Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAQE E PARË: Mali i mbarsur i drejtësisë dhe sheshi bosh që… ushton më shumë! Në lojë është gjithçka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > FAQE E PARË: Mali i mbarsur i drejtësisë dhe sheshi bosh që… ushton më shumë! Në lojë është gjithçka
KomunitetKryesore

FAQE E PARË: Mali i mbarsur i drejtësisë dhe sheshi bosh që… ushton më shumë! Në lojë është gjithçka

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

 

Artan Xh.Duka

Botuar në DITA

- Publicitet -

Me Amerikën pas, çoç na u ngrit mëndja me reformën në drejtësi së cilës me hir a pahir, i vuri vulë zyrtare po ajo klasë politike e përfolur për abuzim e paprekshmëri në tranzicion për të cilën u ngrit dhe kjo reformë.

Nëse ishte një akt reflektimi prej një pjese të saj, tërheqje para presionit amerikan, iluzion se mbase nuk do i binte lapsi apo vetë reforma e pritshmëria publike do të “hollohej” me kohën, koha do tregojë por tani që kartat u hapën, “bëje o zot ëndërr” nuk pi më ujë.

Pika e kthesës ishte shpallja non-grata e z. Berisha dhe gjuha e drunjtë amerikane ndaj PD nëse do të vijonte me të vjetrën e saj. U tha dhe u bë e paimagjinueshmja ndaj dhe tani po del sheshit një “rebelim” po aq i paimagjinueshëm anti-amerikan nga “sovranistë” të thekur e të vonuar që të kujton atë që kur i erdhi fundi vate e ndoti tek dera e vëndit të shënjtë.

Me shejtanin jashtë shishes, politika e përfolur ka tashmë vetëm dy duar për një kokë dhe nëse “pas meje qameti”, ashtu qoftë!

Lëvizja “populiste” e këtij takëmi është sot në kurs përplasjeje ballazi me politikën zyrtare të SHBA. Nuk ia vlen basti se dihet si përfundon. Non-gratat nuk revokohen; lista vetëm mund të shtohet dhe mbase këtë lut edhe ai tashmë në të: një front të gjërë non-gratash që gjejnë gjuhën e përbashkët e i kundërvihen haptazi e së bashku SHBA.

Por me sa duket SHBA e ka marrë shtruar e duke mbajtur plot frymëra pezull e shton listën një e nga një për të shmangur bezdinë e gjithë non-gratave në tufë.

Mbyllja e epokës së pandëshkueshmërisë lyp sot drejtësi pa vonesë. Në lojë është gjithshka, nga besimi i qytetarit se ia vlen të rrisë fëmijët këtu, zhvillimi, integrimi në BE, kauza kombëtare, vetë pesha e imazhi i aleatit SHBA.

E rënë në gropën që e hapi vetë, politika e përfolur është sot më e rrezikshme dhe më e paparashikueshme se kurrë dhe kjo reflekton edhe tek saga e drejtësisë. Vetingu me hap breshke ende nuk e ka pastruar sistemin nga fanatikët që datojnë prej “plepave”, proçeset gjyqësore VIP katandisen në telenovela sikurse Babalja etj, intimidimi dhe presioni politik e mediatik ndaj gjykatave vijon sikurse ai për vulën e PD, të kërkuar apo të dënuar ia mbathin e marrin azil në BE(!) duke krijuar preçedent, syresh tek drejtësia e “re” shmang dosjet përvëluese si djalli temjanin etj.

U bënë vite që u miratua reforma në drejtësi dhe nuk është pak për të thënë se do ende kohë.

Drejtësia nuk është sa për t’u gjendur Kola në punë me lajme për hetimin e individëve që nuk i njihte kush më parë por për hetimin e korrupsionit elitar. Ndonse më mirë e vonuar se e harruar, drejtësia e re nuk duhet t’a bëjë më tërkuzë hetimin e abuzimit me pushtetin në sytë e të gjithëe këto 30 vjet.

Ndonse e motivuar financiarisht, ajo ka nevojë edhe për mbrojtje nga intimidimi politik. Dhe nëse mbështetja publike e SHBA si sponsor nuk mjafton, mbase pajisja me pasaportë amerikane po.

