Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gjurmoni luksin në rrjete sociale, udhëtime dhe kazino”, udhëzimi i ri në SPAK për të korruptuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Gjurmoni luksin në rrjete sociale, udhëtime dhe kazino”, udhëzimi i ri në SPAK për të korruptuarit
KronikeLajmi i fundit

“Gjurmoni luksin në rrjete sociale, udhëtime dhe kazino”, udhëzimi i ri në SPAK për të korruptuarit

Published: December 30, 2024
Shpërndaje

Faqja online “Pamfleti” publikoi detaje nga një udhëzim i firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani, sa i takon hetimit financiar të subjekteve të SPAK.

Udhëzimi është një lloj manuali për të gjithë prokurorët, duke u treguar atyre mënyrën për gjetjen e pasurive të fshehura dhe për të zbuluar jetën e luksit që bëjnë njerëz të politikës dhe të krimit.

Nëse pas grumbullimit të të dhënave, ka dyshime se bëhet fjalë për pasuri të paligjshme, prokurorët shkojnë më tej duke rritur bashkëpunimin me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Në udhëzim jepet dhe një listë me agjencitë e huaja që do të asistojnë në këtë aspekt:

- Publicitet -

Neni 12- Metodat e gjurmimit

1. Për mbledhjen e informacionit të nevojshëm për të kryer hetime financiare ose pasurore, prokurori dhe hetuesi iu referohet këtyre burimeve kryesore:

a) Informacioni nga burime të hapura;

b) Informacioni nga bazat e të dhënave shtetërore dhe private. Një listë e bazave të të dhënave shtetërore gjendet bashkëlidhur në Shtojcën e këtij Udhëzimi;

c) Informacioni nga agjencitë e ndryshme ligjzbatuese.

2. Për të mbledhur informacion nga burimet e hapura, prokurori dhe hetuesi përdor kryesisht motorët e kërkimit në internet. Informacionet e hapura përfshijnë llogaritë e krijuara në faqet e rrjeteve sociale, postimet në blogje, komente në forume online, profile në platforma profesionale si “LinkedIn”, galeritë e fotografive në internet, video të postuara në “YouTube” ose në platforma të tjera të ndarjes së videos, dhe historitë e publikuara në media online ose portale lajmesh. Këto burime përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e interesave dhe miqve të individit që është subjekt i analizës, stilin e jetesës, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë, etj…

3. Nëse prokurori vlerëson se informacioni i pasqyruar në internet paraqet interes të lartë për hetimin e çështjes, dhe duke marrë në konsideratë nevojën për të paraqitur prova në gjykatë, për të konfirmuar të dhënat rreth përdoruesit të llogarisë, ai mund të kërkojë nga kompanitë përkatëse informacion rreth llogarisë elektronike.

4. Prokurori mund të kërkojë dhe mbledhë edhe informacion rreth komunikimeve me anë të postës elektronike (e-mail) të individëve ose organizatave nën hetim, të tilla si llogaria e përdorur nga personi dhe adresat IP nga të cilat janë dërguar ose marrë e-mail-et, korrespondenca e personit, personat me të cilët korrespondon personi nën hetim etj…

Neni 14- Bashkëpunimi me Organizata Ndërkombëtare

1. Në kuadër të hetimit financiar dhe gjurmimit të produkteve të veprës penale, prokurori mund të kërkojë bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare. Ndër këto organizata dhe rrjete ndërkombëtare mund të përmenden:

a) Eurojust, ndihmon në koordinimin e hetimeve dhe ndjekjes penale ndërmjet autoriteteve të ndryshme gjyqësore brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në luftën kundër formave të rënda të krimit të organizuar ndërkufitar;

b) Europol, ofron mbështetje analitike dhe informacione për hetimet që përfshijnë krime të ndërlikuara dhe të organizuara ndërkufitare, duke vepruar si një qendër për shkëmbimin e informacionit ndërmjet forcave të policisë në Evropë;

c) Rrjeti CARIN (Camden Asset Recovery Inter-Agency Network), është një rrjet ndërqeveritar i dedikuar për gjurmimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, i cili lehtëson shkëmbimin e praktikave më të mira dhe të informacionit midis vendeve anëtare; ç) Interpol, ofron një platformë për shkëmbimin e informacionit të ndjekjeve penale dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar për të luftuar krimin e ndërlikuar ndërkufitar; d) AMON (Rrjeti Operativ Kundër Pastrimit të Parave (AMON), është një rrjet informal i krijuar për të lidhur dhe lehtësuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e ekspertizës midis praktikuesve që punojnë në fushën e luftimit të pastrimit të parave;

dh) BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional i Menaxhimit të Aseteve Ballkanike), është një rrjet joformal praktikuesish, që punojnë në mënyrë operative brenda Zyrave ose Agjencive të Menaxhimit të Aseteve, ose brenda institucionit ose departamentit të mandatuar për t’u marrë me menaxhimin dhe asgjësimin e aseteve kriminale në juridiksionin e tyre;

e) SELEC (South East European Laë Enforcement Center), promovon bashkëpunimin rajonal në luftën kundër krimeve ndërkufitare në Evropën Juglindore, duke përfshirë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;

