Nga Skënder Minxhozi
Presidenti amerikan Donald Trump është sinqerisht i bindur se meriton të marrë çmimin Nobel për paqen. Ai përsërit që nga vera se ka zgjidhur tetë konflikte të armatosura qëkurse ka hyrë në Zyrën Ovale pak a shumë një vit më parë.
Pra brenda pak muajsh ai ka zgjidhur mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Hamasit, mes Izraelit dhe Iranit, mes Pakistanit dhe Indisë, mes Armenisë dhe Azerbaixhainit (u desh pak kohë që të mos e ngatërronte Armeninë me Shqipërinë), ashtu sikurse ka pajtuar tailandezët me kamboxhianët, ruandezët me kongolezët, egjiptianët dhe etiopianët dhe…kosovarët me serbët! Habituni sa të doni, kur e thotë Donald Trump është fakt. Ose më saktë është “fakt alternativ”, siç e ka për zemër t’i quajë ai të vërtetat e tij.
Ndërkohë shumë të tjerë e shohin këtë paradë suksesesh imagjinare si një kompensim të vogël ndaj frustrimit që ka shkaktuar në Uashington konflikti gjysëm i zgjidhur i Gazës dhe lufta trevjeçare në Ukrainë të cilën Trump premtonte se do ta shuante brenda 24 orëve pasi të hynte në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë suazë Donald Trump e ka gjetur edhe epitetin e vetvetes, i pëlqen të vetëquhet “Presidenti i Paqes”. Për ta vërtetuar këtë ai përmend shpesh se ka qenë prej kohësh që s’mbahen mend kundër luftrave, duke nisur me Irakun, Afrikën Veriore dhe gjithçka pasoi më vonë deri tek konflikti sirian.
Deri këtu gjithçka tingëllon e logjikshme dhe në vijimësi me ato që Trump ka mbrojtur realisht në qëndrimet publike në 25 vitet e fundit, duke nisur nga 11 shtatori i largët i vitit 2001. Trump ka qenë një predikues i fortë i mosndërhyrjes amerikane në luftra dhe konflikte, ashtu siç ka qenë dhe ende është një ithtar i nacionalizmit ekonomik dhe i mbylljes së Amerikës brenda mureve të saj.
Problemi është se në vitin e parë të presidencës së tij të dytë Trump ka lënë tashmë gjurmët e gishtërinjve në dy akte ushtarake ndërhyrjeje të SHBA në Iran dhe Venezuelë në orët e fundit. Megjithëse u përpoq ta paketojë sulmin e tij si një inkursion ajror që solli paqen mes Izraelit dhe Iranit, bombardimi i tuneleve bërthamore të Teheranit nga SHBA ishte një shkelje klasike e rregullave e parimeve që mbajnë në këmbë marrëdhëniet mes shteteve në botën e sotme.
Sa për Venezuelën, një histori që po shkruhet këto orë, çeshtja duket edhe më e sforcuar nga pikëpamja e diçiturës dhe justifikimit diplomatik. Prej shtatorit Trump ka vijuar ta shtojë dozën e kërcënimeve ndaj Venezuelës, për shkak të asaj që SHBA e konsideron si një fluks i dirigjuar drogash dhe fentanoli që e kanë origjinën nga shteti në fjalë me qëllim nxitjen e fenimenit të përdorimit të narkotikëve nga publiku amerikan. Maduro akuzohet se ka inicuar një tregëti drogash drejt SHBA duke shkaktuar mijëra të vdekur në qytetet amerikane.
Një arsye gjithsesi e sforcuar për të sulmuar një vend sovran, sepse me këtë logjikë do t’i binte që Shqipëria të sulmohej nga gjysma e vendeve të kontinentit ku ndodhet, meqë mafiet shqiptare tranzitojnë sot tonelata drogë nga Amerika Latine drejt Evropës e përtej!
Tek nafta qëndron aktualisht njëra nga akuzat më të përsëritura që kundërshtarët e Trump i bëjnë ndërhyrjes së tij ushtarake në këtë pjesë të Amerikës Latine. Venezuela njihet si shteti më i pasur në botë me rezerva të njohura të naftës dhe si e tillë ajo ka nënshkruar marrëveshje energjie me Kinën, Rusinë dhe Iranin. Kjo rrethanë, e bashkuar me afrimin e dukshëm të Maduros me Pekinin dhe presidentin Ji, është parë si e papranueshme nga Uashingtoni në planin strategjik.