Sheshi bosh që ushëton më shumë

Por ndërkohë që SHBA bën të sajën, shoqëria vetë duhet të dëshmojë qytetari. Korrupsioni elitar nuk ishte rrufe nga qielli dhe njëlloj si “veza apo pula?”, ai është dëshmi edhe e dështimit tonë si shoqëri. Mbështetëm gjatë individë të përfolur dhe një herë që mbushëm sheshe pa i rënë bilbilit partia, ishte kur ikën paratë me piramidat.

Vitet 90 ishin udhëkryq për shumëkënd. Premtimet boshe për mrekullinë pas ndërrimit të sistemit dhe mbijetesa testoi karakterin qytetar duke zhbërë vlera qytetare, “normalizoi” abuzimin me pushtetin e mosreagimin ndaj tij me pasoja mbi drejtësinë dhe barazinë para ligjit.

Politika e korruptuar intimidon drejtësinë sot sepse ka ende mjetet, “ushtarët”, financat, pushtetin dhe “parzmoren” politike që u jep vota. Dhe kur vjen puna tek vota e sheshet e mbushura, kusuret janë tonat si shoqëri.

Buja e një proteste në shesh sikundër së fundi me “Foltoren”, nuk është punë numrash apo fotosh me dron. Qoftë dhe një i vetëm me kauzë të drejtë që nuk del atje si “ushtar” i partisë, del e mjafton për të zënë ngushtë politikën e përgjegjshme në një vënd normal.

Por qytetaria nuk është vetëm mbushja e sheshit nisur nga vetëdija e vlerat demokratike. Ajo është edhe lënia bosh e tij kur në tribunë del politika e korruptuar.

Amerika po na e lehtëson këtë punë dhe non-gratat e sotme e ato në vijim duhen lënë fillikat në fatin që e gatuan vetë duke abuzuar me besimin e shqiptarëve. E tani e tutje, politikanët nuk duhet më të merren të mirëqënë.

Duhet filluar nga vota dhe çlirimi i saj nga pengmarrja e ligjit të sotëm zgjedhor. “Imuniteti” politik që ofron lista partiake sot përdoret kundër drejtësisë duke etiketuar çdo hetim si sulm “politik”!

Një ligj zgjedhor bazuar tek merita jep shpresë tek vota dhe e ardhmja në vënd. Jo të gjithë do të bëhen polikanë por të gjithë do të mund të zgjedhin realisht dhe pa intimidim politikanin që meritojnë.

Demokracia jonë është sot më e ekspozuar se kurrë. Nga njëra anë kemi një PS të Ramës që e merr pushtetin të mirëqënë duke rrezikuar autokracinë dhe privuar vëndin nga balancat e garancitë që ofron rrotacioni në politikë, nga ana tjetër kemi një PD që përpëlitet mes shiut të Bashës e breshërit të Berishës kur ndërkohë ka nevojë për një fillim krejt të ri.

Nëse duhet mbushur sheshi sot, duhet mbushur e para për veting në politikë dhe e dyta për një ligj të ri zgjedhor që mbyll penxheret nga riciklohet e shkuara. Me votën e dalë nga duart e politikës, qytetari ia bën më pas më të lehtë punën shtetit ligjor.

Në pritje të… vetvetes!

Reforma në drejtësi nuk është tregues i emancipimit demokratik por e degradimit të tejskajshëm këto 30 vjet. Ndëshkime të korrupsionit elitar ndodhin edhe në vënde që nuk kanë bërë reformë radikale në drejtësi dhe ndoshta diferencën e bën vota e lirë që nuk garanton parzmore e imunitet pafund politik si tek ne.

SPAK bën lajm vetëm kur të hetojë “gjeneralët” e korrupsionit dhe konfiskojë gjënë e marrë. “Ushtarët” aty-këtu nuk janë lajm, as marrja azil prej cave në SHBA e BE(!) që mbase lehtëson rrëfimet e të penduarve që ikën me dosje dhe dinë shumë por dhe i ndruhen atyre që i përdorën dikur.

Dëmi i krijuar nga korrupsioni elitar dhe abuzimi me pushtetin këto 30 vjet është i pafund dhe për fat të keq, sado drejtësi, jetët e fikura, pasuritë e tjetërsuara, ëndërrat e vrara, emigrimi tragjik etj makthe, nuk do të zhbëhen kurrë.