1. Pas mbledhjes së informacionit nga burimet e hapura dhe nga bazat e të dhënave të institucioneve zyrtare, prokurori në respektim të kërkesave të K.Pr.P. për përdorimin e mjeteve të kërkimit të provës, kryen një ose disa nga veprimet hetimore të mëposhtme, në varësi të faktit nëse hetimit kryhet në kuadër të procedimit penal apo ligjit nr. 10192/2009:

a) teknikat e posaçme të hetimit, të tilla si veprimet simuluese, infiltrimi në përbërje të grupit kriminal, dorëzimi i kontrolluar, përgjimi i komunikimeve, vëzhgimet;

b) sigurimin me anë të letërporosisë i provave që gjenden jashtë vendit;

c) sigurimin e provave kompjuterike, në respektim të dispozitave të procedurave penale; ç) kontrollin e transaksioneve financiare nëpërmjet ekspertizës kontabël, etj…;

d) kontrollin, i cili përfshin kontrollin fizik të vendeve, objekteve, ose personave për të gjetur dhe siguruar prova mbi profilin financiar të individit, të tilla si:

1.       dokumente mbi pasuritë e paluajtshme, automjetet ose pasuritë e tjera (dokumentet

2.       e pronësisë, faturat, kontratat tregtare dhe të sigurimit, kontratat e huasë dhe hipotekës, faturat e pagesës së interesit mbi llogaritë depozitë, faturat e pagesës së taksave, etj);

3.       çelësat e ndërtesave ose automjeteve;

4.       dokumentet mbi llogaritë bankare dhe kutitë e depozitave të sigurta;

5.       dokumente të kompanive tregtare;

6.       pajisjet elektronike, duke përfshirë telefonat celularë, smartphone-t, tabletat, kompjuterët;

7.       pajisjet e ruajtjes së informacionit (karta memorie, hard disk etj.).

dh) Marrja në pyetje e dëshmitarëve gjatë hetimit financiar për të marrë dëshmi, deklarata dhe informacione nga individë që mund të kenë njohuri rreth aktivitetit kriminal ose pasurive të fshehura. Dëshmitarët e marrë në pyetje mund të ndahen në tre kategori, si më poshtë: Dëshmitarë të interesuar për rezultatet e hetimit, janë ata të cilët identifikohet nga

1.       personi i dyshuar, ose nën akuzë si burimi i fondeve ose pasurive;

2.       Dëshmitarë të përfshirë në mënyrë të dyshuar në krim janë ata individë, të cilët bazuar në disa burime, lidhen me veprën penale, por provat e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për t’i kualifikuar këta individë si të dyshuar ose të akuzuar, ndërsa rrethanat objektive e bëjnë të domosdoshme pyetjen e tyre.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ppp says:
    December 30, 2024 at 10:05 am

    Ceshte ky hi syve?
    Spak eshte krijuar per te bere vetingun e politikes krejt politikes keta 30 vjet
    Pra duhej te justifikonin pasurine ngaqe per vetingun paragjykoheshin te fajshem qe te merrnin pafajsine duhej te kalonin vetingun
    Ndersa ju tani po kerkoni prova a jan lidhur me krimin apo po shkojne ne kazino
    Merri nga i pari tek i fundit te justifikojne pasurine kush e justifikon kalon vetingun dhe eshte i paster per zgjedhjet qe vijne kush jo del jashte sistemit te politikes dhe paduria konfiskohet
    Ky ishte vetingu ndryshe eshte bere padrejtesi me drejtesine srpse sa duket drejtesia duhej pastruar jo se ishte e korruptuar por i pergjegjej tjeter kujt

    Reply
  • Detari says:
    December 30, 2024 at 10:11 am

    qeveritarve kur do i behet kontroll pasuria? domth spaku ska cfare te beje me dhe do kontrolloje makinat ne tiktoka vk
    tjetri vile ne surrel me 3000 dollaro

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 30, 2024 at 10:48 am

    Të miratohet menjëherë vettingu. I politikanëve!

    Reply
  • demo says:
    December 30, 2024 at 11:00 am

    Kthehuuu,,O Veli,! Kthehu ! Akoma tek zyra Kimes,Jeee???????????Kthehu se e mori mesazhin Shefi!
    Ka nxjerre nje Qarkore sot, ku lavderon punen e Bashkise ne BASHKEPUNIM ME QEVERRINE,per ndertimin e Tiranes.(dmth betonizimin e Tiranes).Bile ka thene qe pa Bashkine e Tiranes,keto 10 vjet,nuk do te kishte qene e mundur.
    Kthehu pa frike,se u mbyll kjo pune!

