Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U sulmua Irani për të hequr vëmendjen nga skandali Epstein?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > U sulmua Irani për të hequr vëmendjen nga skandali Epstein?
Analizaopinion

U sulmua Irani për të hequr vëmendjen nga skandali Epstein?

Published: March 4, 2026
Shpërndaje

Analisti i njohur Skënder Minxhozi shkruan se qeveria po gabon në politikën e ndjekur ndaj Iranit dhe se është ironike që i ashtuquajturi bord i paqes e nis me luftë.

“Duket ironi therëse fakti që një president që themelon një OKB paralele “për të zgjidhur konfliktet”, që ka garuar në zgjedhjet e fundit presidenciale me devizën “Presidenti i Paqes” dhe që kërkon nga mëngjesi në darkë çmimin Nobel për paqen, të ndodhet sot në krye të një sulmi të armatosur të kësaj shkalle, me pasoja thellësisht të rrezikshme për të gjithë globin. Bordi i Paqes e nisi aktivitetin me një akt lufte” – shkruan Minxhozi në një editorial botuar në JAVA cotuar sot nga gazeta Dita.

Analisti i njohur për qëndiimet e tij të ekuilibruara thotë gjithashtu se nuk mundet të jemi ne edhe më ekstremistë se vetë amerikanët dhe izraelitët.

- Publicitet -

Pjesë nga shkrimi i Minxhozit:

“…Nuk ndihmon në këtë aspekt as qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar në këto orë. Pasi kemi dhënë të gjithë ndihmën tonë modeste duke strehuar kundërshtarët e regjimit iranian vite më parë, ne si shtet kemi mbajtur edhe politikisht, edhe verbalisht pozicione të ashpra ndaj Teheranit.

Përzumë ambasadën e tyre në Tiranë në vitin 2022 pas ndërprerjes së marrëdhënieve dypalëshe, u kthyem në një shënjestër masive sulmesh elektronike nga hakerat iranianë të cilët bllokuan sistemet tona digjitale duke nxjerrë në shesh rrogat, adresat e targat e shqiptarëve të thjeshtë.

Qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim më shumë amerikan e izraelit ndaj Iranit, sesa një pozicion evropian. Edhe këto orë, ndërkohë që Evropa shpejtoi të deklarojë se nuk do të përfshihet në konflikt, deklaratat zyrtare të Tiranës ishin edhe një herë tjetër më të ashprat.

Mbetet të shihet çfarë do të prodhojë kjo politikë e avancuar dhe e shkujdesur ndaj një konflikti i cili nuk është i yni dhe që nuk na përket si shtet.

Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në Bordin e Paqes dhe vizita e tij në Tel Aviv po vijojnë të pasohen me një qëndrim të ashpër ndaj ngjarjeve në Iran, megjithëse brenda vetë Amerikës dhe Izraelit një pjesë e madhe opinionit publik mendon se kjo luftë bëhet për të devijuar vëmendjen nga dosjet Epstein që lidhen me presidentin Trump dhe akuzat për korrupsion që lidhen me kryeministrin Netanjahu.

Konflikti aktual ka më shumë se një hije dyshimi mbi qëllimet strategjike dhe shkaqet reale…”

m.aleksi / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Katiu says:
    March 4, 2026 at 2:25 pm

    Po Minxhozi , është tekstualisht siç e gjykon ti .
    Trampi i zhyer me Epstein , Netanjahu i zhyer si hajdut , por , ke harruar te shtosh se edhe zelli i teperuar i Rames, sjellja e tij me katolik se papa e ka bazen në marredheniet e pista që ka me hajduten Balluku .

    Reply
  • drejtperdrejt says:
    March 4, 2026 at 4:15 pm

    O Minxho, po behu nje here te vetme percaktues mor i shkrete se mbete tere jeten pergjithsues – thuaj more pa frike e ndroje “me ekstremist EDI RAMA se vete amerikanet e izraelitet” c’na fut te gjitheve ne ate kallep ku as vete Rama nuk na do afer ngaqe do te mburret personalisht e indidualisht vetem si me Katolik se Papa para Trump.

    Reply
    • DEMOKRATI says:
      March 4, 2026 at 7:55 pm

      Qëndrimet e çeverisë nuk habitin por habitën si çdo herë çëndrimi i horrit të opozitës edhe se i poshtëruar dhe degraduar nga St.Dapartmenti me siguri i janë rreziku narkotrafikantët në qendrën botërore të krimit në Dubai

      Reply
  • Po mër, po... says:
    March 4, 2026 at 6:29 pm

    Sado realist qoftë, opinioni i minxhos është i vonuar. Që ky bord u krijua enkas jo për paqen, por për të sfiduar haptazi organizatën e kombeve të bashkuara dhe jo vetëm, këtë e thamë qysh ditën kur liderucat e botës së tretë nxituan kush e kush t’i lëpinte i pari dorën dumbabës. Pikërisht atë ditë mediat shpirtshitura heshtën, nuk po dinin se si të reagonin, prisnin urdhër nga lart.

    Sidoqoftë, paqja nuk u trazua para dy ditësh. Ajo u trazua para se të krijohej bordi. Maduro është vetëm njëri nga shembujt e ngjashëm.

    Reply
  • skela says:
    March 4, 2026 at 6:49 pm

    Aq merr vesh palloshi nga politika. Bythëlëpirës i neveritshëm.

    Reply
  • demo says:
    March 4, 2026 at 7:44 pm

    Se kush eshte Ay bir kurve qe ka nderhyre tek google maps,.Aty ku ndodhet Surreli ka shenuar me rreth te kuq:Manez..
    Keta kopilat e AKSHIT i bejne keto shaka.

    Reply
  • ANNONIMUS says:
    March 5, 2026 at 4:23 am

    Shkaqet e luftes per mua jane tre
    1 problemi i naftes ne bote me .TANI RJEDH ME MILIONA FUCI NGA VENEZUELA
    2Tramp eliminon ebstein me fotografite me te pista ne historine boterore qe nga koha e romes 1800 me porno ,minorene etjera
    3 ARRATISJA E NATANIUT NGA VJEDHJET ME MILIONA SHEKEL DHE $

    Reply
  • K R says:
    March 5, 2026 at 7:52 am

    politika e jashtme shqiptare është “më katolike se Papa”
    konflikti mund të ketë vertet motiv politik të brendshëm në SHBA ose Izrael.
    Po ne Tiran kan hall te shpetojn bythen nga Spaku per hajdutlliqet

    Dhe dihet ku i ka rrenjet spaku

    Reply
  • besnik says:
    March 5, 2026 at 7:53 am

    O minxhoz e hengre edhe ti corben e prishur si kryeredaktori i kesaj gazete qe nuk le rast pa goditur Ramen duke harruar te keqen e madhe bishen e vicidolit???

    Reply
    • fulli22 says:
      March 5, 2026 at 7:55 am

      O mjeran

      Minxhozi thotë se Shqipëria:
      strehoi opozitarët iranianë
      dëboi ambasadën iraniane
      u bë objekt i sulmeve kibernetike nga Irani
      dhe tani mban një ton shumë të ashpër.
      Kjo ngre një pyetje o mjeran:
      a duhet një vend i vogël të pozicionohet kaq fort në një konflikt global?
      Ky është debati
      Po me kë flas dhe unë
      Morr bythe i ktyre që e varrosën shpirtin e shqiptarit

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?