Tranzicioni ishte një akt “kamikazi” nga shoqëria që nisi me një “revolucion” ku “sypatrëmburit” përballë monizmit u zbythën nga abuzuesit në “demokraci”, vuajti komplekset e së shkuarës dhe vetvrau nervin e protestës, ra në kurthin e mbijetesës apo dalldisjes pas pasurimit të shpejtë abuziv në emër të kohës së humbur etj.

Ishim ne që krijuam “legjendarët” e paprekshëm të abuzimit, jemi po ne që ende votojmë dhe mbushim sheshet për ta dhe nëse ka një fitimtar kjo kohë, ajo mbetet politika e mbrapshtë që shkatërroi pa masë dhe askush nuk e ndali dot në kohë. Dhe kur e mendon kështu, sa para bën?

Tundimi për të lënë vëndin është i madh dhe për ironi, po ai perëndim që mbështet reformën në drejtësi dhe pret reagimin qytetar, nxit sindromën e braktisjes me leje pune, llotari Green Card etj.

Përpara se të mbushim formularin e llotarisë amerikane, të mbushim sheshin për veten. Bota e ka krijuar me sakrifica mirëqënien e saj dhe ne duhet të ngulim “gozhdën” tonë qoftë për t’u ndjerë mirë në vëndin tonë apo emigruar gjetiu me dinjitet.

Sado e vonuar, drejtësia duhet bërë se e keqja nuk ka fund dhe historia duhet të rezervojë për të vëndin që i takon. E ndërsa presim nga SPAK të bëjë heroin, t’a trimërojmë ca më tej atë duke bërë të vetën si shoqëri.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull i Prof. As. Dr. MSc. Artan Duka është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • RADIKA says:
    February 16, 2023 at 10:10 pm

    AFERIM TE QOFTE
    JA THE MIRE POR KUJT
    KUSH PYET SOVRANIN
    NA DREJTOJNE TE HUAJT

    E SA PER ELITEN
    DENDUR ME PARA
    NUK PYET PER LIGJIN
    SE NE XHEP E KA

    NUK BEHEN GORICAT
    SE NA HAHEN NE
    PA SHEMBUR TE VJETREN
    SNGRE DOT BOTE TE RE

    Reply
  • Kontrolloni pasuritë e Berishës dhe Metës! says:
    February 16, 2023 at 11:05 pm

    Si tha Prokurorja e SPAK-ut: « Nuk mund të kontrollojmë pasuritë e Berishës dhe Metës, sepse janë dënuar disa persona për grabitjen e floririt »!!! Unë jam pensionist dhe jam i detyruar, ashtu si të tjerët, të plotësoj një herë në vit, formularët e pasurisë time. A e kuptoni o shqiptarë se jetoni në një sistem kapitalist hibrid, ku edhe politikanët kryesorë nuk japin llogari së sa fitojnë dhe si fitojnë! Fatkeqsia është se edhe shpresa tek SPAK për të vënë rregull, po venitet. Rregulli është i mirë për të ndershmit dhe rrumpallën e duan delenxhijtë!

    Reply
  • epo kjo pune says:
    February 17, 2023 at 12:36 am

    pa vote mazhoritare po ai takem do na mbije ne parliament, pastaj nje e nga nje vihen gjërat ne terezi nga prona, drejtesia, politika serioze etj. po ne dalim ne shesh per qoftlargun nongrata!

    Reply
  • SPAK says:
    February 17, 2023 at 1:24 am

    Si mundet qe ka njerez,injorante apo jo,provinciale pleq apo te rinj i vene Saliut prapa! Saliu eshte i etur per gjak,per hakmarje per lufte!

    Reply
  • ¿? says:
    February 17, 2023 at 3:07 am

    SPAKo dakord, po shef noi mundesi tjeter ti per te qerruar kete piktorin me brekushe qe mendon vec per bythen e vet? Apo ti je patronazhist / aktiv1st?