    Reply
  • Artan says:
    December 30, 2024 at 11:07 am

    Pse gjithe keta kelyshat e grekut, si Dekari dhe intelektuhalja, janë kunder Rames, e shpjegon dot njeri kete? Nga ana tjeter, demo thote se Rama eshte antishqiptar, dhe … demo eshte burre i mençur (kur nuk merr si pushka e jevgut sigurisht)

    Reply
  • demo says:
    December 30, 2024 at 11:15 am

    Kthehu o Veli,se foli ne emer te NATOs! Te lavderoi,qe Veliu e ka bere Tiranen xixe,per te pritur Samitin e NATOs!
    Gjer tek Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet e Evropes dhe NATOs,paske shkuar or firaun!

    Reply
  • Dashi says:
    December 30, 2024 at 11:59 am

    Artan , e di pse flasin kundër Ramës ? IntelektuHaleja , e ka të pamundur të flasë mirë për asnjeri në botë . Ai di vetëm të shajë e të vjellë vrer . Ky kuçedër , është një përzierje e mallkuar e të gjitha të ligave që ekzistojnë mbi dhe . Sa për demon , e kam vënë re edhe unë , që , ndonjëherë shkruan edhe ndonjë fjalë të mençur , po në përgjithësi ca nga mosha e ca nga karakteri i tij i vështirë , nuk hyn ndër pozitivët . Sidoqoftë , mua edhe pse nuk më pëlqejnë fare , ngushëllohem me atë që , janë pleq me një këmbë në varr , sot për nesër .

    Reply
  • demo kakërdhia says:
    December 30, 2024 at 12:08 pm

    “Elektroni i lirë” me sa duket ka dalë jashtë binarëve.

    Për çfarë qëllimi u krijua “organizata”, dhe me çfarë punësh po merret, kjo është thellësisht kontradiktore.

    Veprimet e fundit, në qofshin të vërteta, lënë të dyshosh se detyra kryesore që i ka vënë vetes organizata është rëmbimi me vetëdije i kompetencave të “prokurorisë normale”, si organi kryesor shtetëror, i destinuar të kryejë po të njëjtat veprime, dhe jo turavrapi pas kokave të qelbura të peshkut.

    Organizata e di mirë se çfarë do të thotë “peshkaqeni në det e tigani në zjarr”.

    Atëhere, pse ajo nuk e kufizon veprimtarinë e saj ke dy çështjet kyçe të demokakërdhisë, që janë padyshim viktimat me duar në xhepa të 21 janarit dhe viktimat foshnjore të gërdecit, pa zgjidhjen “brenda një afati të caktuar” (!?) të të cilave nuk mund të justifikosh ASPAK shkakun se pse të krijuan si organizatë.

    Nga ana tjetër, kjo organizatë duket se ua ka vënë më tepër syrin “sekuestrimit” të objekteve, sendeve, bizhuterive, milionave, të gjtha të pista sigurisht, pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë shpjegim minimal, se në ç’thesar, të blinduar apo të çpuar, përfundon gjithë ky llum (apo lum parash).

    Se fundja që t’ja rrëmbesh mallin e pisët tjetërkujt e mos ta vësh në shërbim apo dobi të dikujt tjetër (le të supozojmë të papunët, pensionistat, invalidët, etj)

    Reply
  • demokakërdhia says:
    December 30, 2024 at 12:17 pm

    … Se fundja që t’ja rrëmbesh mallin e pisët tjetërkujt e mos ta vësh në shërbim apo dobi të dikujt tjetër (le të supozojmë të papunët, pensionistat, invalidët, etj), kjo kundërmon era përç.

    Reply
  • Detari says:
    December 30, 2024 at 1:14 pm

    Artan, sepse rama eshte anti-Arberor si shumica e sqipfolsave qe i vene pas.

    Reply
  • Tok e xanun says:
    December 30, 2024 at 3:45 pm

    Detar,,,po’ ti mer shpellar,,qe detin e pe per her te par ne 91 ,,,pse u shkon mbrapa shpellarit sali,,apo sepse keni jetuar ne te njejten shpelle,,,ne fakt shpoellari sali ka ndertuar vilen ne lalez buz detit,,vetem se lahet akoma me brek te gjata,,,

    Reply
  • rapsodi popullor says:
    December 30, 2024 at 4:23 pm

    Do na hetosh pasurite e politikes,
    ti mor Kreshniku drejtesise Duman?
    cap e filloje me ate Folezen e Rames,
    Sarajin atje ne Surrel ne ta mban!
    shko Duman ne ke bythe e me Ramen te parin filloje,
    e pas tij tere qeverine se ku e si banojne hetoje,
    mos u merr me ca Cyrbe e Gjush te mbaruar,
    por heto ato qe fondet publike kane ne duar,
    mos bej kot dengla me politike or i shkret,
    merr e heto Ramen te besohesh vertet,
    sa kohe qe merresh me dengla e me deklarata,
    vjedhja vazhdon pune me Duar te gjata,
    vjedhjet vazhdojne e behen nga ata qe kane pushtet,
    Dumania thote “politika” se te thote “Pushteti” dhjet.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    December 30, 2024 at 9:42 pm

    Po të ketë shtet këtë punë duhet ta bëjë tatimet, që marrin miliarda në verë e stë jep kush kupon.
    Masanej hapen nëpër portale pa brek m*th.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?