Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja për emigrantët, gazetari britanik zbulon projektin e kampit në Shëngjin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Marrëveshja për emigrantët, gazetari britanik zbulon projektin e kampit në Shëngjin
KronikeLajmi i fundit

Marrëveshja për emigrantët, gazetari britanik zbulon projektin e kampit në Shëngjin

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

Gazetari i Tom Kington i “The Times” ka zbuluar më shumë rreth marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Gazetari ka udhëtuar drejt Shëngjinit, në një nga qytetet ku ndërtohet kampi për strehimin e emigrantëve.

Pas vizitës në Shëngjin, gazetari ka zbuluar edhe planimetrinë e qendrës të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie.

- Publicitet -
Projekti i kampit të emigrantëve

Po ashtu në këtë godinë do të ketë dhoma intervistimi dhe një zonë e dedikuar për agjencinë europiane të emigracionit Frontex.

Sandër Marashi, drejtor i portit të Shëngjinit ku italianët planifikojnë të ndërtojnë një qendër përpunimi është shprehur për “The Times” se zona ku do ndërtohet kampi nuk prek aspak punën e portit.

“Ky është vendi ku italianët do të ndërtojnë qendrën e tyre të përpunimit të emigrantëve. Do të jetë në një hapësirë mbi 3000 m2, por nuk do të ndikojë në aktivitetin e portit dhe është kënaqësi të ndihmosh pasi kjo është ajo që bëjnë partnerët evropianë, ndihmojnë njëri tjetrin”, është shprehur ai.

Kujtojmë që Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për emigrantët e paligjshëm të cilët kapen në detin Mesdhe. Shqipëria do të presë 3 mijë emigrantë në muaj, që përllogaritet rreth 36 emigrantë në vit.

Kjo marrëveshje është miratuara nga Këshilli i Ministrave në Itali, ndërsa në Shqipëri ndodhet në Gjykatën Kushtetuese pasi Gazment Bardhi bëri padi.

Ai kërkonte pezullimin e miratimit në Kuvend, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të  marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe./ The Times

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?