    Reply
  • RADIKA says:
    February 17, 2023 at 7:29 am

    LEPURIN NE BARK
    U KA FUTUR CARI
    QE NGA ME I FUNDIT
    DERI TEK I PARI

    FLASIN SI PERCART
    SE NUK JUA MBAN
    DUAN NE DY KRAHET
    REVANI TE HAN

    CFARE PRET NGA MJERIMI
    KUR VETE ELITA
    FSHEHUR ESHTE NDER VRIMA
    MOS E ZENTE DITA

    FLE AKADEMIA
    SHTYPI HARDALLOSUR
    OJQ FANTAZMA
    E DREJTA BURGOSUR

    SA TE KETE RAMA
    NE DUAR TIMONIN
    O BURRA I PARI
    KUSH TE KAP AVIONIN

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2023 at 10:12 am

    Une ketij autori A xh Duka do ti tregoja Cehovin dhe Gorkin kur degjonin tre dama,qe flisnin si Cehovi.
    Per tu dukur te mencura, imitonin Cehovin.
    Shkrimtari per ti cliruar nga shtirraqeria,i pyet:-Ju pelqen marmallata?
    Atehere tre damat u xhveshen nga lymontia cehoviane dhe u zhyten ne Marmallate.
    O Xh Duka,,bjeri shkurt,se ke lehtesina!

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    February 17, 2023 at 12:01 pm

    Me qenë se ju ngeli mendje te plepat.. as na thoni sa të tillë ka në Prokurori e Gjykata…??
    Më mirë akoma sa përqind të tillë ka pasur nga 1993 e deri sot…(në numër e përqindje ndaj totalit)…?!
    Pastaj e çojmë më tej debatin… sepse po tregoheni Legena
    nuk po pyes sa sigurimsa (nga shkolla e Saukut e bashkëpunëtorë të tyre) ka pasur ndër vite e sa me Fakultet Juridik të kohës Diktaturës ????

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 17, 2023 at 1:00 pm

    Me ‘profesoret’ qe fluturojne me presh nen efektin e ‘forcave’ centri FUGA…sKiptaret me emrin BERISHË do zevendesojne fjalen e shenjte ‘BUKA’!

    Or ti ‘Profesor’
    me mbiemer ‘XHUFKA’
    ShQIpot ngel pa shtet
    Ti po ju shet MUFKA!

    Or ti ‘profesor’
    shok i legenit FUGA
    Per ç’drejtesi flet
    kur ketu mungon BUKA!

    Or ti ‘profesor’
    shok i Fuges ARTAN
    Nga ç’far planeti flet
    shqiptaret ngel’ pa VATAN!

    Or ti ‘profesor’
    i rraces i races GJINUSHI
    A di gje te na thuash
    sa miliarda ka vjedh BLUSHI!

    Or ti ‘profesor’
    si ‘profesor’ SALIA
    Akoma nuk e di
    qe na ka pushtu SERBIJA!?

    Or ti ‘profesor’
    qenke ne TEREZI
    ne nje vend pa shtet
    me ne kry EDvin BOJAXHI!

    Kur se ke idene
    e nocionit SHTET
    Ben mire te heshtesh
    se shpresen na VRET!

    Ketu 30 vjet me radhe
    eshte bere Muti-MULLAR
    Tere mender ‘profesoret’
    duhen varur ne LITAR!

    Varur shumica ne litar
    si obortare te Neron SALISE
    Ca si ish ‘çuna blloku’
    ca si agjente te Serbi-RUSISE!

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    February 17, 2023 at 1:29 pm

    Ika duart e lidhur pra or shoke Drejtesia,
    jo nga Saliu aspak, por nga kjo Ram-qeveria,

    se eshte krasit kjo Drejtesia ne keto 10 vjet,
    sipas oreksit te Rames dhe shpures se vet,

    Vettingun e kalon atij qe Rama i beson,
    (kush nuk eshte i “yni” Vetting nuk kalon)

    Tani po pyet Tani i Dukes me qesendi :
    Pse nuk e burgos Saliun kjo Drejtesi ?

    Te jete se per Saliun kjo Drejtesia ka Mall,
    kete e beson sot vetem ndonje cop budall,

    Por Drejtesia nuk mundet, e pengon Rama ibret,
    se pastaj krejt sorollopin Rilindja ai Burg e pret !

