Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maltë, konferencë për planin e paqes të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maltë, konferencë për planin e paqes të Ukrainës
AktualitetBote

Maltë, konferencë për planin e paqes të Ukrainës

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

Në Maltë po mbahen bisedime mbi një plan të Ukrainës për paqen, me pjesëmarrjen e më shumë se 65 vendeve por jo Rusisë, thanë zyrtarët maltezë dhe ukrainas. Takimi dy ditor i përfaqësuesve të sigurisë kombëtare që filloi të shtunën, është raundi i tretë i bisedimeve të tilla në muajt e fundit.

Ukraina e sheh këtë takim si një mundësi për të siguruar mbështetje për planin e paqes prej 10 pikash të Presidentit Volodymyr Zelenskyy nga vendet në gjithë botën, veçanërisht pasi konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ta zbehë vëmendjen ndaj Ukrainës. Rusia, e cila nuk ishte e ftuar në asnjë nga takimet, e ka hedhur poshtë këtë nismë si të njëanshme.

“Përpjekjet diplomatike të Ukrainës po japin rezultat, pasi mbështetja ndërkombëtare për formulën e paqes së Ukrainës po rritet”, u shpreh kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, në platfomën X, të njohur më parë si Twitter. Raundi fillestar i bisedimeve në Kopenhagë në qershor pati vetëm 15 pjesëmarrës. Ky numër u rrit në 43 për raundin e dytë në Jeddah në gusht. Në fjalimin e tij në konferencë, Yermak vuri në dukje se, ndërsa gjithnjë e më shumë vende po i bashkohen zhvillimit të planit të zotit Zelenskyy, “Rusia do të duhet të tërhiqet para komunitetit ndërkombëtar. Ajo do të duhet të pranojë kushtet tona të përbashkëta.”

- Publicitet -

Ai detajoi pesë nga 10 pikat e planit që po diskutohen në bisedimet e fundjavës: siguria bërthamore, siguria e energjisë, siguria ushqimore, lirimi i të burgosurve të luftës dhe të të zhvendosurve dhe rikthimi i integritetit territorial të Ukrainës. Ministri i jashtëm i Maltës, Ian Borg, tha se pjesëmarrja e lartë ishte një “votë besimi ndaj Maltës si ndërmjetëse e paqes”, duke përsëritur mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën. “Edhe pse jemi një shtet neutral, nuk mund të heshtim përballë padrejtësive, mizorive dhe abuzimit me pushtetin në këtë rajon”, tha Borg. “Malta beson në multilateralizmin që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.”

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?