Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu në Paskuqan: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve të reja radiologjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu në Paskuqan: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve të reja radiologjike
AktualitetShoqëri

Manastirliu në Paskuqan: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve të reja radiologjike

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e ri, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika, falë investimit prej 4.2 milionë euro.

“Plani ynë për rritjen e kapaciteteve diagnostike, për aksesin në shërbimin shëndetësor, për fuqizimin e sistemit tonë shëndetësor, jetësohet ditë pas dite. Jo vetëm me spitalet rajonale, bashkiake por edhe me poliklinikat tona të specialiteteve, kryesisht në Tiranë, jemi duke zgjeruar polet e diagnostikës bazë. Në Qendrën e Specialiteteve të Paskuqanit, për herë të parë instalohet një grafi e fjalës së fundit të teknologjisë, që plotëson dhe kompleton shërbimin mjekësor për më shumë se 120,000 banorët që mbulon kjo qendër. Janë më shumë se 18 njësi, pra spitale rajonale, spitale bashkiake, poliklinika të specialiteteve, ku ne po instalojmë pajisje të radiologjisë bazë dhe ato të avancuar. Janë 18 grafi, 2 prej tyre instalohen në strukturat tona të poliklinikave të specialiteteve në Vorë dhe në Paskuqan; 4 eko; 4 skanera, të cilët do të fuqizojnë akoma më shumë shërbimin e imazherisë në spitalet tona dhe një angiograf, i cili pritet të instalohet në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme ne QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të vijojnë investimet në shëndetësi për forcimin e kapaciteteve në të gjitha nivelet e shërbimit.

- Publicitet -

“Janë 4.2 milionë euro Investime në imazheri që është pjesë e investimeve që jemi duke realizuar këtë vit. Ndërkohë do të vijojmë me përmirësimin e kushteve të qendrave shëndetsore, me investimin në 40 qendra të reja shëndetësore këtë vit. Kemi të përfunduar dhe pritet të vihet në funksion Spitali Bashkiak i Laçit, ndërkohë që vijon puna edhe në spitalet e tjera, duke punuar çdo ditë dhe duke investuar çdo ditë, në mënyrë që shërbimi shëndetësor të jetë sa më i aksesueshëm dhe sa më cilësor”, tha Manastirliu.

Në kuadër të planit të përballimit të Covid19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave biomjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 mln euro. Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit, më konkretisht, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe në Spitalin Universitar të Traumës, duke dyfishuar kapacitetet, si dhe në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin Rajonal të Korçës.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të pajiset me një angiograf të ri. Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë. Lista e plotë e spitaleve dhe poliklinikave ku do të instalohen pajisjet e grafive dhe Echo ( Grafitë- QSUT, Spitali Rajonal Elbasan dhe Gjirokastër, Spitali bashkiak i Tropojës, Tepelenës, Sarandës, Lacit, Pukë, Poliklinika e Vorës dhe Paskuqanit; Grafitë e lëvizshme- Spitali rajonal i Lezhës, Korcës, Shkodrës, Spitali bashkiak i Librazhdit, Skrapar, Përmet, Mallakastër dhe Kavajë; Echo – Spitali rajonal i Fierit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës).

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?