Sipas konceptit amerikan Kina nuk mund dhe nuk duhet lejuar të afrohet në detin e Karaibeve dhe në kontinentin amerikano-latin që konsiderohet si një zonë primare influence e SHBA. Kjo ka bërë që në javët e shkuara, para sulmit të sotëm, forcat ushtarake amerikane të mos godasin vetëm anijet që dyshoheshin se sillnin drogë në brigjet e SHBA, por të bllokojnë dhe konfiskojnë edhe anije petroliere në zotërim nga vendet e treta, të ngarkuara me naftë venezueliane.
Avancimi i Kinës në Amerikën Latine, sidomos në Brazil, shihet si një rrethanë kërcënuese për interesat amerikane në kontinent. Burimet e rralla minerare të zotëruara nga Kina në Bolivi dhe vendet fqinje, investimet masive në porte dhe rrjetet rrugore, hyrja e fuqishme në sektorë si energjia e rinovueshme dhe makinat elektrike, kanë ngritur prej kohësh dyshimin amerikan se kjo ofensivë ekonomike kineze mund të sjellë përmbysjen e ekuilibrave strategjikë në këtë pjesë të botës. Goditja e Venezuelës duket pikërisht e projektuar për ta vonuar dhe mundësisht frikësuar këtë avancim kinez në Amerikën e Jugut.
Në anën tjetër, këto orë që po konsumohet sulmi mbi Venezuelë, shumëkujt i vjen ndërmend aksioma e vjetër e politikës amerikane, e cila thotë se sa herë presidentët amerikanë kanë një problem në shtëpi, aq herë diku në botë lind një konflikt i ri ushtarak. SHBA sapo ka hyrë në një vit elektoral dhe republikanët e presidenti Trump ndodhen në pozita të pakënaqshme sa i përket pëlqyeshmërisë së publikut amerikan.
Sipas sondazheve më të fundit ka 80% mundësi që në zgjedhjet e mes-mandatit në nëntor të këtij viti republikanët të humbasin shumicën në Kongres dhe ndoshta edhe në Senat. Ndërkaq të njëjtat sondazhe tregojnë se Trump është sot presidenti më pak popullor në historinë e SHBA në këtë moment të mandatit presidencial. Sipas “The Economist” pas 348 ditësh në detyrë Trump pëlqehet nga 39% e amerikanëve, ndërkohë që 56% të tjerë janë të pakënaqur me të.
Premtimet e pambajtura për ulje çmimesh dhe dështimi i strategjisë së tarifave tregëtare ndaj vendeve të treta, mbi të cilat Trump kishte ndërtuar të gjithë politikën e tij ekonomike, janë shkaku i kësaj pakënaqësie të votuesit amerikan që e shtyn kreun e Shtëpisë së Bardhë të kërkojë rrugë alternative për ngritjen e popullaritetit.
Politika e jashtme ka qenë tradicionalisht një platformë e përdorur për këtë qëllim nga presidentët amerikanë dhe sulmi mbi Venezuelë duket pikërisht i ndërtuar që të shërojë qoftë dhe pjesërisht humorin gri të amerikanit të mesëm për çmimin e vezëve apo shtrenjtimin e sigurimit shëndetësor.
Sesa do të jetë në gjendje ta ngrejë imazhin e Donald Trump ky inkursion i fundit ushtarak në xhunglën e rrezikshme amerikano-latine kjo mbetet të shihet. Aq më tepër pas paralajmërimeve që shumë ekspertë të sigurisë kanë bërë për të mos hyrë më trupa në terren në tokën venezueliane, për shkak të kompleksitetit e të papriturave që mund të rezervonte një hap i tillë në afat të gjatë.
JAVA
Titulli është i redaksisë

Një analizë korrekte,për mua është perfekte Unë nuk do t’a harroj shprehjen lapidar të Hoxhës:”Imperializmi amerikan mbetet i tillë sikur edhe një dhëmb në gojë t’i mbetet”…Koha i dha të drejtë Faleminderit shumë z.Minxhozi dhe një vit të mbarë,të suksesshëm dhe të shëndetshëm të uroj
Minxhozi, ky ligavec sorrosian elitarist edvinramist, kur populli venezueles po kalon lufte prej muajsh, shprehet se po Konsumon sulmin amerikan.
Minxhozi,pjes e kadavres komuniste qe vazhdojne te qelbin Shqiperine.Nje pytie per gazeten Dita,qe ke filluar ta kthesh velen andej nga po fryn era , duket ashiqari,ku po kerkon limanin e ankorimit,ne bazat “Sovjetike”apo Kineze
Po ti Minxhoz qenke me Ariun!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Besoj se e keni vene re se ka nje mori shkrimesh ne ngut mbi arrestimin e Maduros, nga gazetaret qe mbeshtesin regjimin e Rames.
Te gjitha keto shkrime, ne thelb dhe ne forme, e denojne ate si nje akt agresiv ndaj nje vendi sovran; argumenti: shkelje e te drejtes nderkombetare. Autori i shkrimit sjell edhe shembullin e Iranit per ta ilustruar me mire ate.