    Reply
  • no censure o te bekuar says:
    February 17, 2023 at 3:45 pm

    E nise mire me shprehjen “çoç na u ngrit mëndja me reformën në drejtësi te Kimarikës” apo “gjuhen e drunjte amerikane ndaj PD” ….
    .Ligeshtohem kur njerez te mencur dhe te shume-lexuar si puna juaj nga hordhia trushplarse e mediave shqipfolese keni frike nga e verteta shume e hidhur qe vetem nese merrni guximin ta thoni,,,ATEHERE AI VEND DO FILLOJE TE RREGULLOHET..
    .
    Keto lot dhe psheretima qe ju analiste te shume-mire-paguar I derdhni si krokodili sot une I kam derdhur ne 4 dhjetor 1991 kur prishjen e QEVERISE STABILITETIT nga sektet Biberishiste te Washit & Brukut me pitbullin Berishe dhe hordhite e Azem Hajdarit..dhe nese analizon se kush e beri 2 prillin 1991 apo pjesmarrjen e ne votime te nje ambasdori famekeq si Rajersoni atehere dhe nje adoleshent do te thote se Amerika e pruri ne pushtet Usali Biberishen dhe eshte Nena e tij politike..
    ….nderpritet..nje pjese komenti

    .
    Per sa me lart me gjithe keto krime Berishiste qe kur doli Non Grata e Biden-Blinken-it e kam quajtur Kartabjanka e paprekshmerise “forever” e Sali Satanait sepse nje Non Grata jepet per korrupsion qe jane 1% e krimeve te Salihit…kurse 99% jane vrasje dhe tradheti kombetare….
    .
    Jeni I lutur zoti Artan Duka per kete kataklizmo qe po ndodh ne Shqiperine mos fajeso as drejtesine impotente apo klasen politike te pjerdhur..
    .
    Shpetimi I atij vendi ka vetem nje emer:
    Arrestimi I Monstres Viqidolit nga EURO-ATLLANTIKET per menxyrat e tij qe klasifikohen si krime kunder njerzimit dhe mos vazhdojne ne menyre te felliqur me Spaku-n apo me Non Graten

    Pse keni frike qe censuroni komentet ?

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2023 at 4:28 pm

    Cfare eshte Rregjimi i Rames?Jo si qy llunatiku qe shkruan kodra pas bregut,do tua spjegoj me nje Anekdode te Petro Markos,qe ja rrefente Moriz Toresit ne prani te Gogo Nushit.
    Na pushtoi Italia fashiste,e mbushi Shqiperine me Mall,,Kishin te hanin e te visheshin shqiptaret per 10 vjet.
    Na pushtoi Jugosllavia komuniste,na plackiti magazina dhe dyqane,bageti dhe katandi,Ushqime dhe Lende Ndertimi,e qe nga ajo kohe pllakosi Zia bukes,nuk e kemi marre veten akoma.”
    Ky eshte edhe Rregjimi i Rames.Edhe nje Rafineri Nafte vendi qe mbeti nga shkaterrimet e Berishes,,e rrafshoi edhe Ate,,qe pike nafte e vendit mos pikoje per shqiptaret.Edhe tre fabrika birre,qe ka Vendi,,i mbylli edhe ato me akciza me taxa,qe te fitoje vetem Monopolisti i birres Peja,qe sponsorizon fushaten elektorale te Rilindje Mavijes. Cmimet jane trefishuar qe nga 2013 kur mori ky pushtetin,por rroga dhe pensione kane mbetur vendnumuro.Kemi cmimet me te larta ne Bote me Rroga dhe pensione me te ulta ne bote.Nje kacidhe nuk la ne Buxhet nga taxat dhe tatimet,,Do gjindet nje Koncesion shurre,nje koncesion inceneratoresh ,qe ky faqezi te vjedhe edhe kacidhen e fundit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 17, 2023 at 4:33 pm

