Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik që do përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Paris 2024’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik që do përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Paris 2024’
AktualitetSport

Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik që do përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Paris 2024’

Published: July 16, 2024
Shpërndaje

Atletja Luiza Gega, një nga sportistet e para të kualifikuara për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është zgjedhur flamurmbajtësja e Ekipit Olimpik Shqiptar. Flamuri iu dorëzua asaj nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në ceremoninë zyrtare të organizuar në Pallatin e Sportit “Feti Borova” nga Ambasada e Francës në Shqipëri në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës.

Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, vlerësoi punën gjatë viteve dhe përkushtimin e sportistëve, që arritën të bëhen pjesë e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”.

“Është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive. Me sportistë tanë elitar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaqëson, simbolikën e madhe dhe  dorëzimin te ekipi ynë”, u shpreh Manastirliu.

- Publicitet -

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe morale për sportistët dhe shprehu besimin se Shqipëria do të ketë një përfaqësim dinjitoz në Paris.

“Ky rrugëtim në këto Lojëra Olimpike është një dëshmi e angazhimit tuaj të palëkundur për sportin por nga ana tjetër dhe e mbështetjes sonë si qeveri një mbështetje që nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për ju”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris.

Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega, që do të garojë në 3000m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg), ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25m pistol dhe 10m Air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100m stil i lirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?