Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëveshja për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
AktualitetKronike

Marrëveshja për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Published: January 30, 2024
Shpërndaje

Në datë 17 Janar 2023, 31 organizata të shoqërisë civile të cilat veprojnë në Shqipëri, Itali dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor j’u drejtuan Gjykatës Kushtetuese me Amicus Curiae (Opinion Miqësor), duke paraqitur argumentat në favor të shfuqizimit të Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Pavarësisht së kërkues të kësaj çështje janë deputetë të Kuvendit të RSH-së, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson qëndrimi i organizatave për këtë çështje është i pavarur dhe i paanshëm duke synuar të mbrojë para Gjykatës Kushtetuese, parimet e shtetit të së drejtës dhe interesit më të lartë të të drejtave themelore të azilkërkuesve dhe refugjatëve konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të drejtës ndërkombëtare dhe specifikisht Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së Gjenevës (Konventa dhe Protokolli “Për statusin e refugjatëve”, e Kombeve të Bashkuara e vitit 1951 dhe 1967).

Në reagim thuhet se “qëndrimi i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese nuk i shërben zhvillimit të qëndrueshëm e progresiv të praktikës së saj vendimmarrëse, në raport me organizma të pavarur dhe të paanshëm jo qeveritarë, siç janë OJF-të. Më herët, praktika pozitive e GJK, ka reflektuar vullnet të mirë për marrjen në konsideratë të fakteve dhe të dhënave të përcjella nga subjekte, sikurse janë OJF-të, të cilat nuk kanë mbajtur statusin e palës ndërgjyqëse, por janë konsideruar të rëndësishme dhe të mjaftueshme për të iniciuar deri kryesisht (ex officio) procesin e vlerësimit të pretendimeve për antikushtetutshmërinë e akteve.”

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) së bashku me 31 organizata vendase, rajonale dhe Evropiane, më dt. 17.12.2023 paraqiti pranë Gjykatës Kushtetuese (GJK), një amicus curiae, (opinion miqësor) në interes të gjykimit kushtetues mbi Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të RSH “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

KShH u njoh me shkresën që mban datën 24.01.2024 të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës evidentohet se Gjykata kërkon kryesisht (ex officio) opinione të kësaj natyre nga Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) mbi çështje që prekin të drejtat dhe liritë e parashikuar në KEDNJ, nga Komisioni i Venecias ose nga organizma të tjerë. Gjithashtu, një tjetër formë për marrjen e opinionit miqësor është nëpërmjet kërkesës së palëve në gjykim. Bazuar në nenin 44/b të ligjit nr. 85577/2000 (i ndryshuar) dhe nenin 35 të Rregullores për procedurat gjyqësore të GJK, opinioni miqësor i depozituar nga organizatat jofitimprurëse është kthyer pa veprim nga kjo Gjykatë.

Në vlerësim të misionit të rëndësishëm Kushtetues që ka Gjykata jonë Kushtetuese, KShH është i mendimit se qëndrimi i mbajtur ndaj opinionit miqësor të depozituar nga 31 OJF-të është i një natyre shtrënguese e kufizuese ndaj organizatave të shoqërisë civile si dhe përbën regres në raport me standartin e elaboruar në jurisprudencën e mëparshme të kësaj gjykate.

Qëndrimi i mbajtur, në këtë rast, nga GJK nuk i shërben zhvillimit të qëndrueshëm e progresiv të praktikës së saj vendimmarrëse, në raport me organizma të pavarur dhe të paanshëm jo qeveritarë, siç janë OJF-të. Më herët, praktika pozitive e GJK, ka reflektuar vullnet të mirë për marrjen në konsideratë të fakteve dhe të dhënave të përcjella nga subjekte, sikurse janë OJF-të, të cilat nuk kanë mbajtur statusin e palës ndërgjyqëse, por janë konsideruar të rëndësishme dhe të mjaftueshme për të iniciuar deri kryesisht (ex officio) procesin e vlerësimit të pretendimeve për antikushtetutshmërinë e akteve.

Kjo praktikë është ndjekur edhe në vitet e para të demokracisë, kur Organizatave të Shoqërisë Civile nuk j’u njihej në legjislacion e drejta për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, dhe rrjedhimisht legjislacioni i kohës, në ndryshim nga legjislacioni i sotshëm ishte efektivisht kufizues ndaj tyre. Më konkretisht, në Shkurt të vitit 1997, KShH i kërkoi GJK që të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën, disa prej dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të cilat parashikonin dënime fikse. Në atë kohë, KShH, si një organizatë jofitimprurëse nuk ishte legjitimuar si subjekt për vënien në lëvizje të Gjykatës, por GJK argumentoi se “duke çmuar rëndësinë e çështjeve të ngritura nga KSHH dhe duke parashikuar pasojat që mund të vijnë nga zbatimi i një pjese të normave penale të ndryshuara, gjykata çmon, t’i marrë ato në shqyrtim me nismën e saj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i hapi dje dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët firmosur me Italinë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?