Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja me Italinë, Balla raporton tek “Siguria”: Emigrantët s’do dalin nga strukturat e strehimit, protokolli me afat 5-vjeçar, më pas…  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Marrëveshja me Italinë, Balla raporton tek “Siguria”: Emigrantët s’do dalin nga strukturat e strehimit, protokolli me afat 5-vjeçar, më pas…  
Politike

Marrëveshja me Italinë, Balla raporton tek “Siguria”: Emigrantët s’do dalin nga strukturat e strehimit, protokolli me afat 5-vjeçar, më pas…  

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, sot është miratuar në parim marrëveshja me Italinë për emigrantët që do të strehohen në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar detajet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Balla theksoi se protokolli i firmosur me Italinë ka afat 5-vjeçar, pas të cilit Shqipëria vendos nëse do ta ripërtërijë ose jo, teksa theksoi se të gjitha shpenzimet i përkasin palës italiane.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë pjesë të territorit sepse ajo mbetet pjesë e territorit të Shqipërisë, por bëhet fjalë për një dhënie të së drejtës së përdorimit të përkohshëm të sipërfaqes së përcaktuar. Ne ruajmë të drejtën që mos ta ripërtërijnë protokollin pas afatit 5-vjeçarë. Të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij protokolli i përkasin palës italiane si dhe çdo kosto shtesë që mund t’i vijë Shqipërisë prej këtij protokolli”, tha Balla.

- Publicitet -

Në lidhje me diskutimet për problemet sociale që mund të sjellë akomodimi i tyre në Shëngjin, Ministri Balla u shpreh se pala italiane ka detyrimin t’i mbajë ata brenda strukturave akomoduese. Po ashtu ai sqaroi se numri i emigrantëve nuk do t’i kalojë 3 mijë, teksa shtoi se qëllimi është që ata të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për riatdhesim dhe më pas do nxirën jashtë Shqipërisë.

“Dua të sqaroj se pala italiane ka detyrim për t’i akomoduar ata vetëm brenda strukturave të ngritura në sipërfaqen në fjalë si dhe duke u kujdesur që ata të mbeten brenda këtyre strukturave. Në çdo rast të mosrespektimit të detyrimeve nga pala italiane,  Shqipëria ka të drejtën e denoncimit dhe më pas zgjidhjes së protokollit në çdo kohë. Dua të thekson se numri total i emigrantëve dhe hyrja në Shqipëri në marrëveshje është dakordësuar që numri prezent i emigrantëve në zona të caktuara nuk do ta kalojë asnjëherë shifrën 3 mijë. Emigrantët do akomodohen në strukturën pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave për riatdhesimin dhe pas përfundimit do nxirën jashtë territorit të Shqipërisë”, theksoi Balla.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Universiteti shqiptar: kapitulli u mbyll, por jo hendeku
  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?