Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin, për të siguruar paqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin, për të siguruar paqe
AktualitetBote

Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin, për të siguruar paqe

Published: December 15, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.

Përpjekjet diplomatike të Macronit disa javë para se të nisnin luftimet dështuan për ta parandaluar luftën, por ai e kishte mbajtur të hapur për disa muaj linjën e komunikimeve me presidentin rus. Marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe personale u përkeqësuan shumë me vazhdimin e luftës. Në fillim të këtij viti, Macroni e kishte menduar mundësinë për t’ia hequr Putinit medaljen më të lartë franceze të nderit.

Putini ishte pyetur të enjten gjatë një konference me gazetarë për qëndrimet e tij rreth Francës dhe Macronit.

- Publicitet -

Putini tha: “Në një çast, presidenti francez i dha fund marrëdhënieve me ne. Nuk e bëmë ne, nuk e bëra unë. E bëri ai. Nëse ka interes, ne jemi të gatshëm. Nëse jo, do t’ia dalim”.

Duke folur në Bruksel të premten në fund të një samiti të liderëve të BE-së, Macroni tha se është i hapur për dialog me Putinin për të gjetur një zgjidhje paqësore, nëse lideri rus e kontakton.

“Nuk e nisa unë luftën në mënyrë të njëanshme, duke i shkelur marrëveshjet të cilat i kisha nënshkruar. Dhe, nuk ishte Franca ajo që vendosi të kryejë krime lufte në veri të Ukrainës, duke i bërë të pamundura bisedimet”, tha Macroni. Ai shtoi se “ne duhet të jemi seriozë” dhe se “unë nuk e kam ndryshuar numrin”.

Lideri francez nënvizoi se, nëse Putini tregon vullnet për ta nisur dialogun për ndërtimin e paqes afatgjatë, Franca është e gatshme të ndihmojë. Por, Putini tha këtë javë se nuk do të ketë paqe derisa Rusia t’i arrijë synimet e veta, të cilat, sipas tij, mbesin të pandryshueshme pas gati dy vitesh luftime në Ukrainë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?