Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Pritet që 5 shtete të njohin Kosovën, i hiqet alibia Vuçiçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Pritet që 5 shtete të njohin Kosovën, i hiqet alibia Vuçiçit
KosovëRajoni

Marrëveshja në Ohër, Ditmir Bushati: Pritet që 5 shtete të njohin Kosovën, i hiqet alibia Vuçiçit

Published: March 20, 2023
Shpërndaje
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Për ish- ministrin e  jashtëm, Ditmir Bushati, dokumenti i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete drejt së ardhmes për integrimin në BE. Bushati e ka cilësuar “përcaktues” vullnetin e Kosovës për nënshkrimin e dokumenteve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një intervistë televizive, duke folur për takimin e Ohrit, 18 mars, mes dy liderve, Kurti dhe Vuçiç, Bushati tha se BE ka qenë në 3 pozicione të rëndësishme për dialogun Kosovë-Serbi që janë lehtësuesi, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi. Sipas Bushatit, normalizimi i marrëdhënieve pritet të përfundojë me përfshirjen e Serbisë në BE por thekson se s’mund ta lejojë që të luajë me 2 standarde e të mos njohë Kosovën.

“E përbashkëta e 2 dokumenteve është që nuk ka firmë. Mendoj që vullneti i Kosovës ka qenë përcaktues për nënshkrimin e 2 dokumenteve (27 Shkurtit dhe planit të zbatimit të 18 Marsit në Ohër). Tanimë do të kemi zhvendosje ku secilës palë, Serbisë dhe Kosovës, angazhimet do t’i përcaktohen në procesin e integrimit europian.

- Publicitet -

   Serbisë do t’i shtohen angazhimet në kuadër të negociatave të kapitullit 35 që kanë të bëjnë me raportin me fqinjët. Për herë të parë, Kosovës do t’i përcaktohen këto angazhime për anëtarësimin në BE. Ka edhe një element interesant tjetër, që BE ka qenë në pozicionin e lehtësuesit ose ndërmjetësuesi, po ashtu udhëheqës dhe mbikëqyrës i angazhimit.

Dokumenti i Ohrit kishim planifikuar të ishte më i detajuar, me afate konkrete që sensi drejt së ardhmes të ishte më i qartë por dihen deklarimet e palëve, po ashtu taktikat që kanë përdorur. Dihen edhe devijimet që kanë përdorur palët në këtë proces. SHBA dhe BE shihet qartë që kanë prioritet për të mos e lënë Serbinë për të rënë në kthetrat e Rusisë. Synohet që përmes këtij procesi normalizime që do përfundojë me njohjen e ndërsjellë të 2 shteteve, Serbia të përfshihet në BE”, tha Bushati.

Bushati tha se përmes ndërhyrjes së BE, pritet që 5 vendet anëtarë të lëvizin drejt njohjes së Kosovës duke i hequr alibinë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës.

“Për Kosovën s’ka dilema për vokacionin e saj atlantik. Pritet që 5 vendet që nuk e njohin të lëvizin drejt njohjes. Njohja do të kishte avantazh për vetë BE dhe luftën që zhvillohet në lindje të kontinentit. Së dyti do t’ia hiqte gjylen dhe alibinë që ka sot presidenti i Serbisë, sipas të cilit kur nuk e njeh Spanja, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia, pse duhet ta njohë ai Kosovën, do ia hiqte dhe gjylen Vuçiçit.

 BE s’mund t’ia lejojë vetes të luajë me 2 standarde. S’mund të lejojë Serbinë që të përdorë barazimin me viktimizim për Rusinë ndaj Ukrainës dhe të bëjë sikur e mbështet me pretekstin e moscënimit të integritetit territorial”, tha Bushati.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Ethem Lalaj on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. Izraeli i merr te gjitha on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?