Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta për thesarin e princërve më të vjetër të Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta për thesarin e princërve më të vjetër të Europës
AktualitetBote

Lufta për thesarin e princërve më të vjetër të Europës

Published: March 18, 2025
Shpërndaje

Çështja duket se është hapur përsëri, që kur dokumentet e dala në dritë po nxisin dyshime për vjedhje të artit nga nazistët. A do t’u kthehet ai trashëgimtarëve hebrenj?

Mbajtëse reliktesh, kryqe, figura shenjtorësh, të punuara imët në ar dhe argjend, të stolisura me margaritarë, kristale shkëmbi dhe fildish: thesari Welfen është pa dyshim një nga thesaret më të rëndësishme kishtare mesjetare. Ai përfshin 44 kryevepra të artit kishtar të Mesjetës. Welfen janë shtëpia princërore më e vjetër e Evropës, familja kishte grumbulluar thesare të shumta. Vlera e tyre: qindra milionë euro. Veprat e çmuara aktualisht mund të vizitohen në Galerinë e Pikturave në Berlin ende – sepse nëse pronari i ligjshëm është Fondacioni Prusian i Trashëgimisë Kulturore (SPK) që i mirëmban ato, apo thesari është art i grabitur nga nazistët, kjo çështje është përsëri e hapur.

Për një kohë të gjatë rasti u duk se ishte sqaruar: në kohën e nazistëve thesari Welfen iu shit shtetit prusian nga një konsorcium tregtarësh hebrenj arti nga Frankfurti, të cilët e kishin blerë atë nga familja princërore në vitin 1929. Pas Luftës së Dytë Botërore kaloi në pronësi të Fondacionit Prusian të trashëgimisë kulturore. Para dhjetë vjetësh Komisioni Këshillimor (“Limbach”) vendosi që Thesari Welfen nuk është art i grabitur. Me sa duket forumi i ekspertëve nuk gjeti prova se shitja kishte qenë detyruar nga nazistët. Një padi nga pasardhësit në gjykatat amerikane për kthimin e Thesarit Welfen u refuzua në vitin 2023.

- Publicitet -

Lufta për thesarin e princërve më të vjetër të

Ecejake ligjore për Thesarin Welfen

Që nga viti 2008 trashëgimtarët hebrenj kishin ngritur pretendime restitucioni. Nisi një ecejake ligjore. Fondacioni Prusian e cilësonte vlerën e thesarit 100 milionë euro, trashëgimtarët paditës e vlerësonin atë në 260 milionë euro. Dokumentet, që u zbuluan në Arkivin e Shtetit të landit Hessen në vitin 2022, ngritën dyshime se shitja e Thesarit Welpen nuk kishte qenë aq vullnetare, sa supozohej më parë.

Shitje me detyrim?

Sipas këtyre dokumenteve bashkëpronares hebreje të Thesarit Welpen, Alice Koch, së cilës i përkiste një e katërta e thesarit – iu paguan në vitin 1935, 1.115.000 marka të Rajhut, por që ia morën menjëherë pastaj si “taksë e largimit nga Rajhu” (nga Gjermania Naziste).

“Taksa e largimit nga Rajhu ishte një instrument për të shfrytëzuar asetet e bashkëqytetarëve hebrenj, që donin të largoheshin nga vendi”, thotë avokati i viktimave nga Berlini, Jërg Roßbach për transmetuesin RBB. “Pa paguar taksën e largimit nga Rajhu, nuk jepej certifikata e zhdoganimit tatimor, pa certifikatën e zhdoganimit nuk kishte leje daljeje”.

Një dokument i panjohur deri tani tregon: Alice Koch mori një njoftim të tillë për taksën e largimit nga Rajhu – mbi një milion marka të Rajhut. Pa të ajo nuk do të kishte mundur të ikte nga Gjermania naziste. Katër ditë pas njoftimit tatimor Alice Koch pagoi, mori certifikatën e zhdoganimit nga zyra e taksave dhe mundi të largohej nga vendi.

Lufta për thesarin e princërve më të vjetër të

Do të rihapet rasti?

A është ky dokument një kthesë në çështjen e thesarit Welfen? Jo plotësisht: Komisioni për Grabitjen e Artit mund ta rihapë çështjen vetëm, nëse edhe Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore Prusiane bie dakord. Pas një hezitimi disamujor ky duket se është i gatshëm ta bëjë këtë. “SPK do të pranonte të merrej me çështjen”, thuhet në një deklaratë, “përderisa kërkesat të jenë sqaruar në përputhje me rregullat e procedurës.” Për këtë ai duhet të kontaktojë përsëri me komisionin dhe avokatët e pasardhësve të Alice Koch “për të sqaruar pyetjet ende të hapura”. Kryetari i komisionit, avokati Hans-Jürgen Papier, nga ana tjetër dëshiron ta përshpejtojë çështjen: “SPK është (…) e detyruar të pranojë menjëherë kërkesën e komisionit. Shqyrtimi i pranueshmërisë është vetëm çështje e komisionit.”

Edhe pse në Gjermani nuk ka ende një ligj restitucioni, vendi respekton parimet e Deklaratës së Uashingtonit të vitit 1998. Në bazë të saj duhet të gjenden “zgjidhje të drejta dhe të rregullta” për artin e grabitur nga nazistët. Kjo ka qenë deri tani detyra e të ashtuquajturit komisioni Limbach, i quajtur sipas kryetares së tij të parë, gjyqtares tashmë të ndjerë të gjykatës kushtetuese Jutta Limbach. Në të ardhmen për çështjet e kontestuara do të vendosin gjykatat e arbitrazhit, të cilat ndryshe nga më parë mund të thirren edhe nga njëra palë në mosmarrëveshje.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?