    OK PROFESOR.
    1.A thua se S.Berisha e lexon DITËN më të mirën në medjet e shkruara..!?
    2.Mendoj se Sb nuk pyet më as për KRISHTIN E MUHAMETIN e jo më për DASH-BE-ANGLINË 90 % TË POPULLIT SHQIPËTAR.Pasi Ai dhe A.Kraja i SPAK i kërkuan DASH prova..kur 101 provat jan në Shqipëri e jo Amerikë..!!
    3.Drejtësia e kapur 90.90 % nga Sb që në 1992 nuk bëhet më në Shqipëri.Pasi bajga e derrit të kursit 6 mujor nuk bëhet PETULLA.Ambasadorja KIM në ikje nuk e kapi peshkun e madh,ndonse Sb e akuzoi si SEKSISTE,GUVERNATORE,etj si të 7 Ambasadorët e tjerë më parë..!
    4-Siç duket SHBA u thye nga Sb kur Ai filloi foltoren me përkrahje të 44.000 LUFTËTARVE të tij.
    5-Sb ka deklaruar se do të ZHBEJ reformën në drejtësi dhe Ambasadorja dhe BE nuk reaguan kur Ata po monitorojnë drejtësinë.
    6.SPAK po merret me hajdutët e biçikletave dhe jo me BALENAT 32 vjeçare,pasi ka frikë..i shkojnë 7..7..dhe nuk kan fai.SB TË VRET NATËN E TË QAN DITËN..Ku në 32 vite ka dërguar në varr mbi 20.000 njërz që nga 2 prilli 1091 Shkodër dhe deri 21 prill 2021 Elbasan,Ku 200 djem i vrau në Tropojë..4 vëllezrit HAKLAJ,ku u shëmbi kullën dhe u çnderoi varret.
    7.Datë 03.03.23 Sb do bëj revolucion për të marr vulën e PD,kur dihet se DASH e shpalli non grata edhe për SHPËRFILLJE TË DREJTËSISË përveçse i Korruptuar i madh dhe minues i demokracisë..!!
    8.Sa të jet Sb në Politikë e i gjallë nuk ka drejtësi e demokraci në Shqipëri.
    9.Dhe pa ikur nga politika Sb,Im si 2 politikanët me dosje e vidio të PERSONALIZUARA Vjedhje e vrasje.. e Shpura e tyre nuk duhet të iki E.Rama që ka dal në mbrojtje të drejtësisë që mbështet SHBA+BE.
    10.Pa u ndëshkuar Sb për Gërdecin,21 janarin,etj si Urdhëruesi nr.1 për vrasje duke i lyer duart me GJAK nuk ka qetësi në këtë vënd.
    11-SPAK ka dy rrugë: Ose të bëj detyrën ose të japi dorheqjen siç bëri sot gjyqtari SPAK në mbrojtje të F.Mediut për Hiroshimën e Gërdecit.
    -FLM PROFESOR.

    Reply
  • MeteH says:
    February 17, 2023 at 4:54 pm

    Dhe SPAK ashtu do beje ; do jape doreheqje se ja urdheron ti, Gomarica madhore qe ashtu ke qene e ashtu do ikesh nga kjo bote mor Kapterr Lalaj nga katundi i atij, Poliagjentit.

    Reply
  • Radikadibra [email protected] says:
    February 20, 2023 at 7:09 am

    KURVA
    QYSHSE BOTA ZURI FILL
    E LINDI NJERIU
    PER TE MBIJETUAR
    LUFTEN NISI I ZIU

    ADAMI ERDH I PARI
    I VETEM VEC DESHTOI
    ZOTIT I ERDHI KEQ
    PRANDAJ E NDIHMOI

    NJE BRINJE GJOKSIT I XHVATI
    ME TE EVEN GATOI
    ME KRAH BERI ADAMIN
    NGA HALLI E SHPETOI

    E ZONJA QE POR EGON
    E KISHTE TE SEMURE
    NUK DESH TE QE VASALE
    E PERENDISE KURRE

    NE GRACKE FUTI ADAMIN
    PER NJE MOLLE TE NDALUAR
    QE VODHI NGA EDENI
    MBI DHE NDAJ QE DEBUAR

    KETU U BE SOVRANE
    PERMBI GJITHE NJEREZINE
    SHPIKU.ME TE VJETREN ZEJE
    NE BOTE KURVERINE

    MOTE E SHEKUJ SHKUAN
    AJO GJITHMONE NE FRON
    ME KARROTE E KERBAC
    TIMONIN SE LESHON

    NE DO TE RROSH PA FRIKE
    PA DJERSE PA NDER PA STRES
    MESOHU TE JESH KURVE
    NEN KEMBE BOTEN DO KESH

    I BARDHE I VERDHE I ZI
    PA TRU MJERAN TE JESH
    MBRETER E PERANDOR
    KOLLAJ NEN ZAP DO VESH

    JETA E KA PROVUAR
    E PROVON EDHE SOT
    SE VETEM KURVERIA
    SUNDON MBI KETE BOTE.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    February 20, 2023 at 7:48 am

