Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
AktualitetSport

Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Published: June 4, 2026
Shpërndaje

Rolando Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi. Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Momenti që vendosi fatin e këtij takimi erdhi në minutën e 73-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të miqve, Gloukh përfitoi nga hapësirat në mbrojtjen shqiptare dhe me një goditje diagonale mposhti Sherrin.

Oskar Glouk vendosi të provokonte tifozët e Shqipërisë gjatë festës. Menjëherë ishte Elseid Hysaj që i kërkoi llogari futbollistit të Izraelit. Të dy protagonistët e episodit në fjalë u ndëshkuan me karton të verdhë.

- Publicitet -

Në minutën e 82-të, Izraeli iu afrua golit të dytë, por Alen Sherri bëri edhe njëherë tjetër një pritje shpëtimtare. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Ndeshja u mbyll 0-1, në favor të Izraelit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, megjithëse Shqipëria pati mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Rasti më i pastër erdhi në minutën e 10-të, kur Elseid Hysaj krosoi saktë nga krahu i djathtë për Ernest Muçin Mehmeti, i cili i vetëm përballë portës nuk arriti të koordinohej dhe e dërgoi topin mbi traversë.

Izraeli reagoi në minutën e 15-të me Gloukh, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Kristjan Asllani provoi dy herë nga distanca në minutat 18 dhe 22, pa mundur të gjejë portën kundërshtare. Mehmeti ishte sërish pranë golit në minutën e 29-të me një goditje të harkuar që kaloi pranë shtyllës, ndërsa Hoxha tentoi në minutën e 34-t, por pa sukses.

Në fundin e pjesës së parë, Armando Broja humbi një mundësi të mirë brenda zonës, duke mos arritur të finalizojë si duhet në minutën e 43-të.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm. Ramadani provoi nga distanca në minutën e 54-të, ndërsa Izraeli u bë më këmbëngulës në sulm. Në minutën e 59-të, portieri Alen Sherri shpëtoi kuqezinjtë me një pritje vendimtare ndaj Solomon, i cili ishte i vetëm përballë portës.

Shqipëria reagoi me një aksion të rrezikshëm të Hoxhës në minutën e 67-të, kur një devijim i mbrojtjes izraelite për pak sa nuk përfundoi në autogol.

Vetëm një minutë më vonë pati tension në fushë, pasi autori i golit bëri gjeste drejt tifozëve në tribuna, duke sjellë reagimin e Elseid Hysajt dhe një përplasje mes lojtarëve.

Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, Shqipëria nuk arriti të rikthehej në lojë dhe u detyrua të pranojë humbjen në testin e parë nën drejtimin e Rolando Maran. Një debutim jo i dëshiruar për teknikun italian, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë reagimin në ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?