Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lulëzimi i turizmit, të huajt në hotele u rritën me 76.4%, kryesojnë polakët dhe italianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lulëzimi i turizmit, të huajt në hotele u rritën me 76.4%, kryesojnë polakët dhe italianët
AktualitetEkonomi

Lulëzimi i turizmit, të huajt në hotele u rritën me 76.4%, kryesojnë polakët dhe italianët

Published: August 18, 2023
Shpërndaje

Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit është reflektuar qartësisht edhe në qershor.

Të dhënat mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë një rritje me 76.4 për qind të vizitorëve jo-rezident.

“Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49,7%, në krahasim me Qershor 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 12,2%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76,4%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

- Publicitet -

Ndërkohë numri i i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8%, në krahasim me Qershor 2022 ku numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 36,0% dhe nga jo-rezident është rritur me 60,7%.

Sa i takon shtetësisë së vizitorëve INSTAT vëren se përveç shqiptarëve të Kosovës që historikisht ka shifrën më të lartë, polakët janë ata që kryesojnë nga vendet e BE-së me 9.2 për qind, italianët të dytët me 8.3 për qind dhe më pas vijnë Gjermania me 7 për qind dhe Spanja me 4.3 për qind.

Të gjithë drejt Jugut

Vizitorët sipas INSTAT gjatë muajit qershor i janë drejtuar kryesisht Jugut të vendit dhe zonës bregdetare.

“Gjatë muajit Qershor 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 49,7%, krahasuar me Qershor 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 75,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 70,0%”, thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në muajin Qershor 2023, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve është në “Rajonin Qendër“ (40,2%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,1%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).

“Gjatë muajit Qershor 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8%, në krahasim me muajin Qershor 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,7 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 46,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 56,4%”, vlerëson INSTAT.

Numri më i madh i netqëndrimeve ka qenë në rajonin e Jugut me 43.3 për qind. Sa i takon zonave të afërsisë me bregdetin ato zënë 72.5 për qind ndërsa sa i takon llojit të strukturave kryesojnë “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,0%).

“Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 28,5%, kundrejt 22,9% që ishte në muajin Qershor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 30,5%, kundrejt 23,2% që ishte në muajin Qershor 2022” nënvizon INSTAT.

MONITOR

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. tio on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?