Tani pyetja qe duhet te kete cdonjeri normal, cdo shqiptar eshte kjo: po kur SHBA (NATO) bombardoi Serbine ne pranveren e vitit 1999, a ishte ne shkelje te ligjit nderkombetare, nje agresion ndaj nje vendi sovran?!
Me logjiken me te cilen po shkruajne sot, pergjigja do te ishte nje po e padiskutueshme; por, a e thone dot nje pergjigje te tille keta mashtrues te pafytyre te opinionit publik?!
Po, pse ky paradoks, kjo bjerrje e logjikes me elementare ne argumentin e gazetareve te regjimit socialist ne Shqiperi?!
E thjeshte: Ramaduro. Ata e dine shume mire se c’ngjashmeri te madhe ka mes Maduros dhe Rames; aq shume sa mediat kryesore amerikane e etiketojne kete te fundit si Ramaduro.
Kam pershtypjen se gazetaret e Rames po parapergatisin terrenin per qendrimet e ardhshme ndaj ndonje fatkeqesie te ngjashme qe mund t’i ndodhe Maduros se tyre.
Skypion o idiot qe vazhdon sfidon ligjshmerine e pavarsise se Kosoves, me keq se ruset:
Lufta antidroge kundrejt Venezueles, nga stafi Trump eshte thjesht retorike! Edhe ne egziston lidhje qeveritare me rrejtin trafikant nuk eshte ka fakte te nje kercenimi real fatal per Shtetin ne usa.
Ndersa krimet e gjenocidit serb ne Kosovee Bosnje ndodhnin qysh prej 1991 kur filloi shpeeberja Jugosllavise. Ishin fakt, dhe me dhjeteraijera te tille. Pastaj,
Usa ato kohe i diskutoi masat anti serbi anti gjenocid me OKB. Te mos ishte vetoja Ruse, Miloshevici do ishte ndaluar nga vete OKB! U ka kaluar ne karvan perpjekjesh e negociatash me Serbine, para se te nderrmerrej nderhyrje nga NATO. Gjate atyre viteve kalvari bisedimesh ku Rusia vintr veton, mijera jete njerezish kosovare e boshnjake e paguan koston e “diplomacise”, se u prene ne mes nga Kasapi Ballkanit.
Ndersa sulmi disamujor ndaj Venezueles eshte agresion me retorike droge, te ciles i ra maska, se solen hapue pretendimet per burimet natyrore ne vemd!
Organizmat nderkombetare nuk u pordhen, se kane kohe nuk pirdhen nga Usa, madje kjo e fundit u vendos sanksione gjyqtareve te gjykatave nderkombtare.
Skypion o patronaxhist qorr berishist
O Minxhos KARagjoz!?
35 Vjet pjese e Zagarise FEV ZI’,
Kujt i Ke Lepore Bythen TI
Kur dogjen Tere nje SHQIPERI
Vidhen e shkaterroje PASURI
Nga EDvinet e Neroni SALI
Mbeshtetur nga HALEati strategjik’
A MER i QI !?!?
Ore se c jane ca mizerje ketu ne komente qe cdo autor te majte qe kritikon Ramen nisin e shajne dhe ofendojne. Ore plehra njerez qe ose jeni te paguar ose idiot te verber qe nuk shikoni cfare behet. Mbajeni Ramen o trapa ta gezoni jet e mot rrugacin tuaj, por matini fjalet kur flisni per njerez me dinjitet qe nuk pallohen neper kolltuqe Cesterfild dhe nuk pin vere qe kushron shishja sa 15 vjet pension i pleqve tane te gjore qe ndertuan kete vend ku kapardiset rrugaci juaj dhe gjelat e tjer maj plehut Yyy sikter palacot e dreqit ju hengert mortja me.gjith hajdutet me.cizme qe mbroni
Komentues pornografik,100 000 amerikane te vdekur ne vit nga fentanili i prodhuar ne Kine e i transportuar nga anijet e gjeneraleve te Maduros drejt USA nuk te mjafton si justifikim? Na plasi trapi. Ishit dhe do te mbeteni krimba te kuq. Pinoceti ua gjeti koken.
———————————————————————————————————————————————————––
Gazetari Skender Minxhozi si gjithnje artikulohet “bukur”, me elokuence,
por gazetari yne Servilist/Vasalist i regjimit gjoja “majtist” te Edi Rames,
S’duhet te harroje se nqs MAFIA eshte vete PUSHTETI Maduro/Inmaduro:
ATEHERE SHUMICA E POPULLI SHQIPTAR & POPULLIT VENEZOLAN DO JETE PADISKUTIM ME DEMOKRACINE U.S.A.