    Radikalibra [email protected] ti je Arben Duka.

    Reply
  • Edi says:
    February 20, 2023 at 8:05 am

    As Arben Duka nuk paska vdekur (sikur Mehmet Shehu qe e cove ne Kanada pas dhjetorit 1981)…apo shkruan aty nga varri? Ti je vertet i pa pare ne madheshtine e marrezise absolute o Lefo’FTERI’ myteberi…Ahahahaha

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    February 20, 2023 at 8:12 am

    Degjo Edi:
    Pse keshtu edi? Si shume servil ndejte para plakut Rothschild. Ti qe edhe e perdor shprehjen plak matuf edhe rri per vete gatitu para nje plaku. Ca eshte kjo edi? A nuk eshte sjelle e keqe kjo? Po eshte! Po ti edi e the me gojen tende qe ke ca veshtiresi kuptimi. Prandaj je jashte teme. Por ti leme keto brockullat e tua dhe te fokusohemi te kjop gjeja e rendesishme:

    Ca te tha plaku Rothschild te presidenca? Ca shenje mund te japesh ti?

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    February 20, 2023 at 8:15 am

    JETA E KA PROVUAR
    E PROVON EDHE SOT
    SE VETEM ILLUMINATI
    SUNDON MBI KETE BOTE

    Reply
  • Edi says:
    February 20, 2023 at 9:05 am

    Ore Lefo’FTERI’ leri keto dokrra me ILUMINAT e Rothschild se nuk jane ato per rradaken tende…
    Ti trego se ku e kane derguar te jetoje pas vdekjes Arben Duken (:si dikur Memo Shehun), ate bej…Ahahahaha

    Reply
  • Ga Bimi says:
    February 23, 2023 at 8:05 pm

    Nje gomar qe i duket veta gazetar,
    “Gazetari” Artan nuk ka besim tek Reformat ne Drjetesi ! Si ka mundesi nuk e ka kuptuar qe amerikane e mbielin faren dhe frutet i presin ne kohen kur piqen frutat! Mjafton qe te mbikqyret! Procesi i reformave eshte ne rruge te drejte! Ku ishte pare qe Berisha dhe Ilir Meta te procedoheshin ne gjyq?
    –

    Reply
  • epo kjo pune says:
    February 24, 2023 at 2:29 pm

    hidhi nje sy, ate qe thua thote, drejtesia ne u befte prape sa para vlen thote populli se demi material e moral u be, pDh e berishes me turmen pas qe akoma e voton I nxorren uje te zi kombit e nuk ka drejtesi qe e shlyen e nga kjo turp per te gjithe, se te mos qe per ameriken, per ne akoma mbi qafe me soj e sorrollop do na rrine

    Reply
  • Aldrin says:
    February 24, 2023 at 3:03 pm

    o demo legeni, po dhe kete e the? Zia e bukes u zhduk nga Enver Hoxha, o kufome e ndyre balliste. Per here te pare shqiptaret blene lavatrice Obodin dhe Tamat. Jugosllave dhe ceke. kaq ishte “pushtimi”.
    Buken e benin vete shqiptaret, nuk merrnin miell ruso serb.
    Prodhonin kooperativat mbushej tregu me prodhime vendase. U derdh lukunia balliste te merrte hak kunder Enver Hoxhes, dhe i late tokat djerre, o plera te Rames dhe Berishes.
    Ju perdor ju si lende te pare, dhe Rama dhe Berisha, prandaj rrine ne pushtet. Copa kellirash.
    Te ankohen fshataret qe hanin babanace, po. Po jo qytetet qe hanin te gjithe buke gruri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?