Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta për xhihadin në Siri dhe thirrjet për ‘prerje kokash’, i kushtojnë 8 vite burgim shqiptarit në Australi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta për xhihadin në Siri dhe thirrjet për ‘prerje kokash’, i kushtojnë 8 vite burgim shqiptarit në Australi
AktualitetKronikeShoqëri

Lufta për xhihadin në Siri dhe thirrjet për ‘prerje kokash’, i kushtojnë 8 vite burgim shqiptarit në Australi

Published: June 28, 2023
Shpërndaje

Një 34-vjeçar shqiptar në Australi është dënuar me 8 vite e 2 muaj burgim pasi ishte i radikalizuar dhe ka luftuar për grupet terroriste në Siri. Mediat australiane shkruajnë se përveç kësaj, ai është tallur online rreth prerjes së kokave të të burgosurve.

Agim Ajazi u shpall i fajshëm për 3 akuza në Gjykatën Supreme në Brisbane të martën. Në to përfshihej edhe përkrahja e terrorizmit dhe pjesëmarrja në aktivitete armiqësore në një vend të huaj. Muajin e kaluar, gjykata dëgjoi se 34-vjeçari, i cili jetonte në Gold Coast, udhëtoi në Turqi në vitin 2013. Nga viti 2014, ai bënte kalime të rregullta në kufirin sirian për të luftuar si ushtar në beteja “jashtëzakonisht të egra”.

Ajazi e bëri këtë për një periudhë dyvjeçare me qëllim për të rrëzuar me forcë qeverinë siriane dhe për të vendosur një shtet që qeveris sipas ligjit të Sheriatit. Edhe pse kishin të njëjtin qëllim, u pranua se Ajazi nuk ishte anëtar i ndonjë grupi specifik terrorist. Avokati i tij argumentoi se ai vetëm një herë u shoqërua me grupin Jabhat al-Nusra.

- Publicitet -

Gjatë kësaj kohe, Ajazi bënte postime të rregullta në rrjetet sociale rreth prerjes së kokave të të burgosurve që kapeshin gjatë betejave. Megjithatë në asnjë moment nuk u pretendua se ai vetë ka kryer ndonjë ekzekutim. Ajazi po ashtu inkurajonte amerikanët që të hynin në kishat ruse dhe të fillonin të prisnin koka.

Megjithatë, shqiptari ka filluar të pendohet. Ai e përshkroi sjelljen e tij në këtë kohë si për të kërkuar vëmendje dhe të papjekur. Tashmë ai mendon se organizatat terroriste janë hipokrite dhe u bëjnë lavazh truri të rinjve. Gjykatësi i çështjes, tha se Ajazi ka treguar një nivel të arsyeshëm pendimi pavarësisht se një herë i tha një gazetari se luftimi në Siri ishte qejf. Deri më tani, Ajazi ka vuajtur 3 vite në paraburgim. Sipas mediave, në vitin 2026 ai mund të kërkojë lirinë me kusht.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?