Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB, Lavrov dhe Zelenskyy përballë njëri-tjetrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB, Lavrov dhe Zelenskyy përballë njëri-tjetrit
AktualitetBote

Lufta temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB, Lavrov dhe Zelenskyy përballë njëri-tjetrit

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavror ka mbërritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të vihet përballë liderit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe fokusi i diskutimeve do të jetë lufta. Pritet mes palëve të ketë edhe përplasje.

Mbrëmjen e kaluar, lideri ukrainas mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku u prit me ovacione nga të pranishmit.

- Publicitet -

Gjatë fjalimit, i cili u përqendrua shumë në rrezikun që Rusia paraqet për botën, ai argumentoi se sfidat e tjera të përbashkëta, si ndryshimi i klimës, mund të trajtohen siç duhet vetëm pasi Moskës t’i jetë treguar vendi.

 “Ndërsa Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë asnjë komb”, u tha Zelenskyy liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore.

Ai theksoi gjithashtu se Rusia thjesht nuk ka “të drejtë të mbajë armë bërthamore”.

“Armatimi duhet të frenohet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen, njerëzit e dëbuar duhet të kthehen në shtëpi dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij. Duhet të jemi të bashkuar për t’ia dalë dhe do ta bëjmë!”, tha ai.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për “gjenocid” duke rrëmbyer fëmijë ukrainas. Më vonë, Zelenskyy dha një intervistë për CNN, ku shprehu nevojën e menjëhershme të Ukrainës për avionë luftarakë F-16.

Lideri ukrainas shprehu besimin se Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë, teksa bëri ironi dhe me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?