Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Ministri i Jashtëm italian: Nuk krahasohet me atë mes Britanisë dhe Ruandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Ministri i Jashtëm italian: Nuk krahasohet me atë mes Britanisë dhe Ruandës
Politike

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Ministri i Jashtëm italian: Nuk krahasohet me atë mes Britanisë dhe Ruandës

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka prezantuar sot marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e Deputetëve në Itali.

Tajani ka zbardhur detaje nga memorandumi me Shqipërinë për sjelljen e mijëra emigrantëve në vendin tonë. Ndër të tjera ai shprehet se marrëveshja me Tiranën nuk krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe me Ruandën.

“Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht’, theksoi ministri i Jashtëm italian, Tajani.

- Publicitet -

Sipas tij, protokolli përcakton se në të dy qendrat e Shëngjinit nuk mund të ketë më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë dhe se emigrantët do të mbërrijnë në portet shqiptare vetëm përmes anijeve të autoriteteve italiane të përfshira në operacionet e shpëtimit.

“Nuk do të ketë asnjë mundësi që emigrantët të dërgohen në Shqipëri përmes skafeve të kontrabandistëve apo nga anije që menaxhohen nga organizata ndërkombëtare. Emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane. Ne shpresojmë se mund të miratohet brenda një kornize kohore që është në përputhje me urgjencën e trajtimit të menaxhimit të flukseve në rritje të migracionit“, tha ai.

Përmes një marrëveshje që mban datën 6 nëntor mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Meloni, Italia do të transferojë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj. Sipas memorandumit, Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë në vit.

“Marrëveshja është një model jo vetëm për Italinë por dhe për bashkëpunim me vendet e tjera në të ardhmen”, tha Tajani.

Rreth 150,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali nga deti deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 94,000 në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?