Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta Ukrainë-Rusi, Uashingtoni me qëndrime të ndara për fondet për Kievin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta Ukrainë-Rusi, Uashingtoni me qëndrime të ndara për fondet për Kievin
AktualitetBote

Lufta Ukrainë-Rusi, Uashingtoni me qëndrime të ndara për fondet për Kievin

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Rusia dhe Ukraina e filluan vitin 2024 me sulme kundër njëra-tjetrës, ndërsa Kievi vazhdon përpjekjet për të çliruar zonat e marra nga forcat pushtuese të Kremlinit. Por një pjesë e madhe dramatike e konfliktit është përqendruar në Uashington, ku republikanët hezitojnë të miratojnë kërkesën urgjente të Presidentit Joe Biden për miliarda dollarë fonde për Ukrainën .

Një fillim i zymtë i vitit 2024, ndërsa afrohet dy vjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërsa bota shënoi fillimin e vitit 2024, Moska goditi Kievin dhe Kharkivin në Ukrainë. Kievi u kundërpërgjigj, duke goditur sërish rajonin kufitar të Belgorodit në Rusi.

Por pjesa më e madhe e dramës pas këtij konflikti po shpaloset në anën tjetër të globit, në Uashington, ku udhëheqësit republikanë hezitojnë të miratojnë kërkesën e Presidentit Joe Biden për rreth 64 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe qeveritare për Ukrainën.

- Publicitet -

Republikanët theksojnë shqetësimet për përgjegjësinë për fondet dhe barrën që shkakton kjo ndihmë për Shtetet e Bashkuara, por Shtëpia e Bardhë thotë se koha nuk pret.

“Me gjithë ato që kam dëgjuar në disa raporte shtypi se zoti Putin befas është i gatshëm për të negociuar, ai nuk po vepron si dikush që është i gatshëm të negociojë. Ai po bën gjithçka kundër ukrainasve, dhe kjo është arsyeja se pse është kaq i rëndësishëm miratimi i kërkesës së presidentit për fonde shtesë”, thotë John Kirby, drejtor i komunikimeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Analistët ushtarakë thonë se situata në terren duket si një ngërç, me Ukrainën që po tregon vendosmëri të lartë kundër një armiku shumë më të madh, Rusisë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Mark Cancian, kolonel në pension me Forcat Rezerviste të Korpusit të Marinës, aktualisht këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Pa ndihmën amerikane, aftësia ushtarake e Ukrainës do të zbehet dhe përfundimisht nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë sulmeve ruse. Madje tani, ndoshta nuk kanë municione dhe furnizime të mjaftueshme për të nisur një kundërofensivë.

Në disa muaj, ata do ta kenë të vështirë të ndërmarrin kundërsulme. Mendoj se nga pranvera, ata do ta kenë të vështirë për të mbrojtur pozicionet. Përpjekja për ndihmën ushtarake është vendimtare për të ardhmen e konfliktit”.

Presidenti Vladimir Putin u zotua kohët e fundit se do ta vazhdojë luftën.

“Ne do të vazhdojmë. Ndoshta e keni vënë re që goditje të tilla janë ndërmarrë dhe ato do të vazhdojnë çdo ditë”. Konflikti ka tërhequr vëmendjen botërore, ndërsa udhëheqësi i kishës katolike ka bërë thirrje për paqe.

“Le të mos harrojmë popujt në luftë. Lufta është marrëzi dhe gjithmonë një humbje. Le te lutemi”, tha Papa. Por analistët thonë se ajo që Ukraina ka nevojë tani janë armët.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?