtlindjesh, edhe pse sërish shprehen të trishtuar nga zhvillimet në Gaza.

 

- Publicitet -

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?