———————————————————————————————————————————————————––
ARTIKULLI I KRYEREDAKTORIT ADRIAN THANO ME KOHERENT DHE ME NIVEL ME TE LARTE, SE KY ARTIKULL OPINION.
———————————————————————————————————————————————————––
Enveristi Skender Minxhoxi:
CMIMI I VEZEVE NE SHBA ESHTE ME I ULET SE NE SHQYPNI, POR PAGAT JANE DHJETRA HERE ME LARTE
prandaj:
Aman se na e plaset shpirtin me llogje budalli per Internacionalen Komuniste te sovranitetit enverist me gisht ne bythe!
Shkrim i shkelqyer i Minxhozit
Shkrim per ata qe duan te mesojne cfare po ndodh.
Nuk eshte per idiot militant partiak
Minxhoziiiiiiiiii
Vihesh ne mbrojtje te myftiut te Iranit dhe”revolucionarit te Venezueles,dy me qelbaniket qe ka bota sot,miq te Moskes.Kjo te ben kopil enverist.Turp per gazetten .
O Minxhoz!!! Ti je llogaritar i mafies “shqiptare” që raportoke tonelata drogë?!?!? Aha Sali Pyka, aha dhe Minxhozi pas tij, një garrë kush t’ia nxijë faqen ati vëndi më shumë!!! Debila!!!!
Ore Nik po gjithe ato pergjime te Spak i lexon ti?
Po gratacielat ne Tirane dhe cmimet nga 5 mij euro metri katror si i shpkegon ti ore profesor?
Pse ore akoma me breket e Saliut do rrojme ne?
Sipas teje po e tha Saldhiu nuk duhet t meremi?
Po Saldhiu mbase per ate pune e thot
Qe te vazhdpjm t flem ne me syt hap
Kete vend duhet ta bombardonte sudani me mut.
Minxhoz dallkauku komunist vrimlepires.
Keni ber gallate me bythqirat e evropes se ju pelqen lepirja por edhe ajo mbaron njehere dhe pastaj do hash tubin. Te rroje partia e gramozit
Ky bombardimi i Shqiperise eshte stisje sipas logjikes tende prej sherbetori te pushtetit o Minxho.
Se me logjike me te thjeshte do mjaftonte arrestimi i krye Narkotrafikut (si i Maduros) e nuk kishte nevoje fare per bombardim se as Venezuela nuk eshte Maduro e sigurisht as Edi Rama nuk eshte Shqiperia.
Por nejse, ti o Minxho shyqyr qe me se fundi po pranon trafikun e droges nga Rilindja, dicka qe der sot as e ke permendur kurre (u desh ky arrestim i Maduros te te kthellonte ca trute)
Ska koment te mbajte apo te djathten, as analize te tille. Ka te vertete osé jo te vertete, ligjore osé jo ligjore. Nderhyrja amerikane eshte agresion I hapur ushtarak ndaj nje vendi te pavarura, antar te OKB. Shoqeruar me deri tani 80 viktima, nga TE cilet rreth 40 Jane kubane(dhe kjo pranohet nga vete qeveria kubane), me rrembimit e presidenti te republike dhe gruas se tij, KY agresion eshte akt I terrorizmin shteteror I nje vendi ndaj nje vendi tjeter. Presidenti I SHBA nuk ka ASNJE atribut ligjor per te ndermarrjes nje veprim ushtarak Ne territorin e nje vendi tjeter.,vec ne rastin kur kjo I kerkohet nga vendi Ne fjale. Cfare e dallon kete veprim FASHIST, terrorist nga veprimi terrorist i Hamasit ne izrael? Pse per kete rast jeni kunder Hamasit, qe lufton, me ato forma qe dine Ata, per lirine e popullit dhe te territori Palestineze, ndersa per rastin konkret te venezueles jeni pro terrorizmin shteteror amerikan. Fakti qe kemi te bejme me veprim ushtarak terrorist, pavarsisht nga akuzat, duhet qe te kerkohet lirimI I menjehereshme I presidenti te venezueles. Nese ka akuza, keto ti dergohen OKB dhe keshilli te sigurimit, OSE nje gjukate nderkombetare. Dhe Jane keto qe vendosin. Nuk eshte me keto kompetencat as SHBA, as kongres amerikan apo segnati. Kompetencat e tyre shtrihen Brenda kufijte shteterore. Pikerisht se deri tani eshte neglizhuar, ndaj edhe bota po shkon drejte nje lufte boterore, sipas parimit prepotente FASHIST “bota do jetojme sic dua une”. A nuk e shikoni qe kjo po ndodh edhe me Shqiperine? Dhe keshtu do perfundojne, ne neokoloni te SHBA